Policia e Tiranës në “sulm” për kapjen e personave në kërkim. 14 në pranga

23 Tetor 2015, 14:50Kronika TEMA

Drejtoria e Policisë së kryeqyetit në bashkëpunim me Komisariatet ka ndërmarrë një plan operacional për kapjen e personave në kërkim.

207 efektivë të 7 Komisariateve të Policisë së Tiranës dhe Kavajës si edhe Sektorët e Drejtorisë, kanë kryer kontrolle të vazhdueshme në akse rrugore dhe banesa.

4 grupe të FNSH-së kanë mbështetur policinë vendore në kontrollin e rreth 50 banesave dhe kapjen e 14 personave në kërkim.

Burime zyrtare thanë për TemA se të arrestuarit ishin shpallur në kërkim për vepra venale të ndryshme si ”Plagosja e rëndë me dashje”, “Kanosje”, ’’ Shpërndarje dhe shitje e lëndeve narkotike “Vjedhje“, “Vjedhje banesash”, “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, “Vjedhjes të energjisë elektrike” etj.

Këto burime sqarojnë se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

4 komente në “Policia e Tiranës në “sulm” për kapjen e personave në kërkim. 14 në pranga”

  1. alex says:

    me ne fund po bie era shtet, jo si ai rumpalla , pinoku i malesis.

  2. ARGITA says:

    PO VRASES ATA JANE ME TE REZIKSHEM PER SHOQERINE

  3. Klimax says:

    I fundit te mbylli dyert e …….. burgut!
    Jo per gje, por me keto “vepra penale” nuk besoj se ngelet shqiptar i lire, sigurisht ne qoftese do te kishte shtet!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Pse u shkoni ne shpi, kafeneve e baste lokalesh I keni..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje