PD kërkon mandatin e Valentina Leskajt, reagon qeveria

27 Tetor 2015, 17:40Politika TEMA

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për konstatimin e mbarimit të mandatit të deputetes Valentina Leskaj.

Sipas PD-së, kjo kërkesë vjen pas koncesionit që përfitoi nga Edi Rama djali i nënkryetares së Parlamentit, me marrjen për 25 vjet të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë, çka sjell papajtueshmërinë e mandatit të zonjës Leskaj.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Partia Demokratike thotë se “ligji ndalon deputetët dhe familjarët e tyre, ku përfshihen fëmijët në moshë madhore, që të lidhin kontratë ose nënkontratë me institucionet publike”.

Për këtë çështje ka reaguar edhe qeveria, e cila iu përgjigj akuzave të bëra nga Arben Ristani.

Në reagimin e e qeverisë thuhet se në këtë çështje nuk ka asnjë konflikt interesi.

Deputeti Arben Ristani e bazon akuzën e tij në dy nene të ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar. Por baza mbi të cilën vepron ky ligj, përfshin të gjithë zyrtarët të cilët janë pjesë e vendimmarrjes së procedurave publike.

 Sa më sipër, sqarojmë se pretendimi për konfliktin e interesave për këtë procedurë nuk qëndron pasi deputetja Valentina Leskaj nuk ka asnjë lloj lidhje në vendimmarrjen e procesit së dhënies me koncesion të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë.

 Përsërisim se procedura konkurruese për koncesionin e rehabilitimit të segmentit hekurudhor Fier-Ballsh; Fier-Vlorë, ka qenë e hapur dhe konform kuadrit ligjor. Në të kanë pasur mundësi të marrin pjesë në garë të gjithë subjektet vendase apo të huaja, për më tepër se 50 ditë, kohë që kjo procedurë ka qenë e publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike të Agjencisë së Prokurimit Publik”, thuhet në reagimin e qeverisë.

11 komente në “PD kërkon mandatin e Valentina Leskajt, reagon qeveria”

  1. Angjelini says:

    Korrupsion eshte e gjitha nga filimi deri ne fund. Kete dini ta beni menyre perfekt. Ajo duhet te ike nje ore e me pare por kjo nuk e sgjell problemin pasi jeni te gjithe te korroptuar.

    1. durresi says:

      Si mund ta japesh me koncension ate pune qe deri dje e kryente me se miri Drejtoria e hekurrudhave ketu ne Durres. Sa eshte vlera per te cilen eshte marre me koncension se deri tani nuk ka dale?

    2. korçari says:

      Mendoj se “RILINDJA”po zbaton ligjet dhe nuk ka faj dhe nqs fitojne tenderat te aferm apo familjare te Ministrit te Shendetsise kjo eshte e rastesishme ,dhe kur i jepet tenderi nje deputeti i cili perdor dhe armet (Prenga)dhe kjo eshte e rastesishme,dhe tani per hekurudhen po ashtu e rastesishme dhe perfundimi :”Sa me fat jane keta ministra dhe deputete te RILINDJES”Nje sugjerim :anketoni se sa prej 1 milion shuplakave humbni çdo dite?Ja pafshi hairin “RULINDJES”dhe te fala SANDRIT

  2. ilir says:

    Sipas sqarimit te zyres se shtypit qeveri i bie qe ligji nuk vlen kur eshte i drejte procesi.atehere perse e kane bere kete ligj?! Po sikur serveri te kete funksionuar vetem per leskajn pastaj eshte prishur,etj.etj.ti gezoni popull qe i votuat. Harrova znj.leskaj nuk flet fare me te birin prandaj svlen ligji.

  3. po morali ku eshte???? says:

    Une jam socialist,po ky eshte justifikim qesharak o zoti Kryeminister.
    Familja Leskaj,duhet ta ndaje mendjen:Ose te merret me politike,ose me bisnes privat.D.m.th,jo ti shese sherbime shtetit.Por privatit.
    Keta s’kane turp fare mor zoteri.Keta duan te jene edhe k/Kuvendi,edhe deputete,edhe ministra,edhe perfitues te pasurive kombetare gjoja si punetore te medhenj.
    Kjo nuk shkon o zoti Rama.Ajo Leskaj,te lere mandatin,dhe tani te shkoje te ndihmoje djalin ne hekurudhen Vlore-Durres qe ka marre.

  4. Gerti says:

    Dmth e kuptoni ju, femijet e Valit nga Tepelena qenkan biznesmen aq te medhenj mer jau sa jane te vetmit qe e shohin me leverdi nje fushe ku nuk futen te tjeret.

    Me shume gjasa dhe ketu do kete ndonje “koncesion” me pas ku shteti paguan rikonstruksionin e keta marrin tarifat. Kokrrat e hajduteve.

  5. Anila says:

    Behet fjale kur femijet e moshes madhore jane te lidhur me deputetin, pra jetojne me te dhe i gjen te lidhur ne gjendjen civile, por jo kur kane 15 vjet qe kane ikur nga mamaja e po shikojne jeten e tyre.

  6. futja kot says:

    Turp turp si u katandis rilindja keshtu. Turp o kelyshat e kurves.

  7. bra,ho,ho says:

    Ka te drejte qeveria.Nuk ka konflikt interesi
    Valentina Leskaj nuk eshte deputete e PD dhe djalin e ka kopil nuk e ka te vetin.
    Pastaj,hekurudha e Sigurimit eshte nuk ka nevoje per ligje.

  8. nini says:

    Megjithese jam kunder PD ,per menyren korruptive si ka qeverisur me skandale ,si ne shitjen e pasurise publike koncensionet kriminale ,qe jane ne kurriz te shqiptareve ,i jap plotesisht te drejte per kritiken per kete skandal .Detyra kushtetuese e opozites eshte kontrolli i qeverisjes ,si dhe alternativa e pushtetit .Ne rastin konkret , kerkesa e opozites nuk duhet te lidhet vetem me lenien e mandatit te deputetes Leskaj ,por dhe padi penale per firmetaret e ketij koncensioni ne MTransporteve ,qe shume mire mund te ishte bere me investime shteterore dhe te vileshin fitimet nga shteti .Haxhinasto duke kerkuar dhenien e rrugeve ,porteve ,aeroporteve dhe hekurudhave me koncension ,eshte kampion i korrupsionit ne qeverisjen Rama sebashku me Bejtjen .Ajo pjese e pasurise publike qe kishte mbetur mbas atyre ,qe beri Nano dshe Saliu tani e ben Haxhoinasto.Tani qe cdo gje qe eshte nen adminstrimin e Ministrise se transaporteve ,po ipet me koncension,atehere hajdutet e qeverise ,ta heqin si funksion MTransporteve se Haxhinasto e mbarioj misionin ,qe i dha partia e tij LSI .

  9. habija says:

    Me vjen ndoht kur lexoj komente kaq te peshtira,injorante,dashakeqe,zemerake e pa moral.Kjo pjese komentuesish i perkasin asaj kategorie qe zihen me ushkurin e brekve dhe po ta kishin penisin pak me te gjate do ta fusnin ne anusin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje