Çështja e përgjimit të presidentit Bujar Nishani ka hapur një debat publik nëse ai është përgjuar apo jo dhe përse presidenti heziton të denoncojë përgjimin.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar Fatos Klosi.
Ai ka deklaruar për shqiptarja.com se teknikisht është i mundshëm përgjimi i Nishanit përmes një softueri që kodon telefonatat.
Por Klosi thotë se Nishani po sillet si një kryetar shteti i trembur.
“Nëse Nishani përgjohet duhet të demaskojë përgjuesit,nëse i di ata. Nëse një kryetar shteti është konform rregullave nuk ka pse të frikësohet”, tha Klosi.