Andrea Stefani ka analizuar sot deklaratën e Lulzim Bashës, se kur hyri në politikë, kishte një million euro pasuri.
Stefani shkruan se është skandaloze që Basha deklaron se bëri pak para, në mënyrë që të mos shantazhohej kur të hynte në politikë.
“Një deklaratë e tillë do skandalizonte mbarë opinionin publik në çdo vend normal dhe karriera e politikanit që do ta lëshonte do të qe e mbaruar. Sepse një deklaratë e tillë budallaqe do qe rrënim për çdo parti të majtë apo të djathtë. Kushdo do humbte shumë vota të shtresave të varfra që do ta ndjenin veten të fyera. Logjika është e thjeshtë: Nëse garanci që të mos korruptohesh është një pasuri me mbi një milionë euro, atëherë kushdo që nuk e ka këtë pasuri, jo vetëm është i prirur për korrupsion por nuk ka si të mos jetë i korruptuar. Cili elektorat do i pranonte budallallëqe të tilla?
Natyrisht nuk do ta votonin as të pasurit që e dinë, nga përvoja e tyre, se milionat nuk janë garanci dhe se nuk të bëjnë të pashantazhueshëm dhe të pakorruptueshëm. Jo vetëm për shkak të lakmisë por edhe sepse që të menaxhosh miliona duhen të tjera miliona.
Dhe nuk do të qe çudi që për shkak të asaj deklarate matufe, të shpërthente gallata në forma nga më të ndryshme. Për shembull, të pasurit mund të bënin një shaka duke kërkuar aprovimin e një ligji që në politikë të mos hyjë askush që ka më pak se një milionë euro pasuri. Nga ana e tyre të varfrit mund të ngriheshin në protesta. Ndërkaq me sinqeritetin e tij, tashmë të pashantazhueshëm, Basha ka risjellë në skenën e jetës aktive politike censin e dikurshëm të pasurisë që, ta themi mes nesh, nuk para i shkon shumë për shtat një demokrati. Por nuk është e para herë që ajo që ka në kokë dhe ajo çka thotë e bën një “demokrat” shqiptar nuk para ka të bëjë me demokracinë”, shkruan Stefani për gazetën Dita.
Nuk besom se e njigjon njeri…
Fatkeqesi qe ne politike kemi njerez te tille.Faktikisht ate e futen agjenturat Serbe ne politike dhe u pompua nga babaj i tij shpirteror,Shpellari Sali,filoserb.Keta jane fatkeqesi e kombit nuk ngopen me parà.Jane te gatshem t’a djegin e shkaterrojne kete vend vetem per t’ju sherbyer atyre qe i kane blere dhe te shtojne miliardat e tyre. E keni degjuar shpellarin dhe pjellen e tij qe duhet revolucion demokratik.Nuk u ngopen me gjak ne 1997-en.Populli,prokuroria,qeveria duhet t’i prangose keta maskarenj per te evituar katrahuren qe po pergatisin.