Ringjallja e liderëve të mëdhenj

23 Tetor 2015, 21:00Politika TEMA
Ringjallja e liderëve të mëdhenj

German Chancellor Angela Merkel arrives to the European People’s Party congress in Madrid, Spain, Thursday, Oct. 22, 2015. Various European conservative leaders and former leaders are participating in the two-day event. (AP Photo/Francisco Seco)

Nga Chris Patten

Dyqind vjet kanë kaluar që nga beteja e Vaterlosë, ku humbja fatkeqe e Napoleonit la një gjurmë të madhe në imazhin e vendit të tij saqë gjenerali Sharl de Gol, në historinë e tij të ushtrisë franceze, thjesht e harroi. Napoleoni, ashtu si De Goli, mund të hynte në çdo listë të liderëve më të mëdhenj të historisë, duke supozuar sigurisht se “madhështia” ishte një tipar individual i tij.

Marksi dhe Tolstoi do të thoshin se nuk ka një gjë të tillë si “një lider madhështor”. Për Marksin, lufta e kasave në Francë krijoi rrethanat e një “mediokriteti grotesk”, që e shndërroi Napoleonin në një hero. Sa për Tolstoin, Napoleoni nuk ishte në gjeneral i mirë në veçanti dhe u çua në fitore nga kurajo dhe zotimi i të gjithë ushtarëve francezë që fituan betejën Borodino.

Nëse ishte apo jo Napoleoni madhështor, pyetja mbetet nëse ndonjë lider tjetër do ta meritonte këtë përshkrim. Nëse po, kush?

Duket se ka dy kritere të rëndësishme për lidershipin madhështor, të theksuara nga filozofi politik Isaiah Berlin. Së pari, a e njeh një lider se në cilën rrugë po fyejnë erërat e historisë? Oto fon Bismark e dinte, ashtu si kolegu i tij gjerman Konrad Adenauer; siç thotë dhe shprehja e njohur e Bismark “fëshfëritja e mantelit të Perëndisë”.

Së dyti, a bën një lider zgjedhje të rëndësishme? Sigurisht, nëse vendimet janë të imponuara mbi një lider, ai ose ajo nuk mund të marrë meritën (apo të fajësohet) për to. Pra, sekreti është që lideri ka mundësinë të marrë në konsideratë alternativat dhe të zgjedhë të duhurën për vendin e tij apo saj.

Kjo është arsyeja përse De Goli është me siguri në listën e liderëve të mëdhenj. Pothuajse i vetëm, ai shpëtoi Francën nga zona e dëbimit pas Luftës së Dytë Botërore. Pas rikthimit në pushtet në 1958, ai e shpëtoi vendin e tij për të dytën herë, duke shtypur dy grushte shteti në alternativë, duke i dhënë fund luftës në Algjeri dhe duke frymëzuar kushtetutën e Republikë së Pestë.

Ashtu si kryeministri britanik Uinston Çërçill, De Goli i dha francezëve një pikëpamje të re për botën që caktoi vendin e tyre në rendin botëror post-botëror. Në fakt, pikëpamjet botërore që De Goli dhe Çërçilli krijuan për vendet e tyre rezultuan të ishin paksa më shumë influenciale se sa duhej. Pasardhësit e tyre vazhduan ta kuptojnë botën – dhe rolin e vendeve të tyre në të – në mënyra që sforcuan diskutimin racional dhe shpërfytyruan vendimmarrjen për vite. Si rezultat, asnjë lider pasues në vendet e tyre nuk është përshtatur me ta.

Por ka një tjetër kryeministre britanike që mund t’i jetë afruar, Margaret Theçër, një figurë shumë polemike, që pëlqehej nga disa dhe urrehej nga të tjerë. Edhe dorëheqja e saj, 25 vjet më parë, u nxit nga një kryengritje në kabinetin dhe partinë e saj. Por dikush nuk ka nevojë për pranim universal – apo pëlqyeshmëri – për të qenë një lider madhështor. Dhe në fakt, as kritikët e saj nuk mund ta mohojnë ndikimin e saj.

Përtej të qenët gruaja e parë kryeministre në Britani, dhe mes të parave kudo, Theçër ndihmoi në përmbysjen e rënies ekonomike të Britanisë. Sulmi i saj mbi sindikatat e fuqishme të tregtisë, për më tepër, e bëri Britaninë të qeverisshme, në një kohë kur vendi dukej se po rrëshqiste në kaos. Prej kësaj, ajo është sigurisht një kandidate për statusin e “liderëve të mëdhenj”.

Ngjashmërisht, Deng Xiaoping i Kinës, ishte një lider i madh, pavarësisht se ka një rekord që është larg nga të qenët shumë i pastër. Përpara se të ndërmerrte vepra të errëta si një prej togerëve të Maos, Deng luajti një rol vendimtar në urdhërimin e masakrës në Sheshin TIananmen në 1989. Por Deng gjithashtu hapi tregun duke e vënë vendin në rrugën drejt rritjes së paprecedent dhe begatisë që nxorri qindra milionë kinezë nga varfëria.

Shumë do t’i drejtoheshin Lee Kuan Yeë, themeluesit të Singaporit dhe kryeministrit afatgjatë, si madhështor, megjithëse ai ndoshta do të kishte preferuar që t’ia testonin temperamentin në një zonë më të madhe. Dhe në fakt, duket se përmasa ndikon në aftësinë e një personi për të siguruar statusin e liderit madhështor. Nuk dua të ofendoj Shtëpinë e Luksemburgut kur them se ka pak gjasa që një lider i madh të dalë nga një vend i vogël, veçanërisht prej politikave të tij jo kundërshtuese.

Shtetet e Bashkuara janë mjaftueshëm të mëdha për të prodhuar liderë madhështorë. Dhe disa presidentë kanë bërë në fakt gjëra të mëdha. Heri Truman dhe Ajzenhauer – jo gjigantë intelektualë sigurisht – kanë treguar gjykim të shkëlqyer teksa kanë krijuar rendin ndërkombëtar pas lufte që mbështeti paqen në shumicën e botës për dekada. Të tjerë, përfshirë Reganin dhe Klintonin, kanë pasur dhunti të mëdha, le të themi, aftësinë për të frymëzuar ose një talent për të bindur.

Xhon F. Kenedi ishte pak nga të dy. Ai bëri diçka të madhe: zgjidhi Krizën Kubane të Raketës. Dhe dhuntia e tij për të motivuar njerëzit ishte e pakrahasueshme; në fakt, ajo rrojti edhe më gjatë se ai, ku vrasja e tij e çimentoi trashëgiminë e fuqishme që la pas.

Në Afrikë, nuk ka pasur një figurë të madhe që nga vdekja e presidentit Afrikano-Jugor, Nelson Mandela, që kombinoi kurajon, autoritetin dhe zemërgjerësinë. Në fakt, ai është mes liderëve më karizmatikë dhe më sharmant që kam takuar; dy të tjerët – ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan dhe ish-sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell – janë gjithashtu ose afrikan ose afrikan-amerikan.

Por po sot? E vetmja bashkëkohore europiane që mund të pretendojnë mantelin e madhështisë është Kancelarja Gjermane Angela Merkel, liderja de fakto e Bashkimit Europian. Ashtu si sh-kancelari Helmut Kohl, ajo së pari nënvlerësohet, por i merr mirë vendimet e mëdha. Kohl dha shumë për ribashkimin gjerman; Merkel i ka bërë ballë presidentit rus Vladimir Putin në ndërhyrjet e tij në Ukrainë dhe ajo ka marrë një qasje bujare ndaj krizës së migrantëve.

Marksi dhe Tolstoi e kishin, sipas meje, gabim. Lidershipi politik – burrat dhe gratë që e ushtrojnë atë – mund të bëjnë një ndryshim real, për mirë ose për keq. Merkel është shembulli i sotëm kryesor për këtë, teksa ajo paraqet drejtimin që Europa ka nevojë të ndjekë për të sfiduar krizën ekzistenciale me të cilën përballet.

Project Syndicate-BIRN

6 komente në “Ringjallja e liderëve të mëdhenj”

  1. mongol gogoli says:

    kemi edhe ne sal katunarin qe e ka llapen te madhe si ver llapa

  2. Kris 1 says:

    Ka harruar Edin qe fitoi vaterlone me CEZ

  3. Toni KS says:

    Merkel ishte ne rregull deri ne momentin qe naivisht i hapi dyert secilit bythezi qe u paraqit ne kufinjte e Gjermanise. Rrenimi i kohezionit social nga persona me kulture (dhe religjion) retrograd qe rezistojne asimilimin ne vendin nikoqir, anulon gjithe punen e mire qe ka bere ne menaxhimin e krizes financiare, sepse ka hedhur faren e nje lufte civile ne truallin europian. Kush mendon se ky eshte egzagjerim te shoh paralagjet e Parisit dhe Malmes per fillim.

  4. Tarrasi says:

    Keshtu mund te shkruaje vetem nje britanik si Pattern, i cili enderron qe Europa te udhehiqet prej Gjermanise, gje qe do te thote nje Europe “futja vrapit”.
    Kriza e Europes sot eshte ne fakt krize e Gjermanise.

  5. bajram says:

    Koherat qe sjellin procese te reja modernizimi dhe nxisin nje zhvillim rrenjesor ne te gjitha fushat e jetes njerezore jane ato me vendimtaret qe prodhojne pikerisht njerezit e medhenj te kohes se sotme te mijevjecarit te trete.Dhe me mire se sa “Nobeli” asnje institucion tjeter ne bote nuk mund te beje klasifikimin e njerezve te medhenj qe i kane dhene njerezimit shprese dhe mundesi per nje prosperitet akoma me te mire se sa ne gjendjen ku ndodhet bota sot.Duke bere vleresimin e njerezve te medhenj ne fusha te vecanta te shoqerise njerezore si ekonomia,politika,shkencat,etj roli i “Nobelit” ne kete drejtim ka qene sinjifikativ dhe i pazevedesueshem.Mjafton te shikojme listen e atyre qe kane merituar cmimin “Nobel” dhe marrim vesh se kush kane qene njerezit e vecante qe kane dhene ndihmesen dhe kontributin e tyre direkt duke u bere keshtu “te medhenjte e kohes” ne te cilen kane jetuar e punuar ne favor te zhvillimit njerezor.Angela Merkel ka meriten se ngjalli siguri e shprese tek emigrantet siriane,kurd,irakene,somaleze,marokene,egjiptiane etj. duke i bere qe te udhetojne ne kembe si ne koherat e lashta apokaliptike drejt kerkimit te nje jete me te mire ne vendet e BE,por vecanerisht per ne Gjermani,ku tashme kancelarja e ndodhur para trysnise se kesaj levizjeje masive me permasa te paparashikuara,te kerkoje si zgjidhje Turqine dhe jo Gjermanine qe u premtoi refugjateve te gjore,qe “gabimisht” po udhetojne drejt te panjohures qe u ka shpallur kancelarja Merkel ne kulisat e politikes se zgjuar alla Merkel me presidentin turk Erdogan,te cilit tashme ajo duke tundur ne dore “haracin me 3 miliarde euro”,dhe duke shkelur parimet e BE per te drejtat dhe lirite e njeriut i jep shprese Turqise qe “ashtu sic eshte” te pranohet anetare e BE,pavaresisht reformave te cala apo krimeve shteterore qe ka kryer Erdogan dhe Ankaraja zyrtare ne drejtim te masakrimit te popullsise kurde brenda Turqise por edhe ne Siri.Njerezit e medhenj,politikanet e medhenj japin zgjidhje konkrete dhe jo t’ua lejne ne dobicin ne dere te tjereve. Merita e vetme e Merkel ishte se beri BE te vihet ne levizje per problemet qe e shqetesojne ne rradhe te pare Gjermanine me furine qe kane marre emigrantet per t’u strehuar ne Gjermani,si dhe te largoje vemendjen nga Gjermania drejt Turqise. Sa i perket krizes Rusi-Ukraine meritat e Merkel jane se arriti te nderprese rindezjen e nje konflikti me te mmadh qe po i vinte Gjermanise ne kufinjte e saj.

  6. # says:

    Noli ka thane:
    Ka burra te vegjel te shteteve te medha.E kishte per Hrushovin.I ra tavolines ne OKB me kepuce.
    Ka burra te medhej te shteteve te vegjel.Gjejeni vete!!!
    Sot nuk lejon politika,nuk te josh,edhe pse demokratike.Duhet ti bindemi partitures demokratike me sen urrejtje dhe hakmarrje.Po per kete te fundit nuk te lejon sepse e don puna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje