Lexova sot një shkrim të kolegut tim Mero Baze lidhur me një ndërtim skandaloz që Aleksandër Frangaj me forcën e bultozerëve të vet dhe me mbështetjen e kapterëve të Edi Ramës, po bën në plazhin e Golemit. Doja të sqaroja fillimisht dy gjëra. Së pari përmendjen e emrit tim, që i kam kërkuar kryeministrit ta ndalë këtë masakër që i përdhos kësaj qeverisjeje aksionin gjoja parimor për çlirimin e bregdetit.
Dhe së dyti, do përpiqem të replikoj me Bazen, për etiketimin që ai i bën këtij dhunimi që shkatërron 4 terrene sportive. Ajo nuk është shenja e njeriut që ndihet i mbrojtur. Nuk është as vetëm trimërimi i një zgjatimi të pushtetit të Berishës, që ka mbetur i pandëshkuar, siç thotë Baze. Eshtë shumë më shumë sesa kaq. Është zbythja e një qeverisje hajdutësh të kapur, që kanë frikë nga shpërthimi i skandaleve të tyre. Eshtë paburrëria e njerzve të gatshëm të ulin brekët edhe ndaj shantazhuesit më të parë.
Por, le ti marrim me radhë.
Fillimisht me dëshminë që jep Mero Baze në editorialin e tij në gazeta “Tema”. Po, është e vërtetë që në mbrëmjen festive të vitit të ri për gazetarët, në Pallatin e Brigadave, në sy të Bazes dhe të shumë kolegëve të tjerë, kam qenë i ashpër me Ramën për fasadën e aksioneve të tij selektive. I kam përmendur drejtuesit e arsimit që marin para për emërime, policët që lirojnë trafikantët e drogës, abuzimet me paratë e spitaleve. Dhe i kam thënë pa përfillur nervozizmin dhe padurimin e tij, se asnjë reformë nuk e kishte serioze dhe asnjë masë nuk e kishte pa selektivitet. E në këtë kuadër i kam përmendur edhe lejen që pushteti i tij i ri kishte dhënë për Frangajn, mu në kulmin e fushatës së prishjeve të ndërtimeve të fukarenjve, në zonat turistike dhe në bregdet. I kam thënë gjithashtu se qeverisja e tij ishte tepër e re për të blerë mediat, aq më shumë që mbrojtja e një ekrani si Klani, vetëm e bënte pis opozitarin e djeshëm që bërtiste: “të fala Sandrit”
Por, ajo që Baze nuk e thotë, sepse nuk e di, është se bashkëbisedimi im luftarak me kryeministrin rreth kësaj teme ka vazhduar. Pasi e përmenda edhe në një shkrim timin këtë skandal, si tentativë të blerjes së mediave, Edi Rama u bë sërish i gjallë. Më tha se nuk kish dhënë kurrë leje aty dhe pasi pa masterplanim që i dërgova me email, më ktheu përgjigje se nuk kish asfare shanc që dikush të ndërtonte në atë vend. “S’ka shanc të ketë gjë të ligjshme në këtë mes” më shkroi me bindjen e atij që nuk mund të përdhoste një truall që nuk kishte arritur ta prekte as pushteti grabitqar i Fatos Nanos, as ai brutal i Sali Berishës.
Thënë nga goja e “heroit” të luftës kundër informalitetit, të atij që kish shembur me dinamit pallatin e liderit të opozitës vetëm në emër të ruajtjes së bregdetit, të atij që kish lënë mijra fakirë të pastrehë, vëtëm në emër të zbatimit të ligjit, fjalia: “S’ka shanc të ketë gjë të ligjshme në këtë mes” mund të dukej e besueshme.
Natyrisht, mua Rama nuk më bindi. Megjithëse duhet ta pranoj që besimi naiv se ai nuk qe aq në hall sa të gëlltiste gjithçka që kish pështyrë më dha një fije shprese. Megjithëse përvoja, se një njeri që ka në dorë gjithçka, nuk mund të mashtrojë për gjëra kaq të imta, më bënte optimist të kujdesshëm.
Por, megjithëatë e ruajta këtë dokument në arkivën time për ta rilexuar në një ditë si kjo. Në një ditë si kjo, kur një ngrehinë e ngjashme me ndërtimin simbol të Kokëdhimës në Qeparo, po ngrihet në Golem. E ruajta për ta rilexuar dhe për ti bërë pyetjen vetes dhe kolegut tim Baze: Pse një njeri që e pranon se akti që po përgatitet të bëjë është një faj, vazhdon ta kryejë atë? Si duhet kuptuar një kryeministër që privatisht të flet ndryshe dhe kur vendos sillet tjetër lloj?
Pikërisht këto pyetje më çojnë tek pika e dytë që përmenda në fillim. Tek replika dhe mosdakordësia ime me Mero Bazen, për atë që ka ndodhur. Ai e quan hyrjen brutale në një pronë të përbashkët, shkallmimin e dyerve dhe dhunimin e rojeve, guximin për të ndërtuar pa kriter, në në kohë që të tjerëve po i shkatërrohet edhe streha ku fusin kokën, si një “trimërim të zgjatimeve të pushtetit të Berishës, që ka parë butësinë dhe pandëshkueshmërinë e Ramës”. Ndërsa, për mua, ajo që ka ndodhur është shumë më tepër sesa kaq. Rasti i “Lagunës” blu të Golemit, është i njëllojtë me atë të lagunës së Patokut, ku shteti pais një individ me liçencën për të grabitur një komunitet.
Dhe si i tillë ai është një akt kriminal, që nuk vjen nga shpërfillja apo nga butësia (siç thotë Baze), por nga filozofia e qartë për të qeverisur me disa dhe për të nëpërkëmbur të tjerët.
Dhe kur këta të privilegjuar kanë edhe pushtet mediatik, TV, apo gazeta çështja bëhet më e mprehtë.
Problemi nuk është, pra sikurse thotë Baze, te “harresa” e Ramës për të goditur ish klientët dhe shërbëtorët e Berishës. Problemi është më i rëndë. Eshtë se Rama po i rekruton dhe përdor ata. Ai i ka afruar në oborrin e vet, po u shpërndan pasuri, për ti vërsulur si kamikazë në mbrojtje të tij.
Me siguri që Mero e mban mend se si Klani hapte dhe mbyllte lajmet duke nxirë Edi Ramën. A e ka parë më ta bëje sot? Me siguri që Mero nuk i ka harruar kronikat që përshkruanin një shef opozite axhami në politikën e jashtme. A e vuri re atë pyetjen që iu bë Merkelit për kryeliderin e Ballkanit? Me siguri Mero e ka në kujtesë black out-in e zgjatur për Gërdecin dhe atë kronikën që vërtetonte se të vdekurit e 21 janarit u goditën nga turma. A i ka dëgjuar ti përmendë më Klani përsëri?
Këtu pra ndahem unë nga Mero Baze, sepse unë nuk e shoh problemin më të madh tek Frangaj, por tek Berisha dje dhe Rama sot. Sepse, ndryshe nga ai, unë vazhdoj të mendoj se ata që zvarriten për të shërbyer, janë gjithnjë një e keqe më e vogël sesa ata që kanë pushtet dhe pranojnë t’i përdorin.
Dhe e keqja bëhet më e rëndë kur mendon se sa shpejt ka filluar pushteti i ri të ketë nevojë për kuajt e ngordhur që mbrojtën Berishën. Pyetja që shtrohet është: përse? Nëse Berisha filloi të shpërndajë favore për mediat e tij, vetëm pasi u telendis në mandatin e dytë, këta pse po e bëjnë me kaq ngut? Ç’makth i ka zënë? Çfar duan të fshehin? Ç‘krim dhe ç‘vjedhje duan të mbulojnë me mediat që kërkojnë të blejnë sërish?
Ndërsa Aleksandër Frangaj do të vazhdojë të ndërtojë godinën e tij buzë detit, këto janë pyetjet që do të bëjmë ne të tjerët. Sepse sado jo qytetare, e pa drejtë, revoltuese të jetë ngrehina e Frangajt, ajo është vetëm një krim më shumë në shkatërrimin e madh që i është bërë mjedisit tek ne. Si e tillë, ajo nuk e ka vlerën tek pak më shumë beton, tulla dhe llaç. Por tek simbolika. Sepse ai pallat që ngrihet është metafora e rrënimit të një pushteti. Atij të Rilindjes. (Lapsi.al)
me sakte se kaq nuk ka.
Sa legena ka kjo bote po pse nuk thote njeri se si qendron puna duke pyetur protagonistet apo duke u informuar. Asnjeri nuk informon as keta gazetaret si ky po vetem tregojne perrallat e tyre.
A.Bushati,si ngahere edhe Sot,eshte i paisur me
ate zemeraten e vet tipike Diabolike me te cilen ai
di te zhvilloje Gazetarine e vet,ku ne shumicen e
rasteve prioritet ka zhurrmuesi!Bene pjese ne ate orkester
Rrangalle ndaj qeverise dhe kryetarit te saj.
Sigurisht,nuk ka vend per mbrojtje,pasi edhe per objektin nefjale
duhet te prevaloi Ligji! Ai ligj qe nxitesi i shkrimit tuaj
z.Baze,i ka rradhitur saktesisht ne komentin e vet.
