Meta takohet me Ramën: Ndryshime në qeveri? Impulset e reja duhen gjithmonë. Ruçi: Të gjithë të qeshur e të lumtur

23 Tetor 2015, 11:53Politika TEMA

“Impulset e reja duhen gjithmonë”.

Kështu i është përgjigjur kryetari i LSI-së Ilir Meta, interesit të gazetarëve për ndryshime në qeveri.

Duke folur pas një takimi me krerët e koalicionit të majtë, kreu i LSI-së tha se nuk e ka marrë ende letrën e KLSH-së, për të cilën tha se do të konsultohet pasi ta marrë.

Referuar procesit të dekriminalizmit, kreu i LSI-së e ka quajtur pozitive shprehjen e Komisionit të Venecias, në mënyrë që të vazhdojë sa më shpejt .

Ndërsa lidhur me kërkesën e demokratit Oerd Bylykbashi, Meta tha se ka qënë vetë PD që ka anashkaluar komisionin për dekriminalizimin.

Jemi sqaruar dje me kryetarin e grupit të PD për pretendimin e Bylykbashit.

Ka qënë vetë PD që e ka anashkaluar komisonin përmes propozimit të drejt për drejtë që bëri në Parlament.

Është ide e mirëpritur që të marrë rol të rëndësishëm ky komision dhe Bylykbashi dhe Balla të bien dakord. Dhe nuk e kuptoj pse po vonohet cështja e dekriminalimzit”, tha kreu i Kuvendit.

Nga ana e tij, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi e ka vlerësuar pozitive faktin që në lidhje me ligjin për dekriminalizimin do të shprehet edhe Komisioni i Venecias, ndërsa shtoi se mazhoranca është pro miratimit të këtij ligji.

Në lidhje me koalicionin me LSI, Ruçi iu përgjigj gazetarëve:

“Besoj se nga pas nuk kishte ndonjë të vrenjtur apo jo?!

Të gjithë të qeshur, të lumtur”

6 komente në “Meta takohet me Ramën: Ndryshime në qeveri? Impulset e reja duhen gjithmonë. Ruçi: Të gjithë të qeshur e të lumtur”

  1. Meta ilir says:

    Po e ke mire nuk iken ti i pari te nderrosh se e ke katandis kuvendin si ata qe pergjojne pas mullarit e i shpien e bien ato cshikojne si ua do qefi.

    1. Berja Durresit says:

      Te lumtur me fytyra te nxira.

  2. Dino says:

    Zoti Meta hiqi te gjithe por vetem Panaritin te lutem ruaje se na duhet per analizat e kastravecit dhe domates…. edhe per ndonje tender lagune si ajo e Patokut dhe Karavastase na duhet… Do thoni ju po punet e bujqesise ? varja..e kujt po i bie ne mend per bujqesi ne kete vend…. rrofshin dekoratat e Ministrit dhe bla..bla…blate ne TV.

  3. B says:

    Ha ha ha , e bukur kjo e Dinos !

  4. Aldo says:

    Ne rregull zoti Ruci, te qeshur te gjithe, po milionat e vjedhur ku shkuan??? U harruan?? Apo rendesi ka te qeshi Meta dhe Rama???

  5. EDVIN says:

    AJO KA RENDESI PUSHTETI SE POPULLI VJEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje