Masakra e Selitës/ “Si i vrava dy të rinjtë e maskuar me armët e tyre”

24 Tetor 2015, 17:41Kronika TEMA
Masakra e Selitës/ “Si i vrava dy të rinjtë e maskuar me

Ai ka dhënë dy herë deklarime, ku ka rrëfyer me detaje se si u përlesh me dy personat e maskuar dhe të armatosur. Sipas tij, ai i ka qëlluar me armët e tyre, pasi është ndjerë i rrezikuar për jetën e tij dhe të bashkëshortes. Ymeri ka pranuar që pasi janë rrëzuar përtokë nga plumbat, ai ka qëlluar edhe disa herë të tjera mbi trupat e viktimave Ervin Shaba dhe Adnand Luli, për t’u siguruar për vdekjen e tyre.

Në vendimin e gjykatës, të siguruar nga gazeta “Panorama”, citoheshin dy deklarimet e tij si në vijim.

DESHMIA

“Shtetasi Flamur Ymeri pa praninë e avokatit, pasi pranoi të japë shpjegime, ka sqaruar se në datë 18.12.2014, rreth orës 08:30, ka qenë duke fjetur gjumë dhe në një moment ka dëgjuar se ka pasur zhurma në katin e parë të banesës së tij. Ka menduar se ishte nëna e tij, por më pas, kur është afruar te dera që të çon në katin e parë, ka dëgjuar bashkëshorten e tij që po rënkonte me fjalët ‘mos më bëj keq të lutem’ dhe dikë tjetër që i është përgjigjur ‘na trego ku është kasaforta’. Më pas njëri nga personat është ngjitur në katin e dytë dhe ka filluar të kontrollojë në dhomën e gjumit. Pas tij lart është ngjitur dhe personi tjetër duke kërcënuar me armë bashkëshorten e tij që t’i tregonte vendin se ku i mbanin lekët. Shtetasi Flamur Ymeri sqaron se ka tentuar t’i dërgoje SMS numrit 129, pasi në telefon nuk fliste dot, por nuk ka arritur t’ia dërgojë. Më pas e ka shkruar prapë një SMS dhe ia ka dërguar shokut të tij, me pseudonimin Biçak, që duhej të lajmëronte policinë”.

VRASJET

Në deklarimin e tij të dytë, në prani të avokatit mbrojtës, Ymeri ka pohuar se “Personi me armë ka shtyrë gruan e tij brenda dhomës dhe vetë qëndronte i mbështetur te dera me kurriz nga Flamuri. Në njërën dorë mbante një pistoletë nga ato me karikator. Flamuri e ka kapur në befasi nga mbrapa duke i marrë pistoletën, të cilën e kishte në dorën e djathtë që e mbante lart të mbështetur te korniza e derës.

Pasi i ka marrë pistoletën, e ka kapur me dorën tjetër nga ana e majtë dhe i ka drejtuar pistoletën në qafë nga pas kokës. Në këtë moment ai ka tentuar të kthehet dhe ka futur dorën nga mbrapa për të marrë diçka. Në këtë moment i është shkrepur arma që i kishte drejtuar dhe ky personi u shemb përtokë, duke i rënë edhe një revole me mulli nga pas. Aty ka parë që personi që ishte brenda në dhomë po i drejtonte një armë pistoletë. Duke menduar se do ta qëllonte Flamuri, e ka qëlluar me pistoletën që kishte në dorë, por edhe me atë tjetrën me mulli, që kishte rënë në tokë.

Nuk është i sigurt me cilën nga të dyja ka realizuar qitje, por ai ka kërkuar të qëllojë me të dyja. Pasi është shembur në tokë edhe ky personi tjetër, Flamuri ka hedhur pistoletat që kishte në dorë dhe i është afruar personit të dytë, duke i marrë pistoletën që kishte në dorë. Pasi ia ka marrë, ka tentuar t’i qëllojë edhe me këtë armë, por ajo nuk qëllonte. Ia ka drejtuar edhe personit të parë që ishte shtrirë në tokë, por përsëri pistoleta nuk ka qëlluar.

Në këto kushte e ka kapur pistoletën nga tyta dhe duke e përdorur si çekan, ka goditur në kokë personin që ishte brenda në dhomë, pasi donte të ishte i sigurt që ky të mos lëvizte (fakt që është evidentuar edhe në aktin e ekspertimit mjekoligjor). Në çantën që mbante në shpinë personi në dhomë Flamuri ka parë një gyp si silenciator. Është afruar dhe ka nxjerrë nga çanta këtë armë dhe i ka qëlluar përsëri dy personat, pasi i janë dukur sikur po lëviznin. Arma nuk bënte zhurmë.

Të parit i ka qëlluar personit brenda në dhomë që kishte çantën në kurriz, ndërsa më pas i ka qëlluar edhe personit të shtrirë te dera. Ai, me sa mban mend, i ka qëlluar disa herë me armën e dytë personit në dhomë, pastaj ka qëlluar edhe atë te dera, por nuk mban mend sa herë”. Sipas deklarimit të tij pas arrestimit, Ymeri ka pohuar se i ka mbledhur armët dhe sqaron se ka pasur 4 armë në momentin që ka zbritur në oborrin e shtëpisë.

Dy prej të cilave ai ka thënë se i kishte hedhur në oborr, ndërsa dy të tjerat po i mbante në dorë në momentin që ka shkuar patrulla e policisë. Patrulla e policisë ia ka marrë dy armët që mbante Flamuri në dorë, ndërsa dy armët e tjera, për të cilat Flamuri pretendon se janë hedhur në oborr, nuk u gjetën në vendin e ngjarjes.

2 komente në “Masakra e Selitës/ “Si i vrava dy të rinjtë e maskuar me armët e tyre””

  1. nji uj selite te lutem says:

    NUK ke fituar qe ke vrar o qyqar, ter jeten do e kalosh ne ankthin se do hakmerren te tjeret mbi ty, ata vdiqen nje her ti do vdesesh perdit sa te kesh ymrin, askush nuk ka fituar nga kjo ngjarje kjo ngjarje ka vetem te humbur nuk ka te fituar.

  2. Ky eshte tregimi me perralla tend si eshte e verteta nje zot e di dhe ata qe u varrosen,edhe ti plumbin do hash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje