Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein. Dekriminalizimi ka qenë në qendër të këtij takimi. Zoti Basha ka vlerësuar mbështetjen e eurodeputetit Fleckenstein për procesin e dekriminalizimit dhe angazhimin e tij për t’i shkuar deri në fund këtij procesi. Zoti Basha ka shprehur shqetësimin në mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës për të bërë dekriminalizimin e politikës dhe administratës.
“Po bëhet një vit nga arritja e marrëveshjes me ndërmjetësimin e eurodeputetëve Fleckenstein dhe Kukan, procesi vazhdon të zvarritet nga mazhoranca për të mbrojtur personat me rekorde kriminale që i ka promovuar në pushtet.
“Partia Demokratike e ka propozuar që para zgjedhjeve vendore projektligjin per dekriminalizimin por nuk u pranua me qëllimin e vetëm që të kandidojë persona me rekorde kriminale të cilat fituan dhunshëm në zgjedhjet e kapura dhe të prishura të 21 Qershorit, siç u faktua dhe në raportin e OSBE/ODHIR-it”, u shpreh kreu i PD-së në këtë takim.
Përveç tyre, zoti Basha bëri të ditur se me dhjetëra persona të tjerë me rekorde kriminale u emëruan në administratën e qeverisjës qendrore dhe vendore.
Kryetari i Partisë Demokratike ka shprehur vendosmërinë e opozitës për kalimin e ligjit për dekriminalizmin dhe ç’është më e rëndësishmja, implementimin e tij. “Nxjerrja e kriminelëve jashtë nga Kuvendi, jashtë nga zyrat e kryetarëve të bashkive, nga administrata, jashtë nga sferat e vendimmarrjes është pritoritet i Partisë Demokratike”,- tha zoti Basha.
Në këtë takim u diskutua edhe për reformën në drejtësi, aferën CEZ, korrupsionin, evazionin dhe kontrabandën nga oligarkët e lidhur me qeverinë, represionin mbi biznesin e vogël dhe qytetarët dhe krizën e ekonomike që ka mbërthyer vendin
Basha ka te drejte qe akuzon qeverine.
Qeveria duhet te fusin ne burg Bashen,Berishene nji kope kriminelesh e te korruptuarish.Pa te bindet qe qeveria po kryen sublimisht detyren.
Kjo qeveri e ka humbur deridiku davan per te mos thene krejt.Mbasi 1 milion shpulla nuk ishin dhe aq per mirqenie se sa per te ngopur ne burg kriminelet si Basha dhe Berisha.
Papergjegjshmeria e politikaneve te shqiperis nuk ka kufii..Per interest e tyre personale,jane te gatshem te sakrifikojn interest,
mbare kombetare..