Eduart Ndocaj, ka marrë votat e anëtarëve të mazhorancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të qenë deputeti më i ri i Partisë Socialiste për Qarkun e Lezhës.
Ndocaj ka qenë në listë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 dhe ka bërë fushatë në zonën e Mirëditës. Mirëpo nuk kaloi shumë dhe u zhgënjye nga mazhoranca dhe në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, kandidoi në postin e kryetarit të bashkisë Lezhë për demokristianët.
Jo i asaj të Nard Ndokës, por i një prej partive demokristiane që janë në qarkullim. Tha shumë kundër Edi Ramës dhe lidershipit të mazhorancës sa e cilësoi “Rilindjen” si “farsë”.
Ja çthuhet në faqen zyrtare të Ndocajt: “ne me shume se 1 vit z. Ndocaj ka qene zeri i vetem ne mbrotje te socialisteve te ndershem te neperkembur e te tradhtuar nga Rilindja. Z. Ndocaj, gjithmone ka qene prane familjeve nen nevoje e do te vazhdoje te jete, sepse kjo eshte menyra e te berit politik. Pa konceptimin social, shtetin rrezikon te kthehet ne nje oligarkike me orientim diktatorial, ashtu sic po ndodh tani”.
Por sot Ndocaj, që shumë e quajnë “kaubojsi” ka ndërruar mendje. Ai i qëndron besnik mazhorancës dhe sulmon opozitën.
“Lajmin e votimit tim nga KQZ e mora ne pune duke filluar nje kantier te ri. Ky eshte nje shembull edhe per koleget e mi qe me pune duhet te ecim gjithmone me pune. Ndjej keqardhje per koleget e PD qe nuk me votuan.
Do te thote se Opozita nuk e ka seriozisht dekriminalizimin, por e ka thjeshte politike.
Falenderoj institucionet dhe personat qe besuan tek une e me votuan”, shkruan Eduart Ndocaj, në faqen e tij në Facebook.
Ndocaj është 40 vjeç ka lindur në Manati të Lezhës dhe është diplomuar për gjeometër dhe titullin e ka marrë nga universiteti Italian Pacioli.
Por siç thotë dhe vetë, ushtrinë e ka kryer në Pashaliman dhe ka qenë polumbar.
Është i martuar dhe ka 3 fëmijë.
Aktualisht jeton në Itali ku drejton një biznes ndërtimi, ku ushtron profesionin e tij si gjeometër.
Trupa e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve mori vendimin e kalimit të mandatit Eduart Ndocajt mes debatesh proceduriale, por votimi 4 me 3 në fund miratoi këtë akt. Vendimi final i takon tani Kuvendit. Tesheshi.com
Me 8 mije euro deputet !!!!!!
Dreke per liderin e RIPJELLJES !!!
Nqs eshte puntor i zoti bravo i qofte , por per nga intelekti nuk ben per deputet , nejse ky eshte e keqja me e vogel ne at KURVAMENT KRIMINELESH!
Te mesmen kur do ta kryej ky deputeti?
Ky te mbaroje klasen e 8 se e ka lene pergjysme kur eshte larguar, e pastaj te behet gjeometer e tema. Ky sdi te shkruaje shqip e as italisht, shikoni profilet e tij ne fcb. Ka 100 profile, madje ka hapur faqe me “Eduart Ndocaj Nderi kombit” hahaha copa injorantit
Nga pamja duket OK.
Po kjo qenia njerezore Ndocaj o shoku gazetar i bie te jete me shume se 50 vjec te pakten.
Sepse na thua se e ka bere ushtrine ne Pashaliman dhe ka qene polumbar. Pashalimani ka 25 vjet qe nuk funksionon!!
Beje dhe njehere llogarine o “kristals” edhe na dil prape e na rishkruaj per kete buallin ndocaj, jo per gje po
te vijne dhe njehere tjeter zorret ke fyti!
Pu,pu,pu,pu,pu. cfare behet ne kete vend.
jeton ne Itali?
po c na duhet ketu?
apo nje kembe e nje xhep ketu e nje kembe e nje dore per te shpenzuar ne Itali….turp
Po taksat e tatimet ky i paguan ne Itali. Tani vjen e merr edhe rroge tek ne pa asnje kontribut. Turp Rilindje rrumpall. Hajde deputet hajde. Po ky do jete me i mir…se ka te tjere me keq. Nuk keni pare gje akoma.
Ky katnari nga Lezha, ne vijim te katnareve te tjere te kesaj zone (Frangaj, Preçi, etj.) do te kete padyshim nje te ardhme dhe karriere te shkelqyer ne Shqiperi! Pasi te mbaroje me ‘lehtesi’ 8-vjeçaren, Ndocaj do te ‘diplomohet’ me shpejtesi per jurisprudence tek ndonje universitet si “Vitrina”!
“Aftesite’ e perftuara ne shkollim, se bashku me ‘eksperiencen’ e vyer ne Itali, ai padyshim do t’i vere me ‘sukses’ ne sherbim te popullit lezhjan…