Askush nuk e thote se z.Rama duhet ti vendosim Kuroren
e Dafines,Jo! por nje gje duket qartazi:z Rama eshte i paisur me nje deshire dhe vullnet te pamase per ta montuar kudo dhe pa
rezerva Ligjin! Dhe pikerisht ne keto skena kerkone te hyje
z.Bushati per ti Zeruar ato vlera dhe nuk eshte i vetem;
Ai ben pjese ne kuartetin e njohur ku bejne pjese;
Bateristi Shkullaku.Teneqexhiu Perrc. Fyellexhiun me nje vrime
A.Hoxha kandidati,dhe vet Bushati me Pjatat e Kllounit nder Duar.
Dhe cfare do degjojme? Zhurremzezat e mergates me tere komplexitetin e tyre.Kjo ndodh vetem kur Pasioni dikton.dhe qe me pas ndodh ku Realiteti Mjergullohet nga Petalet e Trandafilave te Zinj!
Fundja jemi ne pritje te ndonje ballafaqimi ku kryefjala te jene Dokumentet. sefundi;z.Bushati: Mblidhi Orkestrantet,dhe
filloni te orkestroni pjese me shije edhe kur te shprehin revolten tuaj,por jo Pasionin ashtu sic dini vetem ju-
me forma Tinzare! tung.
Bravo Gazeta Tema! Te botosh polemika me vete botuesin eshte tregues i lirise mediatike. Bravo Bushati per shkrimin, por nje bravo me te madhe Mero qe e ka botuar!!!
Pergjigje “Kostaqit”
I nderuar Kostaq dua te them ty dhe gjithe shqiptareve te tjere qe me mire te kesh nje gazetar qe sulmon dhe kritikon kedo qe vjen ne pushtet pamevaresisht nga ngjyra , i djathte,i majte, nano,berisha,rama apo kushdo tjeter se sa gazetare qe PS e kritikojne ndersa PD e perkedhelin. Hiqeni nga mendja demokracia e vertete eshte kjo qe kush merr pushtetin duhet te kritikohet per cdo gje edhe kur ben gjera pozitive per popullin e vet. Ne te kundert ju them injoranteve tifoze te PS aop te PD nuk ka demokraci por gazetare sahan dhe bythe lepires qe shkruajne mire ose keq per ate qe vjen ose iken nga pushteti. Perfat te keq shqiptaret e kane kthyer politike ne tifo sporti, me PD apo PS. Tifozllik vetem ne politike nuk duhet te kete. Prandaj hiqni dore nga keto budallalliqe. Gazetar i vertete eshte ai qe i bie ne koke atij qe komandon natyrisht me fakte dhe jo me genjeshtra e gjera te pa qena. Per fat te keq pak gazetare ka ne Shqiperi qe meritojne te quhen “GAZETARE”. Shumica jane obortare te sistemit ne vartesi te atij qe merr frenat e pushtetit. Prandaj dhe “demokracia” ne Shqiperi funksionon kaq “bukur”
bythelepires eshte ky franga
http://bit.do/Frangaj-dhe-lidhjet-e-tij-me-pushtetin
B ravo Bushati!
Rama eshte bere njelloj si Berisha!
Do te hidhen ca trushkulur e barkngopur se “RAMA NUK KA VRARE NJEREZ SI BERISHA”!!!
Vertet nuk ka vrare me plumba,por po na vret duke mos bere ASGJE PER TE SHRRENJOSUR DREJTESINE!!
Ne ish ushtarakeve,po na e heq BUKEN E GOJES sepse nuk do te shfuqizoje LIGJET ANTI KUSHTETUESE TE Sali Berishes!
Ne nje kohe qe ua fali GJOBAT BIZNESEVE TE VENA NGA KLIKA E BERISHES,UA LEGALIZOI FASLAS PRONAT<TOKAT ETJ TE GJITHE HAJDUTEVE TE PRONAVE PRIVATE E SHTETERORE KUDO NE SHQIPERI,qe kane nje vlere pasurore prej disa MILIARDA EURO,ne ish ushtarakeve,KY MASHTRUES NA MBAN 20% te pensionit mujor sepse na ka shpallur DEBITORE Berisha me nje ligj qe e ka HEDHUR POSHTE GJYKATA KUSHTETUESE ME VENDIMIN NR.33/2010!!!
Dhe thote ky MASHTRUES DHE KATIL se do beje REFORME NE DREJTESI!!!
Kesdaj i thone t'i VESH UJKUT MELCITE NE QAFE!
Aq sa beri DREJTESI BANDITI BERISHA,aq mund te beje edhe ky mashtrues,qe na mori votat dhe na la ne mes te kater udheve!!!
SHQIPERIA KURRE NUK KA PER T'U BERE SHTET I DREJTE PER TE GJITHE SHQIPTARET dhe per kete po luftojne te gjoithe SUNDIMTARET qe ngga Berisha serbi e deri tek Rama DINAKU!!!
une nuk lexoj shkrimin e ketij kopuku asnjehere se eshte shume i leshte.Edhe blendi apo frangaj..qelepirxhinj..
Islam lexoje,,,per mua eshte hera e pare qe kopuku Andi Bushati meriton vetem lavderim;nga fillimi deri ne fund te analizes se tij.
Z.Bushati ,per here te pare jam plotesisht dakord me analizen tuaj ,dhe mendoj se u deshen 2 vjet qe te fillonte demaskimi i kesaj qeverie(Rilindje).Zhgenjim i madh dhe mashtrim gjigant qe iu eshte bere 1 milion shuplakave te cilat uroj dhe shpresoj se shume shpejt do te zbresin ne rruge per te pastruar njehere e mire b
anditet me kollare(te djathte dhe te majte)hajdutet ordinere dhe maskarenjte…DITA E SOVRANIT PO AFRON.
PO!.KY ESHTE REALITETI NUDO I SHQIPERISE!ONJEREZ HIQENI TESEREN E PARTISE NGA SYTE DHE SHIKONI REALITETIN!.
Kjo e Sandrit eshte thjesht nje shashke tymuese per te terheq vemendjen nga bombat vrastare!
Tw dukey shashke aferat miljoneshe te Sander malok i palare mafishes ty?!!!!!
Bushat kur te do sumatricja thua gjera tamam, kjo tregon qe jep pak por pak fare bq.
Te lumte Andi,
Une qe po shkruaj jam perfaqesues i nje komuniteti te vogel tek rruga “Dervish Hima” prane stadiumit “Qemal Stafa”.S.O.S. kerkojme ndijmen tende. Aneksin e ketij stadiumi duan ta kthejne ne shesh ndertimi per pallate duke e degraduar komplet, hequr portat dhe duke e kthyer ne parking makinash. Gjithashtu edhe rrugen “Dervish Hima” e kane shkaterruar rreth 8 muaj me pare dhe e kane lene ashtu me trotuare te shakterruara, duke prishur edhe muret rrethuese me aneksin e stadiumit. Ju kerkojme ndihme. Eshte nje nga sheshet e pakta sportive qe i ka shpetuar babezise te pushtetareve per ndertim pallatesh por eshte bere gati per tu ekzekutuar.S.O.S. Kerkojme ndihmen tenda qe ta shqyrosh kete problem. Duke shpresuar ne gadishmerine tuaj, ju faleminderit.
Atë pra po presim, të na tregoni kush edhe ku e kanë kap rilindjen prej flokësh.
Ose ndoshta është dhe opsioni tjetër, që Rama është i paaftë të qeverisë dhe i duhet të rrethohet me qen stani si 3K dhe Frangaj për të mbijetuar politikisht.
Drejt eshte shtjelluar por nuk jam dakort qe Frangaj eshte jashte ketyre ndodhive.Ai eshte financuesi dhe i Dhunshmi i Perhershem.Kujtoni si grabiti pasurite e francezit dhe debimi rrugacor i tij, pervec kesaj ai eshte grabites i disa pronave te qytetareve ne Tirane.Disa ceshtje kane shkuar ne gjykaten e Larte po atje jane bllokuar me nderhyrjen e Frangajt.Ky Katunar eshte shembulli tipik i sistemit aktual shqiptar.Rama duket sikur eshte tredhur perballe kesaj zallamahie dhe po vazhdon rrugen e Berishes :Te Hame sa Jemi ne pushtet dhe mbas nesh LE DELUGE (Furtuna).Ai na ka zhgenjyer totalisht.Duket qarte se nuk do ti hyje problemeve sikurse ka premtuar.Jo se nuk ka kellqe! Kur do e nxjerr menjehere matane lumit sikurse beri me Bechettin.Po sa Beketer ka ende ne Shqiperi? Nje nga keto ehte dhe Katunari Frangaj (Shume here me i Zi se Bechetti).
S.O.S
Te njejten gje ka bere Rama edhe kur ishte kryetar bashkie,deri sa e shkatrroi tiranen fare duke dhene leje vend e pavend.Zoti Bushati eshte
koha te beheni bashke dhe pa filozofira e lagu se lagu.Faji kryesor eshte
jo vetem i pushtetarve por edhe kafsheve proviciale si Frangaj qe nuk behen qytetare kurre.Ka ardhur koha e armeve,per rrevolucion se me fjale
nuk jan duke e ca bythen hajdutet politikane dhe ordiner qe kan gjykatat
pas vetes per cdo vjedhje.
Qellimi i ‘Rilindasve’ nen shembullin e rregjimit famekeq Berishist, eshte qe te pushtohet me shqejtesi çdo hapesire e lire e mbetur per te derdhur perseri beton te zi me leket e krimit dhe korrupsionit…
Prandaj dhe Andi me te drejte shqetesohet: “…sa shpejt ka filluar pushteti i ri te kete nevoje per kuajt e ngordhur qe mbrojten Berishen”!
Lum populli shqiptar per te ardhmen e ‘lumtur’ qe e pret…
Analize e drejt per aktualitetin social dhe politik ne Shqiperi. Filozofia e Rames eshte ajo e beut te zones. Ashtu sic Frangaj po grabit Golemin keshtu Kokedhima po sundon jugun. Cdo biznes, cdo leje ndertimi, cdo hipoteke qe jep zvrpp VL dhe SR kerkon miratimin e tij, cdo projekt per investim duhet te marre miratimin e shtabit te Kokedhimes, e shume cdo te tjera. Tregon se pushteti i Rames degjeneroi ne vjedhje dhe sundim i hajdutit ndaj njeriut te thjeshte.
Po ne kete shkrim cgfare hyne KK… Ai eshte deputet i nderuar , krah perkrah me popullin…Ndodh cfare ndodh , shkruani per te.. Na i keni bere Klishe . Nderroni kasete
Analize perfekte. Jane njollosur te gjithe, kjo etje e shfrenuar per para nga te gjitha palet diku do t’ju ngece ne fyt. Po keq fare ama.
Fatkeqesi e Shqiptareve e ka emrin Rama. Cfaredo diskutimi me tej eshte i pa vlere.
Jo, fatkeqesia e shqiptareve e ka emrin;
Ramiz Alija, Fatos Nano, Sali Berisha, Fatmir Mediu, Ilir Meta, Edi Rama e te gjithe kopuket qe kane bere politike pas viteve 90 e deri me sot, por edhe ata qe do jene ne vitet e ardheshme.
Pra behet fjale per nje Komb e Popull te pashprese.
100% dakord me ty.
Nuk do hiqja asnji presje.
FATKEQESIA E SHQIPTAREVE ESHTE INSTALIMI I KAPITALIZMIT DHE SUNDIMI I AGJENTEVE TE CIA-s DHE UDB-se NE SHQIPERI!!
Shqiperia ka marre fund nje here e pergjithmone!
Prandaj njerezit kerkojne ENVER HOXHEN dhe po i a MBATHIN NEPER BOTE!
Shqiperia ketej e tutje nuk eshte ATDHEU I SHQIPTAREVE TE VARFER,POR I MAFIES KRIMINALE QE SUNDON ME CIZNEB E HEKURT NAZI-FASHISTE!!
Kembana e kumbonar!
Do ishte e udhes qe nje rringjeshes i Rames tip me mjeker pak zyre prej itelektuali tip Fuga (Sa i shkon ne Italisht) te kete miresine ta perktheje ne gjuhen e vertete kete artikull tek rringjeshesi tjeter i tij Rama, e jo ne te tijen ku cdo disfate duhet te perkthehet sukses.
Nuk eshte asnje kod ne kete koment timin por nuk e di a po e kupton Lartmadhnia e tij sesa poshte po bie dita dites???
Jo me kot tek Fevziu tha qe une mund te iki edhe para se te me hedhin keta (keta ishim ne se keshtu na sheh si qenie pa vlere e pa rendesi, ndryshe po te na vleresonte do thoshte Sovrani)eshte e turpshme sepse ne kontekstin e artikullit me lart te Bushatit qe per mendimin tim eshte nje perle kesaj here, ai po merr trastat si Naltmadhnia vaktit, si duket gjyshi shofer i oborrit ja paska arritur dites tja trasmetoj te nipit ikjen me trasta plot me pasurine tone!
Tashme ska me ngjyra partie, ketu luhet fati i ndergjges se Sovranit, fati Jone!
A duhen lene me keta njerez te na perfaqesojne (si e keqja me e vogel) zhasin, vjellin, percmojne denigrojne te tallen, te harlagisen ne fund se i bejne te gjitha keto pa i hyre ferre ne Kembe?
Nese Po, shume mire me mijeera te varfer dhe te pasurit nga mendja do ikin sa syte kembet, te mesmit ata qe do rrine do jene likuid e do marrin formen e pushtetit (enes me pak fjale per ata qe done fizike)
Nese JO, atehere duhet nje reagim, duhet me doemos nje reagim qytetare qe te mos udhehiqet nga PD apo cfaredo lloj opozite por nga figura te spikatura te shoqerise e zerit te vertetes. . .
E pastaj une do jem pjese e ketij qendrimi qytetare protestues karshi nje diktatue moralo-ekonomike te Rames e shoqeve te tij!
Aleksander Frangaj njeriu me I urryer nopinjonin tone kombetar..E dim
se demokracia prosupozon barazi te plote,ne lirin e mendimit dhe te veprimit.Natyrisht per tere shtresat e popullit,pa dallim feje,moshe, apo ideje…Duhet pranuar; se me hapien e dyerve te pluarizmit!/
vershuan njerzit si urugane,te kujtonin historin e mesjetes se hershme
Ku barbaret digjnin dhe shkatarronin gjithcka te trasheguar,nga kulturat e lashtesive…Pikrisht ne kete vorbull te krmit politik te
sotem, u dynden njerzit nga Veri-lindia apo Jug lindia,me qellimin e mbrapsht,dhe me shum criminal per te pushtuar pronat e shqiperise se
mesme,qofte te rrethit te Tirones apo dhe te Durrsit..Ky ishte qellimi I ish kriminelit Alija,qe u bazua tek kriminelet,Berisha,Pashko,apo Azem Hajdari,se me zbatimin [natyrisht] prej tyre te platformes se
-KATOVICES- do te arrinin perfundimisht Suprimimin e mbijeteses se popujve te shqiptarizmit..Mos njohja e pronesise e ish pronareve legjitim, na linden kriminelet e te gjitha ngjyrave politike…Ato qe ulerasin si perbindesha te plagosur,dihet se kush jane se kan prezantuar veten..Por cfar mund te thuash per Aleksander Frangajn,qe nuk eshte degjuar as dhe njehere te vetme te ulerase per politiken?/ Pamvaresisht se ne momente te caktuara ky person uleret I ofendon mvartesit e tij,por ky qendrim nuk eshte I natyres se tij,e them me
pergjegjesine me te madhe,se zoteria e tij eshte hipokriti numur 1-njish per te terhequr qeveritaret per hunde,dhe I rrokullis ne vorbullen e tij te krimit ekonomik..Z Berisha e ka pasur [ndoshta dhe sot] si keshilltar personal te krimit te pronave publike dhe te atyre
private..Por me sa duket viktima e rradhes mundet te jete dhe Z Rama..
-Se oktopodin Frangajn nuk nuk ka force ligjore qe ta frenoi,me perjashtim te forces se grushtit qytetar…
Bushati ka të drejtë në ato që thotë, deri sa nuk na sqarojnë “protagonistët” e ngjarrjes, se si qëndron puna…! Për @Korcarin: Dita e kujt SOVRANi, atij “që ka ulur kurrizin dhe ka ngritur bythën përpjetë”…???!!!
Ku e keni postimin e parë
Hapni dosjet, se keni 25 vjet qe po beni shurren kundra eres.
Hapni dosjet, se jo vetem qe shkaterruat ate vend por keni shkateruar njeriun.
Hapni dosjet;qe dhe ai vend te ket shpresen e nje reze drite,te kete nje te ardhme. Mos te qeverisin gjithmone njerez ne pushtet si kriminel te djeshem e ne opozit si hajdut te sotem.
Eshte vone,por nuk eshte asnjehere vone per te verteten.E pa te verteten nuk do kete kurre moral qe vlen. Me hapjen e dosjeve nuk do kishim as kete drejtesi e as kete politik te sotme,se do ta kishin te qarte qe nje dite do gjykoheshin per ate qe kan bere o do bejne.
Ekonomia eshte e lehte te rregullohet,te regullosh njeriun eshte e veshtire,dhe pa moralin e se vertetes eshte e pamundur.
po ik ore derdimen,kelysh i nomenklatures dhe ti mero qe i boton keto pacavure ketij perversi.Po mjaft ore me kete analist te ndyre se na hapet barkun.Ky eshte larva e Nanos dhe nje sharlatan i lindur e rritur ne oborrin e kriminelva te Byrose Politike.Nuk e kuptos perse ju i jipni hapesira ketij njeriu tashme te diskretituar.Media ka per qellim qe te c’orientoje popullin dhe ta beje ate te percare ,qellim diabolik.TURP per ju qe jini antishqiptare deri ne palce.
Doli e vertet qe rilindja ka per himn kengen: DOLI HENA PER KUSAR. E rilinjes tani i k dale Hena, ka dy vjet qe i ka dale Hena per kusaret.
Prandaj rilindja ka si moto: drejtimin e duhur.
I ka dale Hena kusareve tani, e jane versulut kusaret kush e kush te grabise me shume, duke kenduar kengen: DOLI HENA PER KUSAR.
PALACO, QE MUNDOHESH TE ZVOGELOSH PJESEN E FAJIT TE FRANGAJT. JO JO NUK ESHTE NJE PJESEZ E KRIMIT KJO ESHTE NJE PRECEDENT FORCE I PASHEMBULLT QE I ZHYT TE GJITHE SE BASHKU NE TE NJEJTIN NIVEL PERFSHIRJE NE KRIM / KRIMINEL KZ ME MILIARTAT QE KA VJEDHUR , KRIMINEL ATA QE E KANE LESHUAR TE VJEDHE PER TA DJE/ KRIMINELE ATA QE DERI DJE E SHANE DHE TANI E PESHOJNE ME LEJE . FIGURA BUCE TE POLITIKES DHE BIZNESIT QE PROSTITUOHEN DHE PROSTITUOJNE SIPAS OREKSIT
Andi, ç’eshte e verteta, me kete veprim, jo per gje po na ka poshteruar rende. Si mundet qe njeriu te perballoje urrejtjen e njerezve qe i sheh sy nder sy , perdite. Apo ç’them dhe une , po te qe nga ato marka ai nuk i shkonte mendja jo me ti bente ato pune. Po mire mor familjaret e tyre ç’u thone, apo edhe ata i kane veshet dhe syte e zene. NEJSE, ISHALLAH NUK E NDERTON DOT. Vec lutja na ka mbetur. Po do ti qe ZOTI ngandonjihere degjon. Kushedi eshte kjo rradhe.
Skandaloze te ndertohet akoma ne Golem.
Ne Golemin e BETONIZUAR çdo grope qe hapet apo çdo tulle qe vendoset DUHET TE KONSIDEROHET NDERTIM PA LEJE.
Cdo lloj ndertimi ne Golem duhet te ndalohet me ligj.
Ju kapet nje rast dhe shume mire bete por, me shembellen sikur me merak keni per Frangajn sesa per vete ndertimin.
Po ju jap nje shembull tjeter: Perpara Fshatit Turistik tek Pishat e Buta” ne Golem, ISIS-asit e Shpetim Idrizit kane rrethuar me gardh nje siperfaqe te konsiderueshme toke shteterore, destinuar per ambiente sportive e çlodhese – dhe presin rastin me te “pershtatshem per te futur Fadromat.
Denoncimit tone ne Polici dhe organet perkatese te mbrojtjes se teritorit i jepet kjo pergjigje: Prisni se vetem gardhin kane vendosur; akoma nuk po ndertojne (!)
Po mundet verifikoni se do te çuditeni se çfar po ndodh me teritorin.
Bushati ka të drejtë. Shihni sa ndërtime po bëhen në të dy anët e rrugës Kavajë-Vlorë: pika karburanti, fusha sporti, magazina etj. Shkatërrim i tokës bujqësore me lejen e qeverisë apo gjumë i organeve shtetërore? Shkoni në Skelë të Vlorës. Nga ana lindore sheshit ia kanë zënë frymën tri kulla, të ngritura në kohën e Saliut. Nga perëndimi, një kullë 10-katëshe ngjitur me hotel “Internacionalin”. Po nuk mjafton me kaq. Përballë tij po ngrihet një kullë tjetër e paligjshme (me lejen abuzive të Gjikës), që, edhe pse në gjyq, po ngrihet me shpejtësi lart. Pra, pallatin e Bashës e hodhën në erë, këta të militantëve lartohen. Dhe unë që shkruaj kam votuar “Rilindjen”!!
Të gjithë e kuptojnë se kemi të bëjmë me një akt të turpshëm që njollos qeverinë me Edi Ramën në krye. Me veprime të tilla Edi Rama po mbjellë furtunën për shembjen e tij.
Bravo Andi. Po kush te degjon? Drejtesia?
Nese eshte keshtu eshte turp,por nga goja e atij qe nuk eshte me i mire se FDrangaj nuk e besoj…!!!!!???
Hej mero baze sa loj te bukur po beni me anducin osht i e thonme vjeter un shof mullinin qe punon po ujti spo e mor vesh ka po i vje
Edi Rama po tradhton 1 miljon vutues. Nese nuk eshte tradheti e Rames le te rreplikoje me gazetarin Andi Bushati. Nuk kam se çfar te shtoj, kur zoti Bushati i ka sqaruar te gjitha. Nuk ka lene vend me i shtuar dhe nje presje.
O ED RAMA PO NA PRET NE BESE TE GJITHEVE ! KUR TA DHAME SHANCIN PER TE
NA UDHEHEQUR E BEME QE TE NA HIQJE QAFE GRABITESIT E KETIJ VENDI SIC JANE
SAJMIR MANE DHE ALE FRANGAJ ! TURP TURP TURP
Shqiptar:Gjithe kjo maskarade e nisur 25 vjete me pare nga Ramiz Komunsiti , e zbatuar nga Sali Serbi, Nano Droga, Ilir Merda dhe se fundi Edi Qeni si dhe me ndihmen e agjenturave Sllavo-Greke ka nje qellim. Shkatrimin e cdo qelize te asaj qe mund te quhet shtet,ekonomi, ushtri, shendetesi,arsim, kultur, gjyqesor, sherbim sekret e shume te tjera. Te gjithe kane te njejtet mesues dhe sponsor nga mbrapa. Te dyja partite sponsorizohen nga qarqet Serbo-Greke dhe qellimi eshte i njejte: Nje agoni pa fund per popullin mjeran shqiptar. Ky eshte qellimi jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosove. Mos kerkoni kot se koti te bej gje Rama . Ai thjesht do kerkoj te mbaj dhe te shperblej ata qe e sollen ne pushtet , si dhe ata qe ai i konsideron te rrezikshem ne luften e tije per te mbajtur pushtetin. Te gjithe te tjeret do perdhunohen me taxa ose me pushime nga puna. Perderisa ai nuk ve dore mbi krye-kriminelin dhe agjentin e Serbeve SRB kam bindjen e thelle dhe ndergjegjien e paster qe Edvini eshte pjese e ketij skenari ogurzi. Kush do bast qe spiunazhi po pregatit Erion Veliaj per te vazhduar kete skenar krahas atij te Lul Kingut qe dihet?
Sikur ate grope ne Golem ta kishte hapur nje kushdo,nuk do te kishte kete reagim.Rama ne ate grope ne Golem po varros perfundimisht Rilindjen e tij dhe partine socialiste,pikerisht pse ate po e hap personi me i urryer i pushtetit te djeshem Alexander Frangaj.Te gjitha letrat u hapen,Se kush eshte Frangaj per votuesit e Rilindjes,eshte e qarte dhe nuk po e zgjas.Edhe sikur Berisha me Jozefinen te ishin dje ne Golem ne drejtim te fadromave,do te gjindej nje ndjese justifikuese.Deri dje edhe per kryeopozitarin Edi Rama ftyra me e qelbur e Berishes ishte Sandri,gjersa i conte te fala Sandrit dhe jo Beriushes.Po nuk e marrim dot kthesen kaq shpejt mor zotni!Ne ate grope qe po hap Sandri ne Golem eshte varri jot Edi Rama!Mos e harro kete!
Nje nga te paktet qytetar te mirefillte te Tiranes dhe Shqiperise qe jep kanntributin e tij ashtu sic duhet pa u ndikuar nga interesat e momentit.
Pershendetje nga larg zoteri Bushati.
Qe edi I ka hequre Breket ket e kemi pare pa u future ne politik po qe do I kethente b… Sandrit nuk e besonim
Per here te pare i themi Andi Bushatit B R A V O ! Bravoooooooo!!! Artikull
shume objektiv dhe pa parti-pri …..!!!!
Dhe nje turp i madh per Edi Ramen ! I lire ne miell dhe i shtrenjte ne
krunde …..!!! Ku jane ato thenjet tuaja te fameshme :”Te fala Sandrit’!
Qe edi I ka hequre Breket pa u fute ne politik ket e dime te gjith shqiptaret por qe ti kethente b…Sandrit te opinionit ket nuk e kemi besuar.
Sa paska patur per te vjedh kjo Shqiperia jone e vogel!!!!!!!!!!
Ziti Frangaj ben cfare te doje, se e mbron ligji,politika ne Shqiperi, Ben ligjet e pasurimit te horrave bastardeve me te felliqur te gjoja kohes se demokracise, qe populli po vuan shume, politike eshte nje aizberg qe e ka ven poshte ate popull, kurre sme vete mendja te kthehem atje, vetem vij me pushime per tu cmalle, se me mungon atdheu im, por ai vend nuk I ofron asnje qyteteri te ndershem asgje vetem e varfer on ate ne cdo kuptiim
Rama e ka hedhur ne gjirizin e ujrave te zeza moralin dhe karakterin !
Turpi botes ! Ku eshte fraza e jote: ”te fala Sandrit” ? Edhe kete e
ke hedhur ne hale dhe shkon pa pike dinjiteti si lapanjoz tek hija e ze-
ze e gazetarise shqiptare, B.F. A do me ba politiken ”e madhe” europia-
ne duke perkedhelur opozitaret dhe duke shkelmuar ata qe te dhane voten !?
Kaq mosmirenjohes te jesh more turpi botes !!!!