Një ide e mirë e Erjon Veliajt, por…

26 Tetor 2015, 18:46Politika TEMA
Një ide e mirë e Erjon Veliajt, por…

Nga Mentor Kikia

Të djelën pashë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, mes banorëve të fshatit Baldushk, të cilët kishin organizuar një panair të prodhimeve vendase, ose bio, sic quhen ende.

Një gjë e bukur vërtet.

Veliaj bëri thirrje që të gjithë banorët e Tiranës, të tregohen patriotë, të blejnë prodhimet e fshatrave të Tiranës.

Kështu, paratë do të mbeten po këtu, fshatarët do ti shesin prodhimet e tyre, do të mbjellin më shumë dhe banorët e qytetit do ti kosnumojnë ato më të freskëta. Pasi, ndërsa fshatarët rropaten arave për ti prodhuar e më pas shumicën i hedhin spese s’kanë ku ti shesin, tregjet e kryeqytetit mbushen me prodhime greke e maqedonase, që nuk janë më të shijshme.

Por, ka një problem.

Ideja dhe thirrja e kryetarit të bashkisë është vërtet shumë e mirë, por tregëtia nuk lidhet fare me patriotizmin.

Pasi historia ka treguar se tregtarët kanë bërë biznes edhe me fashistët edhe me nazistët gjatë Luftës ë Dytë Botërore, e jo më me grekët e maqedonasit tani.

Fshatarët nuk mund ti sjellin prodhimet e tyre me kosha e arka në qytet, e ti shesin pshtë urave.

Nëpër disa zona(si në Lushnje psh) janë krijuar edhe pika grumbullimi, por këtë biznes e kanë zaptuar matrapazët, që ua blejnë domatet fshatarëve për 100 lekë të vjetra e na i shesin neve 1000 lekë.

Këtu duhet të hyjë qeveria me politikant e saj.

Para se ti kërkojë NIPT fshatarit me gomar, t’ia mbledhë rripat atij që fiton nga domatet 10 herë më shumë se fshatari që e prodhon.

Ta bëjë markë atë prodhim, që unë ta di që kjo është domate Baldushku dhe jo Follorine apo Janine.

Dhe atëherë patriotizmi nuk është thjeshtë një thirrje “o sa mir me qen shqiptar”.

Megjithatë veprimi i kryetarit Veliaj ishte për t’u përshëndetur.

Në këtë vend nuk mungojnë njerëzit punëtorë, por kur mundi nuk shndërrohet në para, askush nuk ka dëshirë të punojë më.

24 komente në “Një ide e mirë e Erjon Veliajt, por…”

  1. 1974 says:

    Kujdes me kritikat morr qen i Saliut…

    1. pse ofendon says:

      Nuk ke pse shan.Po spate argument mos fol. Eri ben shume show dhe tani nuk kuptohet kur e ka me gjithe mend dhe kur ben gjoja.

      1. Argita_B says:

        Erjon Veliaj ben show e vertet, biles e egzagjeron pasi fundi i fundit eshte zgjedhur te punoje e jo te na dale ne televizor per dite. Per sa i perket artikullit te Mentor Kikes, me duket artikull bosh, medioker, artikull tipik i nje gazetari qe nuk del kurre ne terren, pra nje artikull qe ndot faqet e internetit dhe desinformon.
        Se pari, si mund te qush matrapaze ndermarjet qe blejne fruta e perime ne pikat e grumbullimit nga fshataret!!!
        Mentor, kokerr idioti a ke qene ndonjehere ne ato tregje, un po Mentor, dhe pse jetoj Europes.
        Fshatareve shqiptar nuk pranon te shesi perimet jo me me pak se 20% te çmimit te tregut ne detaj!!
        Po si mundet qe me 20% diference bleresi te mbuloje dhe transportin, humbjet qe vijne nga firot, luhatjet e mundeshme te çmimit ne treg, pagimin e taksave, qirane e dyqanit apo magazines, dritat, ujin, taksat per shtetin!!! Fshatari shqiptar preferon te hedhi mallin se sa ta shesi me nje çmim ku te gjitha palet mund te jetojne nepermjet fitimit.
        Nuk duhet pergjithesuar çdo gje po kjo eshte gjendja ku gjendet bujqesia shqiptare, pra me e lehte te blesh te greku se sa te fshatari shqiptar.

    2. Tironci says:

      pallosh, drejt e ka gazetari, une dua ti blej ato prodhime, pse mos hapet nje treg vec per fshataret e fshatrave perreth te cilet ti shesin ato me cmime te leverdisshme, jam i sigurte qe do kishte goxha kerkesa per ti blere ato, nuk ka pse te rropaten fshataret neper pika grumbullimi, secilit fshatar ti jepet nje nipt apo license dhe te shese ne tregun qe eshte apostafat per cdo bujk apo prodhues. Keshtu dhe dynjaja e di ku blen prodhime vendi.

      1. Bleri says:

        Jetoj ne Svicer, ketu ata qe merren me bujqesi kane te drejte qe te shesin produktet e tyre bio ne te gjitha merkatat ditore dhe nuk kane asnje obligim per tu pajisur me kod fiskal.

    3. Thomaidha says:

      Jam banore e Yzberishit,nje GETO E FELLIQUR jo me larg se 3 km larg qendres se Tiranes!
      Ky Veliaj nuk merret me problemet themelore te BASDHKISE SE MADHE,por ben SHOW MEDISATIK!!
      Per cfare ka shkuar Erioni ne panairin e Baldushkut???
      Mos i duket vetja sikur veshte Xhelil Gjoni dikur???
      Akoma nuk e ka kuptuiar bky djalosh TRA-LA-LA qe jetojme ne KAPITASLIZEM dhe se PRODHIMIN DHE SHITJEN e tij e rregullon vetem tregu e jo shteti???
      Pse nuk vjen ky kryetar nje here te shikoje GETON e Yzberishit qe ka pothuaj te gjitha rruget e rruget e pa shtruara,plot balte ne dimer e pluhur ne vere,qe ka nje LUKUNI prej 200-300 qensh, qe nuk guxojne femijet te dalin ne rruge se i turren njehereshi 20-30 qen per t’i SHQYER???
      Gjate veres nuk guxojme te nderim rrobat e lara ne ballkon dhe as te hapim dritaret se na mbushen me pluhur!!!
      Prane ballkonit tim ksalon 2m afer linja elektrike,qe po te zgjatesh krahun te ze korenti!!!
      Uji qe furnizohemi PAGUHET PER UJE TE PIJSHEM,por ai eshte vetem per te lare wc-ne!!!
      Garazhet apo bodrumet poshte pallateve jane private,ka biznese si servise, saldatore,marangoze etj,por energjine elektrike e vjedhin nga linjat e shkalleve te pallatit qe e paguajme ne banoret,ndersa eletricistet heshtin se jane te korruptuar!!!
      Duku Erion Veliaj ne Yzberisht dhe bej ZAMET t’i heqesh licencen firmes hajdute te URBASNEVE qe nuk pranoojne ABONETE,KARTAT E VETERANEVE,INVALIDEVE etj!!!
      Pse hesht,cfare te mundon,apo je edhe ti i KAPUR PREJ TYRE???

      1. Ilirjan says:

        Te pakten e morrem vesh qe je prodhim “getoje.” Ptu ere e keqe!

    4. tini says:

      e nga e di ti qe eshte qen i saliut ,cfare kulture paske ,duhet te mesosh akoma

  2. futja pordhes says:

    O 1974 ia ke fut pordhes – mentor kikia eshte nder gazetaret me korrekte dhe me objektiv.

  3. Mentor bravo per shkrimin …je shume i sakte e i drejtperdrejte

  4. niku says:

    Perpara se tua mbledhe tregtareve duhet qe fshatari (edhe ai me gomar) te formalizohet. Ku do ta shkarkoje tregtari TVSH? Apo ta paguaje ai. I ul cmimin fshatari qe te mbuloje TVSH qe I llogaritet e plote. Po I mori nga Follorina ka nje cmimin te deklaruar dhe nje TVSH te llogaritur. Me bujqesi te paformalizuar edhe industria perpunuese nuk zhvillohet se duhet te bazohet te malli I importit. Dhe pastaj shpiken skema faturimi apo autofaturimi nga me te cuditshmet qe lene shteg per abuzime.
    A me thoni pse qumeshti qe blejme behet me qumesht pluhur dhe jo te freket dhe fabrikat po falimentojne njera pas tjetres? Dhe fshatari derdh qumshtin por nuk formalizohet.

    1. niku says:

      Pse vetem tregtareve jane te keqinjte? Po fshatari qe nuk le pesticid antibiotik dhe hormon pa petdorur? Apo ai ka gomarin dhe …..

  5. Ermal says:

    Per punen e markes te njejten gje mendova dhe une kur pashe dje postimin e Veliajt. Une jam pro konsumimit te ushqimit Made in Albania dhe mundohem qe te blej sa me shume te tilla, por frutat dhe perimet eshte e veshtire t’i identifikosh nese jane shqiptare apo maqedonase dhe greke.
    Shteti ndihmon deri diku me politika, por duhet fermeri te bej nje hap perpara ne kete drejtim e mos presi nga shteti.

  6. Alex says:

    Ideja eshte e mire dhe plotsisht e realizueshme!Tashti nuk ka dhe shume fsahatare me gomere, por shume nga ata kane furgona. Ktu ne greqi cdo dite ka pazar (laiki) ne lagje te ndryshme te qyteteve.Me pak organizim ajo mund te realizohet dhe ne Tirane!Gjithnji egzistojne menyra per te gjetur zgjidhjen , qe shpesh e kemi para syve!

  7. BARDIAMAA says:

    SI IDE ESHTE ME TE VERTET E MIRE,AQ ME TEPER NE LUSHNJE QE QEKAN KRIJUAR DHE MAGAZINAT,TE CILAT DUHET TE JENE ME FRIGORIFERE DHE JO NJE MAGAZINE POR PSH NE TIRANE DUHEN 6 MAGAZINA MADJE 7 SEPSE 4 NE QYTETIN E TIRANES E TRE PER KOM,BATHO,LAPR.POR KETOMAGAZINA DUHET QE SARTE
    EJCILA TE KETE NGA 2 FURGONA QE TE SHKOJNE DHE TE BLEJNE DIREKT NE F

    SHAT MALLRAT,ME DITE TE CAKTUAR.ASHTU SIC E MBLEDHIN DHE QUMSHTIN FABRIKAT E PERPUNIMIT TE TIJE.KJO DO RRISE EFEKTIVITETIN DHE KONKURENCEN.NUK DO SHKOHET ME NE GREQI APO MAQEDONI SE FSHATARI DO I PUNOJ TOKAT DHE DO MBJELLE ME NJE PLANIFIKIM FSHATI.SEPSE SDO MBJELLIN TE GJITHE DOMATE APO KASTRAVECAGJITHE TOKEN APO SIPERFAQEN ME TE MADHEME KTO ARSOTIMENTE.NE NJE FARE MNYRE MAGAZINAT DO TE PERCAKTOJNE DHE SASIN VJETORE QE U DUHET PER TREGUN E KOHA DO NXJERRE DHE DETYRAT.KETO STATISTIKA DO PERPUNOHEN NGA EKONOMISTE DHE REZULTATET DO JENE SHUME TE AFERTA.KETU DUHET TE KETE BASHKEPUNIM SHTETI BANKAT E MINISTRIT QE TANI PER TANI KANE NGA 400 500 VETE DHE TER DITEN TJERRIN LESH.KJO KOHE DO VIJE POR TE VIJ SA ME SHPEJT DHE PA DHEMBJE,DUKE KOMUNIKUAR DHE ME RRETHET.PO QE TI ORGANIZOSH KETO NE FSHATRA,E HA QERAJA RRUGES CMIMIN,PA PYETUR QE JO TE GJITHE KANE MAKINA.
    BARDI

  8. Opinionisti says:

    Me duket se Kikia ka ikur per lesh.
    Te nderhyje qeveria per cmimin e blerjes ne depo grumbullimi dhe cmimin me pakice!!!

    Ke ngaterruar epokë lali. Futi nje uje surratit perpara se te shkruash karlleqe te tilla here tjeter.

    1. pse ofendon says:

      Lexo me vemendje se Kikia ka te drejte ne gjithcka thote. Nuk thoteqe qeveria te vendose cmimet por thote qe te formalizoje kete segment te tregetise qe fitimi mos ti shkoje plotesisht tregetarit por te fitoje edhe fshatari. Lexoje dhe nje here se nuk ben mire.

  9. Dr. Elisa says:

    Ngelen duke thene bravo e gjithashtu duke share, po nuk arrij ta kuptoj fare se gjithe diten lehni ham ham ham sa per te djathte e per te majte dhe askush nuk na paraqet alternative per zgjidhjen e nje problem si ky ne fjale.

    Zoti Veliaj, per fermeret lokale do beni mire qe te ishte rezervuar nje pazar I posacem cdo fundjave ose nje vend te caktuar ku njerzit e interresuar te sjellin produktet e tyre dhe ti shesin.

    Koncepti “Farmers Market”. Cdo fundjave tu lejohet fermereve locale te shesin produktet e tyre ne nje vend te caktuar. Kjo ndodh ne shume vende te botes qe kam vizituar dhe jetuar/jetoj.
    Canada, Amerike, Meksike, Moraco, Gjermani, Angli. Ne qytete te vogla dhe vende te caktuara lejohej shitja e fruta-perimeve bio nga fermere locale,ose dhe produkte te tjera te prodhuar po nga e njejta zone.

    Jepini mundesi jo vetem me fjale dhe reklama.

  10. pjatalarsi says:

    E nise mire me kritiken mentor kikia, por e perfundove keq! Sepse dhe ti bere moral, duke keshilluar shtetin tu vere fre matrapazve. Mirpo ti e di se tregu ka lirine e tij. Mjafton qe shteti te garantoje konkurencen e lire, dhe matrapazet zhduken vetvetiu. Ndaj s’ka nevoje per moralizime.

  11. Bedri Hima says:

    Mentor, ja bera cik reklame Eri Velit se spo ja var njeri. Mire bere. Po pastaj?

  12. Kris says:

    Sa veshtire eshte te hapen pika shitje per fshataret te pakten nje dite ne jave, te paguajne nje tarife te caktuar per te dhe te shesin produktet e tyre.

  13. ! says:

    konsumuesit kudo ne bote po behen me te ndergjegjshem ne kontrollin e marketit, vetem keshtu i pritet koka gjarperit monopol qe ka krijuar kapitalizmi.

  14. gimi says:

    bravo, te ky shkrim ska lidhje fare politika…..kjo fryme duhet trumbetuar

  15. turi says:

    Ideja eshte shume e mire . Bashkia duhet t organizohet te vendosi politika favorizuese duke krijuar nje biznes te kontrolluar nga vet fshataret , psh fjala vjen ata duhet te krijojne shoqatat e tyre . te jene keta qe diktojne cmimet e tregut, te jene keta qe te shesin malli, Bashkia duhet ti caktoj vendin, ti marr qirane, dhe keta te shesin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje