Ballkani do të pranojë 100,000 refugjatë

26 Tetor 2015, 13:29Rajoni TEMA

Në takimin e së dielës në Bruksel mes zyrtarëve të lartë u arrit një marrëveshje për të akomoduar përkohësisht 100,000 refugjatë në Ballkan teksa Europa lufton për t’ia dalë me fluksin e refugjatëve që ende vazhdon.

“Rreth 100,000 vende në qendrat e pritjes do t’i ofrohen migrantëve gjatë itinerarit të tyre në Ballkan duke filluar në Grqi për të ndihmuar Europën që të përballet më mirë me fluksin historik,” tha presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker të hënën.

Greqia do të akomodojë 50,000 refugjatë në kampe, ndërsa 50,000 të tjerë do të strehohen në shtetet e Ballkanit Perëndimor, siç ranë dakord liderët e Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë, Kroacisë, Hungarisë, Sllovenisë, Austrisë dhe Gjermanisë.

Për ata që do të akomodohen në Greqi, Athina do të krijojnë ndërtesa për mirëpritur 30,000 të parët në fund të këtij viti, ndërsa agjencia Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNHCR do të përgatitë mirëpritjen e 20,000 të tjerëve.

Plani gjithashtu parashikon që zyrtarët nga agjencia e kufirit të BE, FRONTEX, do të dërgohen në kufirin mes BE dhe shteteve të Ballkanit jo në BE për të siguruar që refugjatët të regjistrohen siç duhet.

Synimi i masave ëshë të ngadalësohet fluksi i refugjatëve derisa të arrihet një marrëveshje me Ankaranë për të akomoduar më shumë refugjatë në Lindja e Mesme në Turqi.

U ra dakord gjithashtu që refugjatët që nuk do të kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare nuk do të lejohen të kalojnë kufijtë dhe se çdo vend duhet të informojë fqinjin kur transporton refugjatë në vende të caktuara përgjatë kufijve.

Kryeministri kroat Zoran Milanoviç tha se FRONTEX duhet të kontribuojë në ngadalësimin e fluksit të refugjatëve në Kroaci.

Gjatë fundjavës në Kroaci kanë hyrë një numër rekord i refugjatëve, më i madhi që ata kur filluan të kalonin në vend si një itinerar tranzit në mesin e shtatorit. Të shtunën 11,500 refugjatë hynë në Kroaci, ndërsa të dielën të paktë 9,000.

Që nga 16 shtatorit rreth 252 mijë refugjatë kanë hyrë në Kroaci.

13 komente në “Ballkani do të pranojë 100,000 refugjatë”

  1. E vertete says:

    Popoull,Shqiperia s’ka faj qe keta shpellare primitiv te besimeve radikale genjeshtare vriten mes veti.Keta duhet ti ndrecin punet e tyre ne atdheun e tyre e jo te bejne maskara ne vende tjera.Askush sju ka faj ketyre bishave te sekteve te c’mendura.

    1. xhaferr.deva. super star says:

      Jane njerez si ne

      1. Jeronim de Rada says:

        Po, por jane teper te rrezikshem. Prandaj larg trojeve tona!

  2. wtf! says:

    Amerika me 9 million kilometra katrore dhe GDP $17.419 trilione dollare a ka ndermend te marre ndonje kokerr refugjati. Apo si gjithe ka Europen dhe Ballkanin per shkarkim??!!!!!

  3. Duhet ti pranojme vellezerit tane islamike, bile te jemi te gezuar. Nuk jemi antare te konferences ISLAMIKE?
    Mos e dridhni bythen. ALLAH AKBAR. Haj siktir!

    1. greku i pabesë me garuzhde në brez says:

      Gopi satom

    2. janina+korfuzi tonat says:

      Ca thu mer kar me zile ne jemi vllezer shqiptar tjerve vari k…. kush i njef

  4. valbona says:

    ti mare shqiperia nja 200000mije them une se mundesite i ka po sdo

  5. ilir says:

    Mos beni gabim t’i pranoni se thika mbas shpine i kemi ne te ardhmen

  6. Dean says:

    Eh……h,o Mero Baze?!
    S’qenka e lehte te ngrihesh kunder Kryeministrit.Vetem kur te sulmojne personalisht,boheni trima ju gazetarucet e Shqiperise.

  7. KOZI says:

    Skandal ! nuk ke as ku te ankohesh ! Europa eshte e Europianve !

  8. Hoxhe pashuku says:

    Un mendoj qe ti marrim ja 4 miljon sevap more burre ata jane njerz te paqes

  9. Shqipe e Bashkuar says:

    @ Nuk jane Refugjate jane “Pushtues” te Europes me Metodat e reja Moderrne te Quajtur “Refugjate”…
    1-Per c´fare Refugjate na Flisni??Per njerez qe Paguajne mijra Euro-per ne Brigjet greke dhe pastaj Marsh, duke Pushtuar vendet e Europes, duke mos njohur anje te Drejte te nje Shteti Sovrane ,por me “Uryshin” e ish-Hordhive Turke-Osmane si para 500-te Vjetesh…
    2-Jane pikerishte Pushtimi Osmane me te tilla hordhi, qe edhe pas 110-te e ca vitesh Europa po vuan nga Kulturat Myslymane qe la pas ky pushtim-.
    3-Shembulli me i mire jane Vllezerit tane kosovare me 1998-ten9-ten pse nuk muaren edhe ata rruget e Europes duke thyre te Gjitha rregullat??
    pra ka nje Diference te madhe:Myslyman Europjane nga Myslymane te Vendeve ekstremisht te dhena pas Islamit..sikurese eshte syria..ect…
    4-Shkurt, Bashkohem me ata qe nuk i “MIrpresin” Pushtuesit e rinje..
    biles keta jane edhe me te rrezikshem , se kerkojne ti Ushqesh ne Emrin e “Refugjatit”…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje