Gazeta “Koha Jonë” thotë se të gjitha kopjet e saj të dala ditën e sotme në Elbasan, janë blerë nga një person i vetëm dhe janë djegur anës lumit.
Sipas saj, kjo gjë nuk ka ndodhur që prej vitit 1997.
Gazeta lë të kuptohet se këtë veprim e ka bërë kryebashkiaku Qazim Sejdini, pasi ajo ishte hapur pikërisht me të sot.
“Koha Jonë” ishte hapur me librin e Ben Blushit, “Kandidati”, personazhi kryesor i të cilit supozohet se është pikërisht Sejdini.
Dhe, nuk dihet përse, në kopertinën e gazetës, “Koha Jonë” kishte vendosur portretin e Sejdinit, si një militant i ISIS-it.
Vetë Sejdini thotë se nuk është ai personazhi i librit të Blushit.
“Nuk e kam lexuar librin, ju jeni të parët që më pyesni.
Nuk e di çfarë ka shkruar Ben Blushi.
Nëse ka fyerje, nuk më ka fyer mua, por ka fyer qytetin.
Unë jam kryetar Bashkie prej katër mandatesh.
Sa për pretendimin se kam bllokuar shitjen e librit, kjo është qesharake dhe çuditem sesi më bëni një pyetje të tillë.
Kush jam unë që mund të bllokoj shitjen e një libri?! Është absurde”, ka thënë Sejdini.
Eshte loje e njohur e nikollaq lehesit per ti dhene rendesi gazetes koha jone qe nuk e pjerdh me njeri ndej mos hani. kujt i plasi trapi te djeg ate fletushke. ne 1997 po ia vlente kurse tani eshte pacavure per ta mbrojtur lehesin nikollaq keshtu qe mos besoni cthote ai.
ore e dogjen se isha vet ketu ore bq. mire ia bene koha jone
tani erdhen keto te bashkise dhe mbyllen dy pika shitje, ketu tek turizmi
koha jone e beri epoiken me ben blushin e bushatin e shkullakun njehere , tani eshte por edhe nuikmeshte
nga koha jone kane dale gjithe gazetaret me te mire ne shqiperi ore rrota.
ai ben blushi mos e kruej shume se po na can trapin me keto libra
nuk gjej gazete Koha jone ne korce sot. e kane blere prej Ben Blushit
pse nuk behen bashke ben blushi, andi bushati, armand shkullaku mero baze te krijojne nje parti te re dhe marrin 30 per qind te votave???