Klosi: Kod publik për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore

23 Tetor 2015, 12:20Politika TEMA

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, nuk duhet të jetë vetëm prioritet i qeverisë dhe institucioneve, por edhe një angazhim i shoqërisë shqiptare në tërësi.

Kështu deklaroi Ministri  i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtare Kundër Trafikimit të Personave.

 

Sipas tij duhet të hartohet një kod publik, në mënyrë që edhe shoqëria të jetë e përfshirë në identifikimin e çdo rasti kur tentohet trafikim i qenieve njerëzore si dhe i viktimave të tij.

Kjo si mënyra më e mirë për të parandaluar por edhe për të luftuar këtë fenomen. “Duhet të punojmë që këto ngjarje të parandalohen, duhet të ngremë një kod shoqëror në parandalimin e këtij fenomeni.

Ne si ministri po punojmë e do kërkojmë një përpjekje të përbashkët, për dy aspekte, për deinstiuconalizimin e institucioneve që kyejnë shërbime sociale. Është e pamundur që në mënyrën e vjetër të kemi trajtim, rikuperim dhe riintegrim. Shoqëria duhet të jetë më e përfshirë. Ndërtimi i një kodi publik se si duhet të reagojë shoqëria shqiptare kur identifikon ngjarjet e para që pastaj kthehen në femonene negative. Ne duhet të reagojmë si shoqëri”, është shprehur ministri Klosi.

1 komente në “Klosi: Kod publik për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”

  1. Patrioti says:

    Po,po duhet te reagoje shoqeria shqiptare cfryen Klosi,por dhe kur reagon shokzotni shoqeria shqiptare,soi juaj vazhdon ta mbushe paralmentin dhe ti beje avokaturen deputeteve te faktuar si tutore,pra jo vetem trafikante por dhe zfrytezues seksi,pra te grave dhe vajzave te pafajshme shqiptare, qe poltikat e Tiranes zyrtare ne vite vazhdojne ti bejne karshillek.Ne kete konteks ku poltika dhe qeverite jane vete trafikanti,dhe tutori me te drejte te vjen ndermend mallkimi i shume vajzave dhe nenave shqiptare qe i thone qeveritareve dhe politikaneve paci fatin e tyre ne koke te grave dhe vajzave tuaj,sepse vetem atehere do te kuptoni kete dhimje te madhe qe i shkaktojne trafikantet dhe turoret femres.
    Kurse mallkimi I Shkodres loce eshte “ju hypte vetja ne qef”,se vetem atehere do ta kuptoni mire kete plage,pasoje e poltikave te riciklimit te botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet.
    Se fundi per Klosin,ku ishje ti mor shokzotni kur tutoret dhe trafikantet u bene parlamentare,pra deputet ligjvenes,apo me te kane dergue eterit dhe bijte e mostrat e tyre me la gojen, i thone kesaj politike sa bastardesh aq dhe korruptive e superkriminale ne vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje