Pasuria e deputetit Mark Frroku dhe familjarëve të tij prej 10 ditësh është duke u verifikuar nga eksperti kontabël Greta Dangu për llogari të hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme.
Shqiptarja.com ka siguruar një kopje të vendimit të prokurorit Madrid Kullolli i cili kërkon nga eksperti të hedh dritë mbi pasurinë e Frrokut dhe familjarëve të tij.
Pjesë e këtij verifikimit pritet të jetë dhe ajo ku deputeti Frroku është aksioner me të vëllain Arben Frroku, ky i fundit në arrati pas dënimit me burg përjetë për akuzën e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.
Në faksimilen të cilën Shqiptarja.com e siguron, organi i akuzës kërkon të dijë:
Se cilat janë pasuritë e Mark Frrokut dhe familjarëve të tij sipas certifikatës familjare, pasurie e llogaritur veçmas dhe në total si e paluajtshme dhe asete në shoqëri ku ai ka aksione?
Sa është vlera monetare e kësaj pasurie?
Cilët janë të ardhurat ndër vite të Mark Frrokut dhe familjarëve të tij?
Sa është vlera totale e pasurisë së deputetit dhe familjarëve?
Cilat janë shpenzimet e njohura ndër vite të kryera nga Frroku dhe familjarët e tij?
Si dhe nëse kjo pasuri justifikohet apo jo nga të ardhurat që ka Mark Frroku e familjarët e tij duke bërë diferencën të ardhura shpenzime?
Sipas vendimet të Akuzës nuk ka një datë se kur mbaron ky verifikim mbi pasurinë e familjes Frroku, ndërsa burime të rezervuara për Shqiptarja.com bënë me dije se gjithçka pritet të mbaroj brenda vitit 2015.
Dil moj Lora P.dh Bora e jep pak “shembuj” per drejtsine e ktij vendi
Per arratine e byrazerit te ktij tipit dhe “cunat” e tahirit qe flinin gjume
Per arritjen e ktij si deputet ( cuditerisht ramaqis nuk e dinte dhe as nuk i shkonte fare ne mendje sesi mund ti kishte bo paret familja frroku para zgjedhjeve )
Mire ben prokuroria qe verifikon pasurine e ketij Frokut!por cfare kuptimi ka qe ne ate vend politikanet jane te gjithe Frroke,dhe askush nuk hetohet per pasurite qe kane vene ne keto dy dekada,duke fillu nga koka dhe mbaru te bishti.
Autori i këtij shkrimi duhet të mësojë zgjedhimin e foljeve në mënyrën lidhore p.sh.:
Të mbaroj, të mbarosh, të mbarojë etj.
Mos u merzit England,edhe kjo kohe do te vije,kur te gjithe hajdutet qe vodhen e ropen kete vend e kete popull,do te kalojne ne vrime te gjilperes.E drejta vonon por nuk harron.
Kockat ketyre maskarenjeve do ti mbeten ne fyt.Une kam besim te ploteSahati po ben tik-taket e fundit per ta.