Ashtu si edhe në drejtimin e MMSR-së, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka kushtuar një rëndësi shumë të madhe marrëdhënies me biznesin, si një nga promotorët kryesor të zhvillimit ekonomik të qytetit. Për qëllim në përmbushje edhe të premtimit të tij elektoral, ai ka mbledhur sot për herë të parë Këshillin Ekonomik të Tiranës, i cili do jetë dhe një organizim konsultativ dhe këshillues i politikave ekonomike të Bashkisë së Tiranës.
Në fjalën e tij Veliaj ka vënë theksin se pavarësisht gropës së madhe financiare në të cilën e gjeti Bashkinë, ai ka vendosur që të shlyejë të gjitha borxhet që administrata e më pashme i kishte krijuar kryesisht biznesit dhe sipërmarrësve të qytetit.
“Kemi gjetur një bashki të zhytur në borxhe. Sot borxhet 30-31 milionë dollarë pa përfshirë kompanitë e tjera publike. Për kompanitë e pastrimit janë 4.6 milionë dollarë. Kemi filluar të paguajmë borxhet për to. Ju keni parë, qyteti është shumë i pastër. I kemi dhënë prioritet pagesës së borxhit të ndotjes për pastrimin. Mbi 7 milionë dollarë borxhe për infrastrukturën. Ju garantoj se do të njohim çdo borxh të Bashkisë së Tiranës”, tha ai.
Duke u ndalur te zhvillimi biznesit ai theksoi se do bëhet e mundur zhvillimi zonave ekonomike në Tiranë, siç mund të jetë ajo e zonës së Vaqarit.
“Ligji i ri i zonave ekonomike i ka dhënë fuqi jo vetëm operatorëve privatë dhe qeverisë qendrore por edhe operatorëve privat dhe bashkive. Duam që edhe në Tiranë të zhvillojmë zona ekonomike, sidomos në zonën e Vaqarit. Do doja që këtë vendimmarrje ta kishim së bashku”, – tha kryetari i Bashkisë.
Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë bëri të ditur gjithashtu në planin e ri urbanistik që ka nisur të hartohet do të parashikohet edhe kthimi i sheshit “Skënderbej” në një hapësirë për ata që preferojnë të ecin apo pedalojnë. “Do të nisim hartimin e planit të ri urbanistik. Sheshi “Skënderbej” do të kthehet totalisht në pedonale. Për Unazën e Vogël kemi filluar procesin e shpronësimeve. Kemi një proces aktiv të pastrimit nga ndotja dhe pastrimi të parkut të liqenit të Tiranës”, tha Veliaj.
epo ai qe na futi n borxhe s ka faj?
E di Veliaj qe Rama i kishte lene 70 milion Euro borxh Bashes kur theu qafen nga drejtimi katrahure i Tiranes?
Pse duhet te fillohet nga sheshi Skenderbe? Apo do vazhdoj projektet e Rames? Tirana eshte katrahure dhe keta bejne te berat