Intensifikimi i mirëfunksionimit të koalicionit dhe padyshim korrigimi i gabimeve të deritanishme të qeverisjes së majtë gjatë këtyre më shumë se dy vite në pushtet, krahas reformës në drejtësi, përfshi dekriminalizimin, ishin çështjet e diskutuara nga Edi Rama dhe Ilir Meta në një takim 100 minutësh, në rezidencën qeveritare në Tiranë.
Rama dhe Meta ishin të shoqëruar nga ministrant Saimir Tahiri dhe Nasip Naco, përfshi Gramoz Ruçin Fatmir Xhafajn, Petrit Vasilin dhe nënkryetarin e LSI-s Ylli Manjani, si dhe sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaci.
Top-Channel nga një burim brenda mbledhjes ka mësuar se Edi Rama dhe Ilir Meta janë dakortësuar për krijimin e një njësie koordinimi të koalicionit, me qëllim rritjen e nivelit të bashkëpunimit në funksion të reformave të maxhorancës, përfshi edhe çështje të tjera.
Kjo mbledhje ka prodhuar vetëm dakortësinë e aleatëve të kooalicionit qeveriës Rama dhe Meta, por nuk është vendosur ende se kush do ta drejtojë këtë njësi.
Pikërisht kjo inisiativë ka kërkuar një format ndryshe nga takimet kokë më kokë Rama-Meta.
Gjithashtu, Top-Channel ka mësuar se ajo që ka marrë shumicën e kohës në diskutimet mes aleateve, ka qenë reforma në drejtësi dhe cështja e dekriminalizimit.
Lidhur me reformën në drejtësi, nga Partia Socialiste është kërkuar që koalicioni të dalë me një qëndrim, ndërsa LSI ka kërkuar që të ketë diskutime, dhe përse jo edhe korrigjime.
Për këtë arsye është folur për nevojën e një debati publik, i cili duhet të orientohet nga ceshtje konkrete qe prekin qytetarët.
Në të njëjtën kohë, reforma prek edhe ndryshimet kushtetuese, prandaj nevojitet që të ketë një qasje për konsensus edhe me opozitën dhe shqyrtim serioz të propozimeve të saj për reformën.
Burimet i thanë Top Channel se takimi ishte i nevojshëm, ndërsa atmosferën e dy liderëve, Rama-Meta mjaft konstruktive.
Ky Rama o eshte budalla o shtiret. Pret nga Likja qe ky te shkoje me kembet e tij ne burg dhe ti lere kalamajte pa pasuri dhe vila. Sa te jete gjalle ai nuk ka per te pasur reforme. Mblidh mendjen dhe bej referendum.
VINI RE:LSI propozon qe reforma ne drejtesi te konsultohet me popullin…pra do te perfundoi…..kur te doi SALIU.Dhe nese PS nuk do jet dakort,siç edhe kerkojne nd/kombetaret,athere LSI do ndryshoi karrocen me k…SB+IM..!
OK
Te ndodhur para presionit te medias se shkruar e asaj vizive per nje “ftohje” te marredhenieve midis PS dhe LSI,Edi Rama dhe Ilir Meta si dy bandite te regjur ne kesoj punesh,jane dakortesuar ndermjet tyre qe te ngrejne akoma struktura te reja qe tashme duhet te marrin emrin e vertete qe heq cdo fije dyshimi per dakortesine ndermjet tyre dhe dy partive qe ata drejtojne “njesi e koordinimit te koalicionit”. E kush mund te bindet se kjo lloj strukture nuk mund te shperbehet brenda nje momenti qe njera nga palet apo te dyja sebashku do ta quanin te “panevojshme” apo “te tepert” nje dakordesi te tille?!! Sa per opoziten ata kane gjetur me vend ate fjalen e urte popullore “me mire vone se kurre”.Opozita te cilen e lane te cirrej sa iu ngjir zeri Lulzim Bashes si brenda ashtu dhe jashte vendit si kampion i thekur i “dekriminalizimit”,megjithese ka mbi kurriz procese penale te lena hapur ne kurriz te tij per krimet qe tashme po kerkohet te vihet para drejtesise,qe vertet shpalli Ilir Meten te pafajshem,por duhet te denoje Lulzim Bashen se e ka mbushur kupen me kerkesat e tij per dekriminalizimin sikur te mos kishte ndodhur asgje ne kohen e qeverisjes se PD kur ai ndrroi disa portofole ministrish.Me cudit vetem nje fakt,si mund te bindet populli shqiptar se keta hajdute e pehlivane te korruptuar e te kalbur ne korrupsion do te mund te benin vertet ligje qe do te mund te krijonin premisa qe ndonjeri apo te gjithe sebashku te mund te denoheshin nga gjykatat shqiptare qe tashme dihet “llumi” dhe “jashteqitjet” qe prodhojne me vendimet e tyre skandaloze,ku prova e fundit eshte lirimi nga burgu dhe shpallja “i pafajshem” i ish-guvernatorit hajdutit Full’hajni sic e ka cilesuar edhe redaksia e gazetes Tema ne kohen kur u denoncua publikisht vjedhja e ndodhur ne Banken e Shtetit Shqiptar ku popullit shqiptar i eshte vjedhur 7 milion euro nga pasuria kombetare e krijuar me mundin e djersen e atyre fukarenjve qe sot nuk kane para te blejne ushqimet e domosdoshme,ilacet e duhura per t’u mjekuar apo qe nuk sigurojne dot te ardhura per te derguar ne shkolla te pershtatshme per te siguruar nje vend pune dinjitoz,dhe me e keqja nuk paguajne dot faturat e energjise elektrike apo ujit te pijshem me ato rroga skandaloze qe vetem me vendet me te prapambetura te botes mund te krahasohen.Ka ardhur koha t’u thuhet ketyre maskarenjve “NDAL!” se e mbushet dhe po e derdhni rrembyeshem kupen e shtetit shqiptar qe populli ua besoi per te permiresuar ekonomine e vendit qe tashme po hyn perseri ne grahmat e” pas suksesit ekonomik me dy shifra te doktor Berishes” ne ate te “Rama piktorit me 2.3 % rritje ekonomike”.Vazhdon me paturpsine me te madhe loja e rende ne kurriz te popullit shqiptar per ta groposur te gjalle,se per ta syrgjynosur ku nuk e kane shperndare neper boten e zhvilluar perendimore,se vete po shkojne drejt standarteve te varferise sa me ekstreme.
do e mbuloie zollumi edhe ilirin,
lloqe, lloqe, lloqe
Do c’kriminalizojne kriminelet kriminelet ! LoL
Taks Force edhe per Evazion Politik?! Kto vec Partizance dine me mbajt pushtetin.