Ardian Hoxha me te atin e familjen, vitet 70
Nga Ardian Hoxha
Unë isha vetëm 14 vjeç kur Shërbimi Informativ Kombëtar, SHIK rrëmbeu babain tim më 21 tetor 1995, më shumë se 20 vjet më parë.
Në atë kohë, rrugët që të çonin në Shqipëri ishin më së shumti shtigje dhensh ndaj iu desh sime mëje dhe xhaxhallarëve 10 orë që të mbërrinin në Tiranë dhe të fillonin të trokisnin në dyert e institucioneve për të zbuluar ku e kishin çuar pasi morën një telefonatë që thoshte se ai ishte zhdukur.
Ky ishte fillimi i një historie të çuditshme ku, nën një regjim të ashpër post Enver Hoxha, në demokracinë e Sali Berishës, nëntë burra të shërbimit sekret erdhë në tre makina, morën tim atë nga fabrika e tij për “verifikim” dhe premtuan ta lirojnë atë pas 48 orësh – pastaj e vranë atë dhe i fshehën eshtrat.
Remzi Hoxha ishte një sipërmarrës që drejtonte një kompani të përpunimit. Familja jonë është marrë me prodhimin dhe tregtimin e bizhuve që nga viti 1965.
Kur Slobodan Millosheviç erdhi në pushtet në Serbi dhe ia mori Kosovës autonominë, babai im iu bashkua lëvizjes së rezistencës të thirrur Fronti për Rezistencë dhe Bashkim Kombëtar që më vonë u shkri në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UÇK. Teksa ai u bë një burrë i kërkuar nën regjimin e Millosheviçit, atij iu desh të largonte biznesin nga Kosova dhe të fillonte drejtimin e një fabrike të vogël në Shqipëri.
Sot e kësaj dite ne dyshojmë se shërbimet sekrete e shënjestruan babain tim sepse gjatë njërit prej udhëtimeve të tij të shpeshta në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, ai u has në një takim që po ndodhte mes Berishës, Kiro Gligorov, presidentit maqedonas dhe Millosheviçit më 31 maj 1993.
Ky takim ndodhi në Shën Naum, një resort liqenor në kufirin Maqedoni-Shqipëri.
Berisha konsiderohej “babai i kombit” dhe për shqiptarët patriotë si babai im dhe miqtë e tij, mundësia që Berisha po bënte marrëveshje me Millosheviçin ndërsa ai po nxiste luftën në Bosnje dhe po terrorizonte shqiptarët në Kosovë ishte një tradhti.
Në një tjetër rast, disa muaj më vonë, babai im dhe skuadra e tij e menaxhimit nga kompania shkoi të inspektojë një prej projekteve të tij në Shkodër, në veri të Shqipërisë.
Pasi mbaruan së punuari, ata shkuan për drekë në një restorant ku ata panë Bashkim Gazideden, kreun e Shërbimit Sekret Shqiptar, duke drekuar me Zeljko Raznatoviç “Arkanin”, krahun e djathtë të Millosheviçit.
Kolegët e tim eti e përshkruajnë atë krejtësisht të shokuar nga kjo pamje. Pas kësaj, ai telefonoi Pjetër Arbnorin, kryetarin e parlamentit në Shqipëri me të cilin ishte mik dhe e pyeti “Çfarë po ndodh? Teksa ne po përgatitemi të luftojmë me ta, njerëzit e tu hanë drekë me Arkanin dhe Millosheviçin.”
Babai im ishte i papërtueshëm. Ai e diskutoi këtë çështje me Ibrahim Rugovën, lideri i lëvizjes kosovare për pavarësi në atë kohë. Ne dyshojmë se Arbnori dhe Rugova e telefonuan Berishën për ta pyetur për këtë. Nuk është sekret që babai im ishte burimi që kishte parë këto takime. Babai im në këtë skenë dinte shumë dhe nuk do të tërhiqej nga kjo. Duke fshirë tim atë, ata do të fshinin të gjithë kujtesën nga këto takime.
Disa cinikë do të thoshin se disidentët, veçanërisht patriotët pasionantë si babai im, janë natyralisht të lidhur me paranojën rreth tradhtisë dhe hamendësojnë shumë rreth këtyre takimeve.
Por unë kam lexuar lajme të pafundme në median serbe, malazeze dhe ndërkombëtare që provojnë se liderët jugosllav në atë kohë, si Momir Bulatoviç i Malit të Zi flisnin haptazi rreth takimit me mikun Berisha, duke e nxitur atë të mbyllte një sy dhe të thyente embargon ndërkombëtare duke lejuar trafikimin në Jugosllavi.
A e mbylli Berisha njërin sy? Neë York Times raportoi në 1995 se Shqipëria, në veçanti Shqipëria veriore, bastioni i votuesve të Berishës, po e shkelte haptazi embargon e OKB kundër Jugosllavisë, duke furnizuar sasi të mëdha karburanti te tanket serbe që luftonin në Bosnje.
Artikulli shkruante se administrata amerikane e Bill Klinton madje po merrte në konsideratë dërgimin e një note diplomatike te Berisha, teksa Shqipëria po bëhej autostrada e karburantit të fqinjit të keq.
Ndërsa kjo njihej në shtypin ndërkombëtar, shqiptarët e Kosovës, gjithashtu nën sanksione, ende e shihnin Shqipërinë me romantizëm.
Patriotët si babai im që luftonin nga pas, duke u përgatitur për luftë, nuk e besonin kurrë veçse po ta shihnin me sytë e tyre, se figurat kyçe në Shqipëri po e thyenin me dijeni embargon dhe bënin tregti me Millosheviçin.
Berisha ka mohuar akuzat se ai e prishin embargon. Që nga zhdukja, Berisha është pyetur vazhdimisht për fatin e Remzi Hoxhës dhe ai ka mohuar të ketë dijeni. Bashkim Gazidede gjithashtu ka mohuar se SHIK kishte lidhje me zhdukjen e babait tim.
Por kjo nuk është ajo që mendon Xhavat Hana, prokurori i guximshëm i njësisë së krimeve të rënda në Shqipëri. Gjatë një gjyqi të gjatë që filloi në 2008 dhe mbaroi në 2012, prokurori argumentoi se pasi u dërgua në një ndërtesë të SHIK në Lezhë, në Shqipërinë veriore Hoxha vdiq si rezultat i plagëve të marra nga tortura.
Hana, drejtuesi i mbledhjes së provave në këtë çështje, vdiq nga një sëmundje enigmatike në janar 2012. Ndërsa shteti shqiptar që drejtohej nga Berisha pagoi për trajtimin nga kanceri të kreut të SHIK, Gazidede, në 2008, kërkesa e familjes së Hanës për ndihmë financiare nga shteti për trajtimin e tij jashtë hasi në heshtje.
Ndërsa bënte fushatë për drejtësi në lidhje me këtë çështje për 20 vitet e fundit, familja jonë mësoi se torturuesit donin të zhduknin çdo provë që babai im mund të kishte për këto takime polemike.
Plani mund të ketë qenë të nxirrnin provat prej tij dhe ta linin të largohej. Por ai nuk kishte. Atëherë nuk kishte smartfonë në atë kohë. Gjithë ç’ka mund të bënin është të rrisnin torturën derisa babai im vdiq, katër ose pesë ditë pas arrestimit të tij, pas të cilit ne dyshojmë se ata u përpoqën të fshehin trupin me shpresën se nëse nuk kishte trup, nuk kishte krim.
Në nëntor 2012, një gjykatë e shpalli Ilir Kumbaron, një nga katër zyrtarët e SHISH, fajtor për rrëmbimin dhe e dënoi atë në mungesë me 15 vite. Ironikisht, megjithatë, asnjë nga njerëzit e akuzuar për zhdukjen e babait tim nuk po vuan dënimin sot. Tre janë liruar teksa akuzat e tyre kanë rënë nën kategorinë e krimit të kapur nga amnistia, ndërsa Kumbaro besohet se jeton i lirë në Britani.
Kumbaro kërkoi azil në Britani në 1996 duke u shtirur si një refugjat kosovar dhe jeton që atëherë nën identitetin e rremë si Shaqa Shatri.
Pasi identiteti i tij u zbulua nga një gjykatë britanike dhe pasi Shqipëria kërkoi ekstradimin e tij, Kumbaro u zhduk dhe ai nuk është gjetur nga autoritetet britanike.
Megjithëse Amnesty International ka bërë fushatë për vite që përgjegjësit e zhdukjes me forcë të tim ati të sillen përpara drejtësisë, nuk ka ndodhur ndonjë gjë.
Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, ka provuar se që të zbatohet rendi ligjor, se mund t’i bëjë gjërat të ndodhin, duke luftuar me sukses lordët e drogës në Lazarat në Shqipërinë jugore dhe arrestoi me shpejtësi vrasësin e disa turistëve çekë në veri të Shqipërisë këtë vit.
Në rastin e babait tim, qeveria Rama, duhet të tregojë vullnet politik për të nxitur kërkimin e Kumbaros në Britani, ku ai u pa për herë të fundit.
Nuk ka aktualisht asnjë përpjekje nga institucionet në Shqipëri për të ekzekutuar vendimin për arrestin e Kumbaros. Fakti që kjo nuk ka ndodhur ngre pyetjen: është Kumbaro ende i mbrojtur nga disa njerëz në shtetin shqiptar?
Shumë qeveri kanë ndryshuar në Shqipëri që nga vrasja dhe secila nuk ia ka dalë të nxisë drejtësinë. Por, mbi të gjitha, përveç vënies në vend të drejtësisë formale, ne duam të gjejmë trupin e babait tim dhe ta varrosim atë që brezat e ardhshëm të kenë ku të çojnë lule.
Zgjidhja e krimit jo vetëm do t’i tregojë botës se Shqipëria është gati t’i bashkohet Europës, por edhe të heqë një barrë nga shpatulla e Shqipërisë dhe të tregojë se është në gjendje të merret me të shkuarën.
Është më e lehtë sesa më parë të zgjidhet ky krim i shëmtuar dhe i dhimbshëm, pasi ka një kriminel të dënuar dhe fati mbështetet vetëm në vullnetin politik të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Akoma vazhdon ky?I eshte bere si zakon me duket.Lexo Kastriot Myftaraj dhe ta ka dhene ai pergjigjen.Ik merru me ndonje pune tjeter me mire andej nga argjendaria dhe UDB ja jugosllave!
po ky i biri sikur sme duket m regull
kosovaret nihen si njerez pa gjak po ky osht akoma fare akoma me histori po ngjaju pak shqiptarve o koqevar mjaft ngele duke dal tv e duke shkrujt gazet e duke lut njerez
drejtsin boje vet i zoti e ngxjerr gomorin nga balta mos e boj boze fare ket histori po vepro vet jo t presesh nga t tjeret.
O Ceni, eshte e padurueshme te lexosh kete koment tendin. Nuk e di kush fshihet pas teje se jeni bere shume tani, por nje femije kerkon , te pakten, eshtrat e babait te tij te zhdukur nga nje dore kriminale qe jane te vertetuara, ti flet anonimatisht dhe dyshimet sjelin se mund te jeshe nje nga kumbarot. Ky shkrim nuk eshte per te bere gallate, por per te uluritur forte qe edhe malet shqiptare te tronditen nga ato ngjarje makabre qe ka bere shteti shqiptar qe nga 1991 e deri ne 1913-en. Kuptohet edhe njerezit qe jane pjesmarres ne keto krime jane shtuar dhe duke çfrytezuar plitikane dhe padrejtesine flasin anonimatet tani. Vetem nje gje ka shkruar gabim djali Remzi Hoxhes: thote se Sali Berisha e ka mohuar embragon e naftes ndaj Millosheviçit , ku ne fakt ai ka pohuar ne parlamentin shqiptar drejte perdrejte ne tv qe e ka bere, gjoja se ka ndihmuar kosovaret; ata kosovare qe pertekohen per te! Ndersa ne fakt furnizonte tanket jugosllave qe shtypnin me zinxhirat e tyre kosovaret. Ishte apo s’ishte antar i UCK-se, ishte apo s’ishte luftetar kunder tiranise serbe, Remzi Hoxha ishte nje qytetar shqiptar dhe organet e sigurimit shqiptar e kane zhdukur. Kjo vertetohet perfundimisht, zyrtarisht, me dokument qe ish sigurimsi Kumbaro i shtetit shqiptar eshte denuar nga gjykatat shqiptare me 15 vjet burg per kete çeshtje , megjithese sot prokuroria dhe gjykatat shqiptare jane ne doren e atyre qe kane kryer krimin. Prandaj, Ceni, mos merr inisiativa te tilla te nje shqiptari shpirtkalbur e kriminal te shprehesh , se duket sikur do te mbulosh krimin. Nje çeshtje eshte: nje qytetar eshte zhdukur nga organet e shtetit; drejtesia duhet ta gjej si qytetar te kesaj bote. Ky eshte detyrimi final. Kush e kundershton, do te thote qe eshte pjese e krimit.
Ne se eshte mundesia familjes duhet ti kthehen eshtrat e Remziut dhe kaq mjafton.
Zakonisht agjentet kur kane fund te tille nuk diskutohet me shume,mbyllet cikli.
A e keni vene re se kudo qe u ndodhte Remziu do kishte nje “takim”te rendesishem si ai me Gligorov apo Arkan..
Prap them qe ne se mundet shteti duhet tja kthej kockat e Remziut familjes dhe kaq eshte shume me teper se c’duhet bere ne kesi rastesh.
shko ore Cen qifsh veten
Rrace Qeni qenke, o Ceni. Do isha kureshtar te dija çdo thoje po te kishin vrare babane, o ndonje nga robt e shtepise, a do shkruaje keshtu si nje UDBash.
Askush nga ish Drejtoria Politike e UCK nuk e thot qe z. Remzi Hoxha ishte anetar i larte i UCK-se!
Jeronim de Rada emer te madh paske prandajmos e njollos sepse ne vitin 95 kur eshte ngrene Remzi Hoxha skishte UQK por kishte levizje kombetare dhe atdhetar qe millosheviqi kerkonte ti zhduk por ama askush se priste qe sali berisha do ta beje punen e tij,prandaj zotrrote djali ka te drejte ta kerkoje babane dhe epr te edhe i vdekur eshte baba dhe une do te te thoja mos dashte zoti qe ta provosh ti apo femijet tu qe tia beson Ardianit.
Kete pune mos ia kerko Rames, por Presidentit bandit qe vazhdon te mbaje nen juridiksion mafien e SHIK etj. Rama hesapet i ka me popullin qe e votoi po nuk vuri para ligjit kryebanditin Berishe i cili eshte berthama e krimit te ketyre 25 vjeteve ne Shqiperi.
Goce rama cuni preferum i sales osht hal se keni mor vesh
Gazidede do takonte Arkanin ne Shkoder ne nje restorant …ha ha ha dhe ky tipi do ti shikonte.Po lerini o keto budallalliqe keto jane genjeshtra.Po keshtu ne mes te dites do takonte Berisha , Milloshevicin dhe ky do ti shikonte.E ce pastaj edhe sikur ta takonte?
Po Hajdarin do ta vrisnin para selise te PD? Po lerini keto budallalliqe, keto jane genjeshtra, Hajdari eshte akoma gjalle …
Dhimbje e madhe per ju si familje ,por dhe ne qe e degjojme.
Dyshoj se Rama do kete fuqi te beje ndonje gje.Ujqerit I kane fshire mire gjurmet:kishin dhe kohe plot por dhe te gjitha mundesite….
Edi Rama nuk ka guximin njerzor te ballafaqohet me nje vrases serik siq eshe Sakali Berisha!
Po kur ishte kaq i rendesishem sic perpiqet ta paraqese familja pse nuk ka pasur asnje reagim nga udheheqesit kosovare qe krijuan dhe qe ishin ata qe drejtonin UCK ne.Ketu ka dicka qe fshihet nen emrin e UCK se per llogari te dikujt tjeter. dhe ska si del e verteta kur autoritetet shqiptare nuk kane pasur asnje interes.Mund te jete eliminuar sepse ka punuar per serbet dhe kunder Kosoves keshtu qe sherbimi sekret e ka eliminuar.Mos u lodhni kot se skeni per te gjetur gje ketu e nja 20 vjet te tjera sa te harrohet fare.
Ceno qeke shum i mençem, e gjete menjehere se si ka qene kjo histori. Meqene se je kaq i mençem mud te na thush se kush e ka vra Hajdarin? E kam fjale per ate te vertetin, jo per ket timin.
XHysa harrove qe dhe Bushi hodhi kullat binjake dhe amerikanet nuk kane qene kurre ne hene por I ben ato ne shkretetirat e Nevades,Ziko me origjine nga Korca…..
Shqiptaret e shkrete , I ka lene xhaxhi me krimbin e dyshimit brenda
Kush je ti mor
@ceni usa
Kush je ti more gjakprishur. Vrasja e Remzi Hozhes eshte nje krim makaber i inskenuar dhe realizuar nga strukturat kriminale te Sali Qoftelargut dhe ende i pazbardhur nga drejtesia edhe ne qeverisjen e socialisteve.
Mbase te marrin edhe ty zvarre dhe te mos kesh jo varr por as vend ku te permjerin qente o fare e keqe.
Vrasja e Remziut indinjon cilindo qe ka ndjenje njerezore. Por ti mbase do jesh nga ata cetniket e Salushes qe fshihesh pas pesudonimeve. Njeher del cen nje here del cen usa kur ti je nje vemje e ndyre.
Prokuroria e Pergjithshme te hape hetimet dhe te mos i lere te livadhisin neper Tirane Budion Mecet dhe Arben Sefgjinet. Respekt per ju Ardian dhe familjen tuaj.
Ceni Usa qenke plotsisht gomar.
A kane te drejte te lutem femijet te mesojne te verteten per zhdukjen misterioze te babait te vet? Ne nuk jetojme ne kohen e gestapos qe te iki jeta e njeriut pa nam e nishan.
Kerkohet zbardhjen e te vertetes. Kumbaro di shume per kete. Edhe ne rastin me te keq qe Hoxha I ka sherbyer agjenturave serbe duhet te ndeshkohet ne baze te ligjeve te shtetit qe ka demtuar.
Inkurajoje Ardian Hozhen te vazhdoje pa pushim perpjekjet per kerkimin e te drejtes per zbardhjen e ngjarjes.
Kjo ngjarje ne se do te zbardhet nje dite do te krijoje shtartin per zbardhjen e te gjitha vrasjeve te tipit mafioz qe jane kryer ne shqiperi.
Ardjan ke mbeshtetjen e miljona njerezve te ndershem ne te gjitha trevat shqiptare. Nje proteste paqesore eshte e domosdoshme ne Tirane, pra Zyres se Sali Berishes, qe Ai vete te ngrihet I pari ne parlament dhe te kerkoje zbardhjen e kesaj ngarje ne se nuk eshte I perfshire vete ne te.
Faktet qe ju thoni jane vertet tronditese.
Kurajo kurajo dhe mos u terhiq. Te garantaoje se nje proteste paqesore dhe gjitheperfshirese ne Tirane do ti nzjerre minjet nga sketerrat ku jane future.
Nje keshille per Edi Ramen, vere veten tende ne poziten e djalit te Remziut ose mendo ne se vet do kishe pesuar nje rast te till, a do te kishin te drejt femijet e tu te kerkonin zbardhjen e ngjarjes.
Vula e zgjedhjeve te pergjithesshme dhe atyre vendore akoma nuk eshte thare, por mund te thahet shume shpejt ne se ju nuk mundesoni te beni ato qe ju jep te drejte ligji.
Mos harroni te gjithe keni nje mbeshtetje te jashtzakonshme te te gjithe njerzve te ndershem kudo ku ata jane.
Une kam besim se “minjet” po tremben dhe do te shkojne vete para drejtesise.
Respekte te gjithe komentuesve qe kerkojne drejtesi dhe ne vecanti zbardhjen e kesaj ngjarje.
https://www.facebook.com/kastriotmyftaraj1966/posts/968819206510217
Lexoni ne facebook se si e analizon K.Myftaraj zhdukjen e ketij njeriu…
Myftaraj eshte kriter I se vertetes.Edhe hedhjen e dronit e shpjegoi bukur,me pak fantazi por vetem qe ja futi kot.Te gjithe kane qene spiuna Rugova,Thaci bile dhe vete Enveri ishte spiun I ..Enverit
Kastriot Myftaraj,
Kush je ti qe flet dhe aludon per gjeostrtegjine amerikane ne ato vite, dhe sidomos me Malin e Zi. Po kur u be shkeputja e Malit Te Zi nga ish Jugosllavia? Perse Mali I Zi u shkeput I fundit? Ju thoni qe kondrabanda e naftes u be per lehtesira te Malit te Zi. Kush ka garanci qe ajo nafte nuk shkonte ne serbi, pasi te dy shtetet ishin pjese e federates.
Nje keshille miqesore edhe per ty si ke arritur ta identifikosh nje person terrorist kur nuk ka asnje fakt as nje dyshim apo hamendesim se Remzi Hoxha paska bere terror. Guyxim te madh i ke ven vetes mbi supe.
Si burre me mustaqe qe je duhet te besh nje analize te pamvaruar dhe nga shume dimensione, jo vetem dimensionin Remzi Hoxha.
Me analizen qe ben I bie qe te kesh qen bashkepuntor I SHIKUT famkeq shqiptar qe e coje Shqiperin per pak ne lufte civile.
Meqense paske informacion shko ne prokurori dhe jep info.
Ibrahim Rugova ka qene spiun i UDB-se…Mjere ata qe nuk e besojne ende…Kurse Pjeper Arbnori i Sigurimit me pseudonimin Koromania…Te gjithe ishin bushtra te dikujt…
ILir Kumbaro aktualisht jeton ne Australi me identitet te rreme kjo sipas shqipetareve nga Tirana te cilet e kane patur fqinje Ilirin ne shtetin anglez
PA PASTRIM READIKAL TE GJITHA INSTITUCIONEVE TE KAPURA NGA HALERAT E SALQENIT NUK BEHET DREJTESI DHE NUK MERET NJERI ME KETO PROBLEME.DUHET VARROSUR KERMA E GJALLE QE TE PASTROHET VENDI PERFUDIMISHT.
Kastriot Myftaraj ka lene me barre mushken ne pyllin e Lenijes,Ne shtepine e tij ne ShenePremte e kalonte naten patrulla e heronjeve te heshtur qe kerkonin diversantet; e perbere nga Hekuran Pobrati,Asim Aliko,gjoksi etj.Pikerisht atehere ne nje familje te thjeshte gramshake lindi ky katunar me koke sa nje katruve gremshi i quajtur kastriot myftaraj,qe me vone do te behej gjuetar shtrigash si ceta e miqve qe i bujte ne shtepi.Ne Shenepremte te gjithe Myftarajt e tjere,pervec Familjes se ketij,u shpallen kulake.Kosovaret i kane quajtur agjente te UDB,nga 44 e ne vazhdim,ata qe gatuan masakren e Tivarit,dhe herojte e heshtur te Kastriot Myftartaj,qe sapo kalonin token ame i kalbnin ne birucat e sigurimit.Nuk kishte si i shpetonte ketij fati edhe patrioti Remzi Hoxha,qe kishte pare shume nga hyneret e dhendrit te Serbise Sali Berisha.Kerkoje or djale kerkoje,por ketu do te gjesh serbe me shume se ne Beograd.
Edhe diçka per Kastriot Miftarin: asnjehere mos e merrni seriozisht se eshte njeri i semur qe shikon endrra naten dhe i shkruan e i perpunon diten, por duke kaluar shume hunje edhe ai, nje do ti ngulet. Megjithese semundja ben punen e saj. Ate po ta degjosh nuk le njeri pa e trilluar qe nga Dalama e deri tek Obama; pa le me te tjeret.
Ore ti djale te kam thene shko ne Durres dhe qeteson shpirtin. Plaku po ben vrap per qejf te mikut. Kam besim se sa do te te shoh do ti pushoj zemra nga frika se eshte pordhac i madh. Dhe mjaft shkruajte 100 here historine se e dime por shko ne Durres ose ne Lalez…ore ke pasur baba ti apo jo ?? ke akoma gjak shqipetari apo te eshte bere caj…bli nje beret dhe qeteson veten edhe nje popull te tere he xhan i vellait mos na humb kohen kot….
..me fal se harrova ..Mos ki frike se nuk te denon njeri do te votoj gjithe sShqiperia per lirimin tend …he bravo mire e the si ne filmi me Avni Rustemin …bravooo ku ja mbajte mend edhe titullin filmit Dy plumba ne Paris….
E ka merituar
Ne Lexhe te paska nel puna” miku jone Sala dhe shoket e gazdedese jane bashkfajtore.
po qe e vrane se ka pare salen me milloshevicin kjo dihet se edhe ny time shkrojti ate kohe,dhe qe eshte tradhetar I kombit sala kjo dihet po ca lengaraqe ose servile te tij duan te mbulojne mutin me shure,mos prtit o ti djali I Resmi Hoxhes se kutu tek ne ska drejtesi po vetgjyqesi,po tu dha rasti vriji pushtit cte te dale perpara vajze nuse mbese etj.
po akoma se more vesh ti djali Remziut qe Edi Rama eshte bythqir tirane.
O rrushi, gjej nje killer dhe zgjidhet ajo pune,mos prit gje nga shteti e ligji,por qe ta besh kete vizitohu nje here je femer apo mashkull
Shqiperia, pas 1990 e tejkalon fantazine e episodin te famshem Oktapodi.
Sic thoshte ai amerikani, mafie dale jashte kontrolli.
Ardian, kur ti kapesh keta kriminela lyej me fluoroantimonic acid.