Vrasja e dyfishtë në Selitë, 10 muaj burg për autorin

24 Tetor 2015, 09:37Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 muaj burg Flamur Ymerin, biznesmenin që qëlloi për vdekje dy persona në janar të 2014 në zonën e Selitës.

Ymeri u deklarua fajtor për akuzën e “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ai u dënua me 15 muaj burg po për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje të dënimit me 1/3.

Por edhe pse u dënua me burg ai nuk do të rrijë më asnjë ditë në qeli pasi dënimi i tij është shlyer në kohën që ka qendruar në “arrest me burg” dhe “arrest shtëpie” në pritje të gjykimit.

Pas ngjarjes së ndodhur në banesën e tij, ku mbetën të vrarë të rinjtë, Adnan Luli dhe Ervin Shaba, biznesmeni u procedua penalisht për “vrasje të kryer në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”.

Gjatë hetimeve ra dyshimi për akuzën e “vrasjes” dhe ai u dërgua në gjykatë vetëm për akuzën  “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në fazën e konkluzioneve pëfundimtare, Prokuroria kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurit dhe dënimin e tij përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje