Kur të rritem dua të bëhem si Andi Bushati

27 Tetor 2015, 14:49Politika TEMA

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

1./ Rrallë herë mund ta dëgjosh por nëse ta uron njeri ndjehesh i vlerësur. “Paç fatin e Andi Bushatit”! është një lloj instalacioni oral në formë bekimi që e pëshpërit komuniteti i gazetarëve veçanërisht në Tiranë e nëse ta përplasin në fytyrë apo në telefon nuk ka arsye të mërzitet as emërpërmendësi e as ti që mundohesh ta kesh si aureolë.

Andi Bushati ka një lloj konseguence permanente në profesionin e tij si gazetar. Talenti dhe sqima e tij prej profesionisti pavarësisht se herë-herë pengohen nga oratoria e tij prej breshke sërish e qëndisin bukur mendimin e nxjerrë në formë zanore apo të shkruari.

Andi ka lindur me nafakë edhe andej edhe këtej kufirit kohor. Nip blloku i bllokuar nga bollëku i profiteve të gjyshit deri në fund të viteve ’80 nuk e çante shumë kokën për lirinë e shtypit apo shtypin e lirisë. Me rrëzimin e regjimit komunist ngriti talentin dhe nuhatjen e tij gazetareske. Megjithëse presidenti brutal Berisha i deklaruar armik i fjalës së lirë kishte porosi të veçantë për nipin e shokut Hysni Kapo, lideri komunist që i kishte hapur derën doktor Berishës. Si mik familjeje, Berisha e kapërdinte me sëkëlldi opozitarizmin që gazetari i ri Bushati i bënte qeverisjes taze të re. Pavarësisht se Berisha me gazidedasit e tij rrahu, vrau, përcëlloi, anatemoi, përvëloi ata pak gazetarë të lirë deri në vitin 1997, por prej prudencës së Andi Bushatit i ra qylit pa ngrën dajak apo plumb bythëve edhe miku i tij Blendi Fevziu.

Largimi i Berishës nga pushteti afroi klanin e Klanit të Sandër Frangajt me socialistët e rinj dhe bashkë me Sandrin, Andin, Blendin, Benin, Armandin edhe Andi jo vetëm Bejtja por edhe Bushati ia ndjeu lezetin të bërit gazetari. Tek-tuk me shpërthime dhe opozitë rozë ndaj qeverisjes rozë klani i Klanit të Sandrit e nisi me revistën Klan dhe fundpushteti i Fatos Nanos më 2005 i gjeti me Klanin televizion kombëtar…

Dhe më pas historia dihet. Bythë e brekë me demokratët e Berishës, bythë e brekë me Edi Ramën edhe ministër kulture edhe kryebashkiak, opozitë elegante ndaj pushteteve lokale e qëndrore, realizim ëndrrash, dëshirash, llokma, tendera, infuleca.

Kësaj here Andi Bushati bashkë me talentin dhe diletantizmin e kamufluar nuk u pa kurrë në llogoren e parë të qokave të klanit të Klanit të Sandrit por rehatia në gazetari i vazhdoi gjatë.

Opozitë Berishës, tek-tuk ndonjë përgojim gjyshërish si resto.

Opozitë Nanos, tek-tuk ndonjë batutë shpotitëse si resto.

Opozitë Ramës, tek-tuk ndonjë telefonatë ose drekë e nervozuar pune…

Dhe mbaj mend kur prej vitit 2009 redaksia e gazetës TemA, botuesi i saj Baze dhe ne gazetarët e paktë ishin në pole position kundër regjimit brutal të Berishës, flinim me frikën e hakmarrjes dhe zgjoheshim me hakmarrjen e pushtetit. Dhunë, diegie makinash, rrahje, ndërprerje energji elektrike, sekuestrim shtypshkronje, thyerje dhëmbësh, ndjekje, presione, gjyqe, gjoba, kanibalizëm pushteti aq sa personalisht u detyrova të shpërngulesha në Përmet e të opozitaroja prej andej. Por edhe atje Berisha dërgoi sejmenin e tij Mit’hat prej Havari të vazhdonte me dajakun e pushtetit.

Teksa bëj një retro të shpejtë më rezulton se kur digjej gazeta “Koha Jonë” Andi Bushati ngrohej.

Kur dhunoheshin gazetarët Andi Bushati i ngushëllonte.

Kur burgosej Sandër Frangaj dhe Martin Leka, Andi Bushati u dërgonte letra në burg.

Kur gjobitej Top Channel, Andi Bushati kqyrte i dëshpëruar.

Kur dhunohej botuesi Mero Baze, Andi Bushati rastiste aty i paprekur.

Kur sekuestrohej redaksia dhe shtypshkronja e gazetës TemA, Andi Bushati paguhej rregullisht pa ndërprerje si gazetar.

Kur Andi Bushati vazhdon të sulmojë ashpër koalicionin Rama-Meta edhe te ‘Opinioni” i Fevzos së klanit të Klanit të Sandrit edhe te lapsipikëkom, honorarpaguesi i tij Sandër Frangaj shpërblehet si gjithmonë por kësaj here me toka dhe leje ndërtimesh në Golem. Paksa larg Tiranës por pak rëndësi ka. Andi e bën mut qeverinë, qeveria na bën mutin ne taksapaguesve. Prandaj e kam ëndërr të mbyllur në sirtar dëshirën që më le pa gjumë qysh prej vitit 1991. Kur të rritem dua të bëhem gazetar e të punoj për Sandrin. Për Sandër Frangaj që ka shok Samir Manen, Ardian Fullanin, Blendi Fevziun, Edi Ramën…

26 komente në “Kur të rritem dua të bëhem si Andi Bushati”

  1. elisa says:

    une kur te rritem dua te behem kurve sepse kane shume fat

    http://ja-pse-femrat-jane-kurva.skroc.pl

    1. janina+korfuzi tonat says:

      Ti i di punt tuja

  2. Gopisti i NSHRAK-ut says:

    Rritu Bledi,
    rritu
    Rritu sa te mbaje takati.

    se nje mut do behesh
    Si Naim Cili
    e si Fevzi Bushati ?

  3. ertuta says:

    Kur vidhte sjefja e Bledit, Julinda Dhame tek Agjensia e Turizmit Bledi bente romanca me shkrimet e tij post hipster.

    1. Niki Minaj says:

      rri ti bab..julinda la e me la

  4. andromeda says:

    shkrim i lezetshëm.

  5. Gazetarallaku dumb & stupid says:

    Ty Bledi te uroj qe kur te rritesh te mos behesh si Bledi. Bledi eshte pak karagjoz e jo serioz prandaj nuk ia ve veshin kush atyre qe thote. Vetem sikur te jete serioz e me pak karagjoz do te ishte nje ze shume i forte.

  6. hasan says:

    Kur u bere dhe ti more trap gazetar?

  7. Gerti says:

    Dmth e vetmja gje pozitive qe ti paske ndaj Andit eshte qe ty te paska rraf Berisha i dyte e Andin jo. Bravo, po me sa di e ke marre shperblimin me qeverine e re. Andi ka marre gje?

    Une ne fakt as nuk te njihja per opozitar ty deri kur Meroja nuk filloi te te botonte shkrimet andej nga 2011, po secili ka te drejten ta imagjinoj veten si Don Kishot.

  8. EN says:

    Nuk behesh dot Bled, se e ke ngrene dhe lepire ne burg, dhe tani llapen perdor special. E dyta, je provincial, e kjo te denon te kaloje brezi yt. Sado te mundohesh, vulgut do ti dukesh interesant..Ore, nuk na the gje per lagunen, apo e ka fajin Bushati qe thote qe nuk ka faj Mero, M qe thote nuk ka faj Rama, R qe thote e ka fajin Berisha.

  9. janina+korfuzi tonat says:

    E kopili vogel i korruptum qy tashi

  10. alban says:

    po fiks e ke thën…pse blendi do ha buk prap i dhjefsha racën

  11. 01vlora says:

    Je madheshtor,Paratë mund të bëjnë një mashkull të pasur Por është edukata ajo e cila e bën Zotëri.Ju jeni Zotëri Bledi.

  12. Viktimat says:

    Bledi, e ke mbajtur me hater Bushatin-Kapo.
    Babai i tij, Mehdi Bushati ka qene drejtor i pergjithshem i debim-interrnimeve ne Ministrin e Brendeshme.
    Duhet te jape shpjegime dhe emra se kush ka kryer aktet makabre kundra viktimave dhe heroinave si Alida Hisku.
    Andej ta filloje gazetarine Kapo-Bushati me vile nga Klani i Klanit Kapo dhe jo me llogje. Ora e drejtesise do ju tregoje vendin ku e kane te gjithe kriminelet-horrat-banditet.

  13. Tili says:

    Shpejt e paske kuptuar o intelegjent më shpejt se emigrantët e fundit drejt Gjermanisë.

  14. shvejk says:

    O Viktima ja ke fut kot, Medi Bushati eshte marre gjithe jeten me sportin.
    Sa per Andin mendoj se ja ka qendisur mire,

  15. vera says:

    Mire shkruan ti gazetar,por a e di ti se ku eshte Mithat Havari.nji i poshter ordiner, qe beri krime ne qytetet e Elbasani Shkodres e te Beratit e se fundi ne Permet.A mund te mbahet ne poilici ky havar rrugaci, banditi i pamoral dhe injorant.Ai duhet te denohet per te gjihte poshtersite e shkeljet e ligjeve . Ky shpifes ,me shume vese e me shume ligesira qe ka bere e ben.. mund ti jepej grade policie?pa asnji shkolle ushtarake. Ketij krimineli ordiner me ato poshtersi qe ka bere me qytetaret e pronen e shtetit aq sa ne Shkoder e qelluan me antitank ne zyre nga urrejtja e sjelljet e tij prej banditi.,ne Elbasan e denuan si shkatarrues e djeges te prones se shtetit.

  16. ministri says:

    Ne rradhe te pare duhet te lindesh si Bushatllinjte dhe pastaj te rritesh.Ti nuk e ka kete privilegj,se ke lindur si pune kopili si psh Fevzua,dhe e ke te pamundur te rritesh si Bushati se ke lindur si matrapaz dhe hajdut ,tamam si Frangaj ,keshtu kur ta rritesh(besoj se je rritur tashme)do te behesh drogaxhi,hajdut,pa pike personaliteti vetm leh kot,per te kujtuAr se je i jashteligjshem.Bushati rrjedh nga Bushati dhe tere jeten e kane kaluar si Bushatllinjte,mbas uraganit ata shfaqen dhe numerojne pasojat,por ne uragan asnjehere nuk marrin pjese,kjo eshte me te lindur dhe jo me te bertitur.Blendi me mire merru me ndonje kurve si Fevzua dhe Koco.

  17. Alfonsi says:

    Ky eshte sulm i ulet mbi njeriun dhe jo argumentin
    ik o Bled se po filluam me ty do dale qe je hajdut tenderash

  18. Thanasi qe ta plasi says:

    Deri dje te dinim vetem fshatar tani na dole dhe lapangjoz

  19. FLU says:

    Shkrim i bukur edhe me teper se aq. Sa per Mit’hat Havarin spiunin e Sali Berishes…keputi ne mes motren e tij e s’pyeti fare..

  20. islam says:

    shko more pirdhu na ben reklame karkalecave te prishur.

  21. ????? says:

    Po me uren {me fal) me Andin c’pati!? Apo nuk i kontrollon dot komplekset e inferioritetit qe i shperthejne ne balle si pucrat e adoleshenteve.

  22. plastika says:

    o gazetar ke harruar edhe mbylljen e AGON CHANELLIT ,apo deshe ta harrosh.ahahahaha.

  23. Endri says:

    Shume ziliqar je treguar… Andi eshte analist i mire dhe lere cfare interesash mund te kete verdalle.
    Te gjithe kane interesa, pse ti jo?!!!

    Ketu ke treguar qe je shume i keq ne shpirt, shume i ulet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje