“Kur na vizitoi ministri kroat në Tiranë, iu prish makina në mes të rrugës. Ndërsa makinës së ministres italiane iu dogj motorri”

26 Tetor 2015, 13:10Politika TEMA

Këto ditë ka hapur shumë debat, porositja e disa makinave nga ana e qeverisë.

Debati është nxitur më shumë prej faktit se qeveria ka vepruar në mënyrë jo shumë transparante.

Por, ish-ministri Dritan Hila shkruan se një shtet serioz duhet të pajiset me makina të mira.

Ai merr si shembull periudhën kur ishte zv.ministër Mbrojtje, kur edhe kanë ndodhur incidente me personalitete të huaja, pikërisht për shkak të makinave.

Në mandatin e tij të parë, Berisha ndërmori një iniciativë sa populiste aq dhe bigote. Konsistonte në heqjen e shoferëve për zyrtarët e lartë dhe privatizimin e makinave që këta kishin në dispozicion. E gjitha ishte gjellë për dhëmbët e propagandës. Në fakt ishte korrupsion i pastër shtetëror. Pasi spastroi administratën dhe vendosi njerëzit e tij në postet kyçe, i doroviti edhe me makina. Autovetura dhe fuoristrada me pak mijë kilometra u shitën për një copë buke. Ndërkohë zyrtarët pasi futen makinat në garazhet e tyre, morën makina të tjera nga parqet e dikastereve me po ata shoferë që kishin. Qeveria miratoi edhe një vendim që i kompensonte me qindra mijëra lekë zyrtarët për të përballuar lëvizjet me makinat e tyre ose taksi! Tjetër shpërblim ky. E gjithë kjo ndodhte në kohën kur djali i Berishës lobonte për Gërdecin, ndërsa Berisha vete kishte veshur mantelin antikorrupsion te Robespierit dhe sokellinte kundër vaskave prej floriri të opozitës.

Me ardhjen e qeverisë Rama në kuadër të programit “Shfaqja vazhdon”, kryeministri ju hoqi zyrtarëve kompensimin financiar. Një lloj poshtërimi tipik prej sundimtari oriental nga kryeministri i cili hidhte në gojën e turmave bashkëpunëtorët e vet dhe e sadizmit të këtyre të fundit për qeverisësit e tyre, sa nuk është e vështirë të kuptohet pse ky vend ka këtë klimë pabesie totale. Por këtë rradhë vartësit e Ramës lëviznin ose me makinat e tyre ose me ato të superamortizuara që kishin mbetur nëpër parqe. Komentet, shkrimet, ku gazetarë dhe anonimë kënaqeshin që shikonin në hall zyrtarët e shtetit të tyre gëlonin, a thua se i detyronte kush ti votonin. Qëmtoheshin shembuj nga shtete të zhvilluara si Norvegjia apo Suedia, dhe kërkohej paralelizëm më pocaqillëkun e Tiranës ku nuk ke ku parkon.

Një shtet serioz, nuk lë zyrtarët e vet të telendisen rrugëve. Edhe një vend si Shqipëria, duke pasur parasysh nivelin e rrogave, trafikun publik mizerabël, sistemin rrugor sklerotik dhe mungesën e pakingjeve qytetës, nuk mund të marrë shembujt nordikë apo britanikë. Si mund të mendohet që një zyrtar të shkojë në takime apo mbledhje me makinën e tij, dhe nuk ka ku parkon. Apo të udhëtojë me sistemin publik që nuk ka as kushte, as orare. Si mundet komandanti i Forcave Tokësore, Ajrore apo Detare, një njeri që lëviz qindra trupa e mjete, të udhëtojë me autobuzat e linjës?! Pasi sipas ligjit, kështu është.

Në një vit e gjysëm eksperiencë qeverisëse, kam përjetuar situatë tragjikomike. Tre herë kam mbetur në mes të rrugës duke shkuar në takime pune me të huaj, nga difektet e SEAT-it që kisha në përdorim nga parku i ushtrisë, një biçim bidoni me katër rrota. Në pritjen e ministrit kroat të mbrojtjes u prish në mes të rrugës nga Rinasi makina ku udhëtonte kabineti i tij. Ndërsa kur erdhi ministrja italiane e mbrojtjes, për fat që ajo udhëtonte me ambasadorin e saj, pasi makina e planifikuar, një LANCIA e superamortizuar, ju dogj motorri në mes të rrugës.

Shteti serioz nuk mund t’ia lejojë vetes një situatë post “revolucioni kulturor” kinez. Sjellja e qeverisë së shkuar, është në vazhdën e papërgjegjshmërisë së saj në qasjen ndaj shtetit. Do të ishte dinjitoze që qeveria aktuale të pajiste zyrtarët e saj me makina dhe ndryshonte ligjin pugaçovian të Berishës. Sa i takon markës dhe çmimit, mund të blejë 3 ose 4 makina me çmimin e një Jaguari. Dhe kryeministri mund të jetë i qetë se bën një qasje dinjitoze në ndërtimin e shtetit, por dhe mos të merakoset se ku do të shkojnë paratë. Vaji do të bjerë gjithmonë në lakra. Por të paktën, funksionarët e shtetit do të kenë mundësinë e një prezantimi dinjitoz”, shkruan Hila.

24 komente në ““Kur na vizitoi ministri kroat në Tiranë, iu prish makina në mes të rrugës. Ndërsa makinës së ministres italiane iu dogj motorri””

  1. ZahoKoka says:

    Edi Rama mos i ble 44 veturat “Jaguar” se do te mbeten ne fyt!

    1. mumi says:

      Ket budallliqe qe thote Hila mnuk jane justifikim qe te harxhihen lek. Parku i delegacioneve prandaj ka qene. Krijohet nje flote me 12 makina dhe jane per delegacionet

  2. teNi says:

    Ore zoteri e kam shkrujt dhe ne nje koment tjeter Jaguar nuk eshte ajo makine e shtrenjte qe ka qene dikur . Esht me e lire se mercedes e bmw tani

  3. X says:

    E ka bekuar zoti ate vend poshte kalon lumi dhe njerzit thone nuk kemi uje per te pire.LOL

  4. Artan says:

    Z Hila qenke bere dhe specialist makinash!? Ja cfare flet doktori merret me rritjen e peshkut, inxhinieri me projekte sociale mesuasi behet leter shkrues ndersa Ti, nje ish Zv Minister dhe specialist makinash!
    Si qutetare i vetedijshme jam dakort qe duhene makina vetem se po te kujtoj dicka meqe ke qene dhe ish zyrtare me korrupsion vetem makina rrangalle do marresh ndryshe nuk ke si ja ben i dashur. Korrupsion ne mirembajtje ku rrezik edhe ti ke marre para nga ato qe na vidhen neve perdite nga aparatcike si puna jote sjellin keto rezultate
    Di ti i nderuar se ku shitet ky tip makine qe po marrin ish koleget e tu? E di qe apo valle se ku eshte servisi i kesaj makine? DI ti gje sesa shtete marrin kete lloj makine?? Di ti gje sa Shqiptare nga ato parrellinjte sic je dhe ti kane blere makine te tille meqe ke me mijera Audi, Mercedes apo BMW?
    Ja pra ky eshte thelbi jo makina qe ti ke perdore apo Ministria Kroate ka perdorur.

  5. Arianiti says:

    Ik more palaço se na mbushe mendjen me prezantimin dinjitoz, sikur nuk e dinë të tjerët çfarë republike bananesh je na ka mbetur ti shëtisin me makina të mira. Pastaj shteti ka një park delegacioni që është super I pajisur me makina. Po lini benzat të kalben aty kur një pret tyre kushton sa 3 Jaguar që duan të marrin këta hajdutët me qera. Po të jetë shteti tamam bën kontratë me një nga firmat e mëdha të prodhimit të makinave dhe merr makina prej tyre me kushte preferenciale për të tëra dikasteret përfshi dhe policinë duke përfshirë në kontratë dhe një çmim fiks vjetor për shërbimet që të mos bëje 100 tender. Po këtu janë hajdutë që duan të duken dhe mirë në publik sidomos kur të vijnë të huajt.

  6. kuli says:

    e mor idiot mimister,ske nevoj per xhaguar se edhe kia te reja ste lene ne rruge.
    Mire tha njoni me siper, do ju ngelin ne fyt, njerzit skane buke te hane…

  7. Loni says:

    Te blihen fiat punto, jane te mira dhe kushtojne lire dhe per pjese kembimi, me leket e kursyera te pahuhen punetoret, pensionistat, etj

  8. kuq e zi says:

    seshte nevoja per nje artikull sa nje carcaf me na mbush mendjen qe qeveria ska gabuar
    pse nuk flisni per makinen qe bleu berisha 700 mije euro
    e bleu si kryeminister si privat qysh????
    nqs e bleu si kryeminister duhet tja linte pasardhesit e kshu me radhe pse botoni vetem gjysma info gjysma te verteta gjysma jene qe ne lindje qe ne gen

  9. Gjergji says:

    O Ram fara (ngaqe ke pas ngrene fara tek cepi i pallatit)

    po nqs po te vjen turp nga te huajt shko bleji makinat me ate 200 milioneshin tend por jo me leket e popullit te robtuar qe nuk paguan dot dritat.

    Te huajt duan te shohin shtet (dhe jo republike bananesh) si edhe vete shqipetaret dhe nuk jane keq me bredh 200 metra me makina luksoze.

    Ti bej shtetin o injorant klasik se te gjithe jane gati te bredhin edhe me qerre neper Shqiperi se nuk kane ngele keq per makinat a tua te korrupsionit.

  10. nji uj selite te lutem says:

    O HILA rrespekte per artikullin, ke vetem nje difekt kur thua qe komandanti forcave ajrore e detare iken me autobuz,per çfar force e ke fjalen zoti HILA per forcat e natos, se ne nuk kemi me forca ajrore ka mbetur vetem emri se nuk kemi as nje avjon luftarak nuk kemi asnje anije lufte apo nendece,keshtuqe jam i mendimit qe ktu ja fut kot, per çfar ta doj makinen ky komandant formal qe nuk ka gje ne depo per te bredhur neper plazhe muajt e veres, çfar sekreti ka nje komandant qe nuk ka as flot ajrore as detare por ka vetem titullin qe te mar at rrog nga taksapagusit SHQIPTAR po ik ore se le nam, me kto forca qe u varrosen me sistemin e shkuar,ne nuk kemi as nje mut nga ajri dhe deti kemi vetem ato skafet me nje top 100 milimeter te lyer me boj, mjaft se naj shpifet na hapet barkun,ne vetem pordhen dhe rreklamen kemi sot dhe asgje tjeter, ik or zotni qeveria te ler nje oficer te thejsht per kto dy forca qe nuk egzistojn te mari nje rrog dhe kaq doni ti jepni dhe vetur te shesi pordh komandanti i nje force imagjinare qe nuk egziston me,siç jan forcat ajrore dhe detare imagjinare le ta imagjinoj dhe ky komandanti veturen ne dispozicion.

    1. Bakiu says:

      Po Force Tokesore ka? Po ushtri/Force te Armatosur ka me tanke, topa, mjete te renda? Po te vijohet me kete logjike ne nuk jemi as republike babanesh, pasi keto republika kane Force te Armatosur, ndoshta per show po e KANE.

  11. jxo says:

    Të marrin çfarë marke të duan, por ta meritojnë dreqin, ashtu si çdokush tjetër.
    Çja kam zili atij Singaporit – me kinezë kapërceu nga bota 3 në të parën për 20 vjet. Qeveria më e paguar në botë , dhe shumë e ndritur.
    Sikur…

  12. Pelasgian says:

    O HIlE O SKILE …Ti mor cope muti e plehre e pariciklueshme e paske hallin tek pushtat dhe jo tek populli ?

    Pra gjithe ato gjera qe nuk funksionojne qenka faj i popullit dhe jo faji i surratderrave si ti dhe shoket e tu

    PTHUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU MOR FTYRE MUT

    Pikerisht ne vende te pasura si Norvegjia e Suedia , pushtetart ecin madje edhe me bicikleta , sipas mendimit tat nese shqiperia do kishte nivelin e ktyre vendeve ju bythq…mat e mutit duhet te kishit secili nga nje yacht dhe jet privat !

    Ne nji vend te varfer duhet ti pershtatesh atij vendi , aq sa ke jorganin aq shtriji dhe kembet .

    Po keni gjet delebagtit ju more plehra , e shikoje mire gobin e gungaces xhunge po t’ishte ne Islande apo Norvegji kur te cohen protestuesit e ta q….ne gocen edhe grun ne goje para kurvamentit !!

    JENI QEN-IET ME TE PADOBISHME NE SHOQERI , JEMI VETEM LLAPAQENE QE PER BESE ME TE THAN NDRROJE KET LLAMPE NUK DI SI NDRROHET

    HAJDUTE TE MBROJT NGA LIGJI , KTO JENI JU PLEHRA!

  13. Pelasgian says:

    O HIlE O SKILE …Ti mor cope muti e plehre e pariciklueshme e paske hallin tek pushtat dhe jo tek populli ?

    Pra gjithe ato gjera qe nuk funksionojne qenka faj i popullit dhe jo faji i surratderrave si ti dhe shoket e tu ?

    PTHUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU MOR FTYRE MUT

    Pikerisht ne vende te pasura si Norvegjia e Suedia , pushtetart ecin madje edhe me bicikleta , sipas mendimit tat nese shqiperia do kishte nivelin e ktyre vendeve ju bythq…mat e mutit duhet te kishit secili nga nje yacht dhe jet privat !

    Ne nji vend te varfer duhet ti pershtatesh atij vendi , aq sa ke jorganin aq shtriji dhe kembet .

    Po keni gjet delebagtit ju more plehra , e shikoje mire gobin e gungaces xhunge po t’ishte ne Islande apo Norvegji kur te cohen protestuesit e ta q….ne gocen edhe grun ne goje para kurvamentit !!

    JENI QEN-IET ME TE PADOBISHME NE SHOQERI , JENI VETEM LLAPAQENE QE PER BESE ME TE THAN NDRROJE KET LLAMPE NUK DI SI NDRROHET

    HAJDUTE TE MBROJT NGA LIGJI , KTO JENI JU PLEHRA!

  14. beni says:

    napolon bonoparti levizte me qerre se ashtu ishin kohet,,,
    tani makine kane dhe jevgjit qe shesin rrobe te perdorura,
    juve doni qe rama te perdore makine qe ti prishet n rruge,?
    jane disa asete qe i duhen instuticioneve, makina, kompjutera, aparate te ndryshme etj
    por e keqa eshte se popullit i vret veshin kur degjon per cmimin apo marken ktyre aseteve, kjo ndodh ngaqe tyre u duket shume shtrenjte cmimi i nje makine te re, ngaqe eshte mesuar me cmime te makinave te perdorura,
    mos u merrni me gjera koti,nje kryeminister nuk mund te haje byrek te castit e te veshe rroba tek gabi, as te pije ne mihanet etj

  15. xhateli says:

    Thirri mendjes, o zoti kryeministwr,
    mos i hip mbrapsht jaguarit, si Saliu kalit.

    LETWR E HAPUR
    KRYEMINISTRIT, MINISTRAVE AKTUALW

    O ZOTI kryeminister dhe ju ministra.
    Pwr ju, e dhamw votwn. Por, nw kwta dy vjet qeverisje, mw duket se po i futni kwtij populli RROTWN. Jo nw atw kuptim qw e merrni ju. Por nw kuptimin qw po blini rrota (makinash) per rrotat qw do t’u hipin siper, megjithese nuk jini pa rrota, i kwni ato, por mesa duket i dashkeni edhe mw luksose, edhe mw tw shtrenjta…
    Ku janw ato premtime qw do tw shkonit mw kwmbw nw zyrw? Me autobusw? Me bicikletw?
    Pse tani po i bwni paratw rrush e kumbulla, domethene, rrota makinash e Jaguarwsh?
    Po pwrse a derewzinj?! Ajo prapanica juaj paska lindur pwr makina e supermakina tw shtrenjta? Po blini, or burra, nga njw makinw me paratw qw keni fituar, se s’behet qameti (keni para ju, keni, madje dhe shumw) dhe pwr sherbimet e zyres mund te merrni vetem karburantin e na i jepni ato para neve pensionistwve, qw punuam 40 vjet dhe marrim vec 100 EURO (po, po, vetwm 100 EURO) nw muaj (kam paguar drita nw 2013-twn 150 EURO, si tw kisha nw shtepi furrw buke!). Po jepuani ato para cerdheve, kopshteve, shkollave e qendrave shendetwsore tw rrenuara?
    Po pse, ky popull do tw vazhdojw tw punojw, tw plaket e tw vdesw vetwm pwr prapanicen tuaj?!
    Thirrini pak mendjes! U bere kryeministwr (pwr ty kam votuar, dhe po deshe me thirr nw zyrw ta bisedojme tet a tet) dhe bwrw gjithe atw bunker. Hallall. E pres tw mw thuash e bwrw me djerswn tende.
    Po a tw shkon ndonjwherw mednja se djersa ime ka pwrfunduar nw mw pak se tre dollarw ditwn?
    Me kwto tre dollarw do tw paguaj sw dritw e ujw, se ndryshe ti mw fut nw burg; do tw paguaj telefonin, pa tw cilin nuk vjen dot urgjenca, do tw paguaj internetin, se pa tw nuk lexoj as gazetat etj.
    E sheh, djersa ime e dedhur pwr 40 vjet (kam filluar punw 17 vjec, me pantallona tw shkurtra), wshtw mw pak e cmuar se ajo djersa juaj dhe e ministrave tuaj, qw po ta kullosh, nw napw, nxjerr vetwm dollarw dhe euro, qw nuk mund tw mbahen as nw kuletw, as nwn dyshek, por nw llogari bankare brenda dhe jashtw shtetit?
    Po nw kohwn qw vendi po digjet, me twrw kwto borxhe, taksa, tatime e burgime, ministrat tuaj krihen e shtrihen, mos shtoj edhe njw gjw tjetwr, nw sedile Jaguarwsh luksozw, s’ka rwndwsi marka, por fakti qw blini pwr dy vjet nw pushtet makina tw reja.
    Po fundja, nuk bwni dot pa makina, pa teprime nw zyra?
    Kaq vwshtirw e paskeni?
    Edhe unw kam punuar, qendra e punws kishte njw makinw. Por kur shkoja nw destinacione tw tjerw pwr punw, brenda apo jashtw qytetit, unw merrja autobusin, si dhe populli, duke e vwrtetuar kwtw mw biletat pwrkatwse.
    Po tani? Ju me jaguarw luksozw, ndwrsa unw shkoj nw operacion pa narkozw…
    Tani mw aq sa mw jwp ky shtei yt nuk arrij tw paguaj dritat?
    Por unw, qw nuk jam as hajdut, as mashtrues, sa marr pensionin, paraqitem e takoj “dashnoret” OSHEE dhe UKT, lw paratw e duhura aty dhe lumturohen se pwr gjithw muajin mw mbesin 20-30 euro. (I quajta dashnore, pwr t’u justifikuar te gruaja se ua dhashw paratw atyre, por edhe se ky wshtw njw emwrtim pwrcaktues qw pwrfaqwson sot politikanw, pushtetarw, drejtorw, biznesmenw etj, tw cilwt nuk mund ta kuptojnw detyrwn e funksionin e tyre pa patur, tw paktwn, njw tw tillw.
    Dhe me kwto 30-40 euro do ta kaloj muajin duke bredhur ngado mw kwmbw, jo me jaguarw, kwtu, nw mes tw kryeqytetit, ku kam jetuar e punuar vec me djerswn e ballit dhe sot mw duket se ia paskam dhuruar atw djersw DJALLIT.
    Po pse, or zoti kryeministwr, hipwt nw pushtet pwr tw qwndruar pranw e pwr tw na lehtwsuar vuajtjet apo pwr tw na bwrw lanet. Jemi ne, ore, jemi ne, ata qw ju mbajmw me drita, se gjigantwt energjetikw, nga tw cilwt ndricohet vendi, me djerswn tonw u ndertuan, nuk ranw nga qielli. , tw mos hamw, po po, pwrsheshin me kos, se po nuk e paguam na pret shtwpia pa qira, kurse ministrat tuaj, tw shkretwt u trapacuan duke bredhur boten pwr pushime e pwr turizwm, shpwrblehen tw bredhin Bulevardin e Tiranws, Gjirin e Lalwzit apo Jalwn me jaguarwt e rinj, qw, me sa duket do ta pwrmirwsokan qeverisjen.
    Po pse ai vrarw, qevrisja pwrmirwsohet vec me jaguarw?!
    A pyet njw herw si jetojmw ne, me se? A kemi ushqim, a kemi ilace, a kemi ngrohje, a kemi gomarw, kur ju e vrisni mednjen pwr jaguarw?
    Ne kush na ka bwrw, njerka e lopa? Nuk duam jaguarw, jo, mos ki frikw, duam ca para pwr njw kafe, se, vertet, nuk e sigurojmw dot, ngaqw wshtw e pwrditshme; duam ca para pwr ilace, se nw kohwn tonw i kishim falas dhe jo tw skaduara, duam ca para pwr tw shkuar tw ngrohim trupin dhe kockat nw rwrwn e plazheve tona, ku kam 20 vjet qw s’kam shkuar se duan para pronaret qw grabiten dhe privatizuan detin, reren, plazhin, diellin, Te duket shaka kjo, teprim?
    Jo, or jo, wshtw realitet.
    Nwse guxon, ta pohoj sy ndwr sy.
    A mw pyete edhe mua, jo si person, por si shtresa qw e shterngon rripin nwn vrimen e minimumit jetik (EDHE NEVE NA E KWRKOVE VOTWN NW FUSHATW) “si thua, a t’u blej jaguarw kwtyre pushtetarwve, qw nga presidenti, kryeministri, ministraT e cdo monstre tjetwr pushtetarwsh, se janw tw varfwr tw shkretwt e nuk kanw me se tw shkojnw nw punw?”.
    Po na pyet, na pyet edhe neve njw herw pwr kwto gjwra, se s’bwhet kiameti, nuk tw heqim nga pushteti, por duam tw tw tregojme se c’po heq mileti…
    Edhe njw gjw tjetwr: Jam kurioz tw di, a u dhe ndonjw porosi extra ministrave kur vunw firmat te presidenca, a u bwre ndonjw kwrkesw ultimative pwr… tw mos abuzuar me pushtetin, pwr tw mos u korruptuar si ata qw zwvendwsuat?
    Po tw kisha qenw nw vendin tuaj, puna e parw nw ditwn e parw tw “shkollws”= qeverisjes suaj, do t’i kisha mbledhur qeveritarwt, drejtorwt, inspektorwt e orwt e orwt e do t’u thosha:
    “Do tw qeverisni, do t’i shwrbeni popullit?” “Po”, do tw tw pwrgjigjeshin ata me zw tw lartw. “Atwherw, do tw veproni, do tw punoni, do tw udhwtoni, do tw banoni, do tw pushoni, do tw harxhoni, do tw vallwzoni, si p o p u ll i, ndryshe rrini aty ku jini”.
    A ua ke bwrw tw qartw kwtw?.
    Se nuk ju sollwm nw pushtet pwr t’u pasuruar, por pwr tw punuar.
    E bwtw kwtw? Se cfarw nuk po shohim e nuk po dwgjojmw!Tani po dwgjojmw shumw akuza pwr ta. A janw tw bazuara, i vwrteton organi i specializuar, unw as i miratoj, as i mohoj, se si popull, mw keni lwnw celwsat e kashtws, por, tw paktwn, pwrpiquni ju t’i sqaroni.
    Por unw po shoh qw nw vend qw tw bwni kwtw, konstatoj se ata, ministrat, ju kanw vwnw pwrpara, KWRKOJNW, PAS DY VJETWSH NW KARRIKE, makina tw reja.
    Dhe, kur kwrkojnw makina tw reja, unw nxjerr konkluzionin se “tw tjerat” i paskan siguruar dhe tani kwrkojnw tw na bwjnw karshillwk edhe me kwto lukse, teprime, qw kanw ngjallur mjaft reagime.
    Nuk mendoj se qenka kaq e domosdoshme, s’po them tw nevojshme, rinovimi i makinave tw pushtetarwve, pwr momentin qw po kalon vendi.
    Lidhur me kwto, mw lind e drejta, vetjake, kuptohet, tw bwj krahasime. Baballarwt tanw zbritwn nga mali, nw ’45-wn, u vunw nwpwr punwra dhe, kur u dhanw rrogwn e parw, hezitonin ta merrnin, ‘nuk luftuam pwr para’ thoshin.
    Nuk them tw kthehemi nw atw kohw, por moralin e tyre pwrfilleni pwr njw dekikw, pwr njw moment tw vetwm: tw mos abuzohet me teprime, me makina luksi pwr t’i pwrkwdhelur kwta cunakw e koce qw kanw mbushur ministritw tuaja!
    Edhe ne, unw dhe brezi im, punuam, nw fronte tw ndryshme, e mwkwmbwm vendin, e shkolluam, e shwruam nga shumw swmundje, prodhuam nw arw me parmendw, por edhe me pendw. Dhe kryesorja, NUK i morwm asgjw popullit, vec mwditjes. Nw shtwpi me qira jetuam si gjithw tw tjerwt e nuk kwrkuam dhe as pranuam privilegje, favore e jo mw tw pwrkuleshim para joshjes korruptive. (Nwse do, ta dwshmoj tet a tet eksperiencwn time nw kwtw aspekt).
    Po sot, kur mosha bwri tw vetwn dhe mw nxori jashtw ekipit tw “kombwtares”(qw e ke aq shumw pwr zemwr, HALLAL) sw punws??!!
    Sot, ti mw jep mua vec 100 euro nw muaj e mw kwrkon 200 vetwm pwr dritat dhe ujin, telefonin dhe pastrim gjelbwrimin, kur mw merret fryma nga ajri i ndotur e nga plehrat qw e kam tmerr kur kaloj rrugwve dhe shoh, letra, shishe e hedhurina tw tjera tw hedhura edhe nga ata qw bredhin me makina.
    Duke sdhlyer detyrimin ndaj shtetit, a mendoni se ku di t’i gjej paratw pwr ilacet, pwr pwrsheshin me kos mwngjes, drekw,darkw. Nuk wshtw hiperbolw. Bwje njw cikw llogarinw: vetwm 100 euro nw muaj marr! Me to tw ushqehem, tw shtyj tutje swmundjet, tw lwcis ndonjw gazetw, pa libra, harroje, tw hipi nw autobus, se taksi nuk marr dot as kur jam pwr spital, kur urgjenca vjen pasi tw kem tundur kwmbwt? Pwr tw tjera as qw bwhet fjalw.
    Tw ftoj nw shtwpinw time, tw pish njw kafe, po m’u gjend, ta shohwsh vetw gjendjen. Ndersa ju, nuk mohojmw punwt e mwdha qw bwni, por ato behwn edhe pa abuzime e teprime, pa lukse tw njw klase pushtetarwsh (jo vetwm tuajwt, por sidomos tw paraardhwsit twnd vulwhumbur) ju, nw vend qw tw luftoni diferencimet marramendwse pasurore me popullin e mjerw, i shtoni ato me VKM. Kur na kwrkuat votat, kwshtu thatw vetw ju: kundwr korrupsionit, kundwr pasurimit tw jashtwligjshwm, kundwr luksit tw miratuar me VKM etj,. etj.
    Por jaguarwt po na”hanw”.
    Dhe ne, brezi im, po e hamw, populli po e ha, nw vend qw tw hajw e tw jetojw si njeri e jo si njw qenie qw wshtw refugjat ne vendin e vet, ku i hedhin ndonjw shishe uji gjysmwlitwrshe nga karroceria e kamionit, si te filmi “Lulwkuqet mbi mure”, ku qeniet e vogla njerwzore shkeleshin me kwmbw nga njw ekonom qw u hidhte nw gojwn e tyre tw uritur thwrrimw buke.
    Thirri mendjes, o zoti kryeministwr, mos i hip mbrapsht jaguarit, si Saliu kalit.

    Me shumw, shumw respekt.
    Njw pensionist, tw cilit i ka rwnw nw vesh dhe e mundon sw tepwrmi njw thenie e njw vartwsit tuaj nw Ministrinw e Kulturws dhe, mw pas, nw Bashkinw e Tiranws, me demek ish-student i grevws sw urisw, drejtuar disa punonjwsve tw nderuar tw brezit tim me fjalwt: “Ne duam qw ju, twrw brezi juaj, tw zhduket jo vetwm nw kuptimin e pwrvojws suaj, por edhe FIZIKISHT”.
    Mjerim!
    MOS QOFTW E THWNW TW MEDNDONI EDHE JU DHE MINISTRAT TUAJ SI AI BUKUROSH I VITIT ’90.

    Pra, mos e bwni kwtw. Kursejini kwto para dhe mendoni pak pwr

  16. Kris 1 says:

    iku dhe ky.Gjeneralet tane jane gjenerale te ushtrise se vdekur .ata nuk kane qindra ushtare dhe perse duhet te levizin me Jaguar mos valleper ti cuar kafen Mrikes?

  17. ben says:

    O HIla ,po pse me makina te shtrenjta do behet serioze qeveria e parlamenti i mbush me hajdute e kriminele!?

  18. SuloKapedani says:

    DAKOD ME JU Z.HILA.NJE SHPREHJE ANGLEZE THOTE:NUK KAM SHUME LEKE QE TE BLEJ MALL TE LIRE.DHE KJO ESHTE E KUPTUESHME.TE BLESH PLENCIN QE ESHTE I LIRE DHE TE MOS BLESH MISHIN.KUJTOHUNI SE SALEHQENI E BLEU BENXIN 700 MILION PER KOKEN E VETE NDERSA PER TE TJERET NUK PERTON TE GRIJE SALLATE DITE E NATE NE FEJZBUKUN E TIJ FEMINOR TE PLEQERISE SE SHASHTISUR.

  19. @ says:

    Ishte po ky Hila qe betohej se nga aerodromet ushtarake nuk niseshin avione me droge.

  20. nini says:

    Shume komente shoqerohen me ofendime ,qe per mua jane te kota dhe nuk kane efekt pozitiv.z .Hila ka bere nje koment ,ne te cilen per mua eshte shume i sakte ,por dhe realist . Cdo qeveri ka nevoje per nje strukture makinash ,per ti sherbyer ,punes qe ben .ketu ajo qe shkakton nje zemerim dhe urrejtje eshte transparenca e qeverise ,per kete blerje te makinave . Me krizen qe kalon bota dhe veshtiresite e popullit ,duhet ta benin me sensibel qeverine ,qe eshte zgjedhur po nga ky popull ,duke blere makina me ekonomike dhe me kosto sa me te lire ,por dhe me ciesi . Ketu dalin disa goje hale dhe ofendojne ,sikur vetem keto dine te reagojne .Po ju pse nuk flisni per benzin 700 milionesh € te blere nga qeveria e PD ,qe mund te bliheshin me ate shume 35 makina shume te mira Japoneze ,ose franceze te markave te ndryshme . Qeveria duhet ti shtrije kembet sipas jorganit . Jaguari eshte makine e mire por e shtrenjte ,dhe servisin e ka te shtrenjte .

  21. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    Nqs do te hash nje pice te mire shko ne itali, nqs do te shijosh nje vere te mire shko ne france, nqs do nje makine te mire blije ne gjermani. Pra nqs problemi eshte cilesia dhe kane vendosur te shpezojne per makina ath ti blejne atje ku dine te bejne makina, ne gjermani. Meredes, VW, BMW jane makina. Meqe do i marrin me leasing eshte edhe me i thjeshte problemi i kostos pasi leasing i Jaguar nuk ka shume diference nga leasing i VW BMW apo Mercedes. Gjithashtu pershtypja ime eshte qe servisi dhe pjeset e makinave gjermane do te kushtonin me pak sesa i jaguar-i. Makinat gjermane e kane treguar veten ne rruget e shqiperise. Kjo historia e makinave me leasing nga qeveria me beri te reflektoj e te kuptoj qe edhe shqiptaret kete qeveri e kane leasing.

  22. sokol says:

    makinat duan servis si te rejat ashtu dhe te vjetrat.edhe jaguari edhe fiati.po per ate vend makinat 100000 euro jane teper.pjeset e shtrenjta benzina duhet 98 oktan etj.Papa kishte makine te thjeshte ti jepte shembull karaduzave hajduta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje