Po çpo ndodh pra në Ballkan? Në këtë Ballkanin e mrekullueshëm që dukej sikur qe përkushtuar aq mençurisht në rrugën e shndritshme të integrimit evropian? Ca «ekstremistë» po sabotojnë demokracinë parlamentare dhe po kërcënojnë institucionet e Kosovës, një komplot «ruso-serbo-antiperëndimor» po dëshiron ta shkatërrojë shtetin e Malit të Zi
Nga Jean-Arnault Dérens/ Courrier des Balkans
Si vallë u bë e mundshme ardhja në një situatë të tillë – çuditen të shqetësuara e të zhgënjyera qeveritë perëndimore – përderisa kemi bërë aq përpjekje ? Ku do të na shpjerë kjo ?… Çdo gjë po shkonte mbarë, në rrethanat më të mira të mundshme. Qeveritarët e korruptuar deri në palcë, por përsosmërisht besnikë ndaj këshillave të mbrojtësve të tyre të Brukselit, Parisit, Berlinit ose Brukselit, fitonin me shumicë votash nga zgjedhjet në zgjedhje.
Drejtësia i nënshtrohej diktateve të të fuqishmëve, mediat ishin nën kontroll; por Komisioni Evropian fliste vazhdimisht për progres thelbësor nëpër raportet e tij të progresit vjetor.
Ndërmarrjet po mbylleshin njëra pas tjetrës, papunësia nuk zvogëlohej kurrë dhe qytetarët arratiseshin nga shtetet e tyre të mjera. Por a nuk ishte kjo thjesht një e keqe e nevojshme, për tia bërë të mundshme rajonit që një ditë ti qaset prosperitetit liberal, aq të premtuar e aq te pritur ?
Çdo gjë ishte e parashikuar, madje edhe një jetë parlamentare e « përgjegjshme ». Shumicat njësoj si opozitat, ndanin të njëjtat qëllime, të njëtat bindje : privatizimet, « normalizimin » e marrëdhënieve rajonale, integrimin
Nuk kishim më nga ato polemikat e mëdha të së shkuarës, mbi përzgjedhjen e llojit të shoqërisë apo mbi format e shtetit, por vetëm e vetëm debate teknike se cila është mënyra më të mirë për ti jetësuar rekomandimet e Brukselit, këshillat e dhëna prej « miqve » të këtyre shteteve të vogla ballkanike, që më në fund u urtësuan e u paqtuan.
Në këto kushte, koalicionet dhe aleancat formoheshin dhe reformoheshin vazhdimisht, në përputhje me interesat e veçanta të momentit, në një balet të bukur hijesh që të jepte iluzionin e demokracisë.
Sidoqoftë, nuk ka më asnjë rrezik : vendimet merren tjetërkund, e banditët mjekroshë të së kaluarës i kanë këmbyer fishekët, kasketat dhe beretat e tyre me kostume të prera bukur, i kanë harruar logoretë patriotike të rinisë së tyre dhe kanë mësuar anglishten aq sa nevojitet për ti zhvilluar bizneset e tyre që janë të regjistruara në Ishujt e Virgjëra Britanike, apo në parajsa të tjera tokësore.
Kujdestarët e tyre evropianë nuk reshtin së mahnituri prej progresit të vzsazhdueshëm që ata kanë bërë në përdorimin e gjuhës së drunjtë (protokollare), gjuhës së re (newspeak) të « përgjegjësisë politike », të « reformave të domosdoshme »
E papritmas tani, tërë këto vite investimesh politike kaq konstruktive në Ballkan, po vihen në dyshim. Por nga kush ? Nga ca qytetarë bukëshkalë, nga ca opozita të « papërgjegjshme » !
Sigurisht se nuk është demokratike të hedhësh gaz lotsjellës në sallën e parlamentit për ti penguar punimet e tij, siç bën opozita kosovare me qëndrueshmëri dhe këmbëngulje. Sdiskutohet se dikush mund edhe ti kontestojë qëllimet e ndjekura nga Lëvizja Vetëvendosje ! se krijimi i një Asociacioni të komunave serbe a do të ishte me të vërtetë një hapje e derës për ndarjen e Kosovës ?
Por thelbësorja nuk është kjo.
Esenca është se Kosova sështë gjë tjetër pos një demokraci fasade, ku partitë e ndryshme politike kënaqen me luajtjen e rolit që u caktohet në një koreografi të shkruar prej tjetërkujt; nga ambasada amerikane, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, në një balet që inspektohet edhe nga ambasadorët e shteteve të vogla shoqëruese, si Franca. Vetëvendosje refuzon të vallëzojë sipas këtij ritmi, ndaj edhe akuzohet se synon të shkatërrojë demokracinë, institucionet, madje edhe shtetin e Kosovës…
Silogjizmat nënkuptohen lehtë:
– Demokracia jam unë, thotë vrasësi serial i vendosur në krye të parlamentit me bekimin e përëndimit, Kadri Veseli, ish-shefi ( ?) i vrasësve të SHIK-ut; – Shteti jemi ne, përgjigjen me jehonë ambasadorët perëndimorë, të gatshëm për të rikujtuar se shteti i Kosovës sekziston përveçse si rezultat i vullnetit të tyre të mirë.
Kushdo që i kundërvihet Kadri Veselit, PDK-së ose shokut të tij Thaçi dhe « rekomandimeve » të « miqve » perëndimorë të Kosovës, i kundërvihet pra demokracisë, institucioneve dhe vetë shtetit.
Në operacionin aq madhështor dhe shumë të kushtueshëm të State building që po vijon çprej 1999, u « harrua » vetëm një « hollësi »: populli, i cili do të dëshironte – bukëshkali – ta pohonte sovranitetin e vet, duke u çliruar prej tutelës së mësuesve të tij.
Kërkesat e Vetëvendosjes mund të jenë ndoshta të gabuara, por Vetëvendosja ka plotësisht të drejtë në një pikë : kjo demokraci dhe këto institucione sjanë veçse një iluzion. Pjesëmarrja në të e nënkupton miratimin e tyre. Aventura demokratike e Kosovës, e cila sigurisht do të bëjë edhe gabimet e veta, me përparimet dhe kthesat e saj; kalon përmes një thyerje të domodoshme.
Situata nuk është shumë e ndryshme në Malin e Zi, ku regjimi mafioz i Milo Gjukanoviqit përballet me sfidën e tij më të madhe të këtyre pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit. Edhe këtu, me bekimin e « miqve » të tij perëndimorë, ky « politikan i përgjegjshëm » pohon të jetë i kërcënuar nga një komplot që përmbledh të këqijat më të mëdha të botës, një konglomerat i « papërgjegjshëm » i çetnikëve, nacionalistëve, fashistëve ; i cili synon të minojë institucionet dhe të shkatërrojë shtetin e Malit të Zi.
Intelektualët, militantët, gazetarët të cilët kërkojnë që nga rrëza e viteve 1990 krijimin e Malit të Zi të lirë, demokratik dhe qytetar ; sot qenkan shndërruar në « fashista » ? Ata që luftuan kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe faktotumit të tij lokal, Milo Gjukanoviqit, qenkan shndërruar tanimë në « çetnik » ?
Po, natyrisht, për shkak të këtyre silogjizmave tjera :
– Shteti malazez, jam unë, thotë Milo Gjukanoviq. E kam krijuar, financuar, e kontrolloj dhe jetoj prej tij…Kushdo që më kundërvihet i kundërvihet shtetit; – Shteti malazez ekziston nga vullneti ynë i mirë, thonë miqtë ndërkombëtarë të po këtij Milo Gjukanoviqi. E kemi njohur ne, ne ia premtojmë karrotën e integrimit euro-atlantik, ne ia falim veprimet mafioze, lidhjet e tij strukturore me krimin e organizuar, në emër të interesave « më të larta » të stabilitetit rajonal. Pra, kushdo që i kundërvihet, na kundërvihet neve, kundërshton vlerat themelore të Bashkimit Evropian dhe të demokracisë perëndimore.
Afërsisht dhjetë vjet pas restaurimit të pavarësisë së tij, më 2006, Mali i Zi kishte arritur në masë të madhe ti tejkalojë antagonizmat dhe përçarjet që e kanë minuar gjatë tërë shekullit XX. Ekzistenca e një shteti të Malit të Zi nuk vihet më në dyshim; përveç se nga disa grupe shumë margjinale. Por, për ta shpëtuar pushtetin e tij, Milo Gjukanoviqi është gati për çdo gjë. Është i gatshëm ti riaktivizojë përçarjet e vjetra, ta kthejë Malin e Zi në gjendje e gati-luftës civile që ka njohur gjatë një dhjetëvjeçarit, nga 1995 deri në 2006.
Milo Gjukanoviqi është mjaft i bindur se mund të llogarisë ende në aleatët e tij, mentorët evropianë (ky njeri është shumë i pasur dhe dihet se asnjë deputet evropian, asnjë zyrtar i Brukselit nuk ka parë kurrë ndonjë zarf parash). Në fakt, ka arritur ti frikësojë shumë, tua fusë frikën më të madhe të jetës së tyre në palcë : « Pro-serbët » dhe ata « anti-NATO » e mbajnë aktualisht flamurin opozitar në Podgoricë. Madje qenka parë mes opozitarëve edhe mjekroshi i preferuar i regjimit, Fortlumturia serbomadhe, Amfilohije! Edhe më keq, edhe hija e dorës së Putinit vizatohet në prapaskenë…
Në dreq të mallkuar! Ky është thjesht rrëfimi i qytetarëve që nuk e duan më një regjim grabitqar në pushtet që pothuajse një çerek shekulli e që kërkojnë më në fund zgjedhje të lira dhe të paanshme, i cili po transformohet në një teatër madhor të përballjes planetare midis së mirës dhe së keqes. Lufta në Siri nuk duket asgjë krahas përplasjeve të rrugës në Podgoricë. Policia e Gjukanoviqit del se po e mbron mbarë botën e lirë përmes shkopinjve të gomës dhe topave të ujit ! Mbase, Hashim Thaçi, si demokrat i madh dhe si një gjeopolitikan i mprehtë nuk po gabohet : dhe me nguti, ai shprehu mbështetjen për mikun e tij Gjukanoviq (atëbotë, kur Evropa e mbretërve dhe princave fliste e gjitha frëngjisht, do të kishim thënë edhe « kusheririn e tij », por ndoshta do tu kthehemi ndonjë ditë të afërme këtyre emërtime sharmante familjare).
Ky është storytelling që Gjukanoviqi dhe skribi i tij i zellshëm Beba Popoviq përpiqen tia shesin tregut mjaft mirë, – paçka se është mashtrim. Se jo, nuk janë të gjithë protestuesit në Podgoricë « pro-serbë », larg asaj. Por duke luajtur me këto përçarjet e vjetra të Malit të zi, Gjukanoviqi do të dijë ti bëjë pro-serbë, dhe do të mund të imponohet edhe një herë si garantuesi i fundit i demokracisë, mburoja e vetme e një Mali të Zi pro-evropian.
Janë pra thelbësisht dy goditje të së njëjtës lojë që luhen njëkohësisht në Kosovë dhe në Mal të Zi, e kjo lojë e vjetër, çdo herë e rikthyer, e asnjëherë e mbaruar, quhet shumë thjeshtë : demokraci. Çfarëdoqofshin ndarjet ideologjike të opozitës malazeze, çfarëdoqofshin përzgjedhjet, të drejta apo të gabuara, që mund ti bëjë Vetëvendosja, pyetja e parashtruar në Prishtinë dhe në Podgoricë është shumë e thjeshtë: qytetarët e Ballkanit a janë sovranë a jo, apo duhet të kënaqen duke e luajtur lojën e demokracisë, rregullat e të cilës shkruhen nga të tjerët?
Perendimi i DESHTUAR ka qene qysh ne fillim sepse as qe e kishte ndermend te mendonte per MIREQENIEN E POPUJVE TE BALLKANIT!
Objektivi i vetem i tyre idhe RREZIMI I SOCIALIZMIT qe me djallezi e konvertojne me emertimin “KOMUNIZEM”!!!
E gjithe kjo behet me qellim te caktuar qe te MASHTROJNE popujt e botes se KOMUNIZMI ISHTE DIKTATURE prandaj ai dha shpirt nje here e pergjithmone!!
E kemi pare keto 25 vjet ne Shqiperi qe pasi NUK MUNDEN TE MATEN ME VETEN DHE ME PREMTIMET E PERENDIMIT vazhdojne LUFTEN ME MULLINJTE E ERES gjoja kunder FANTAZMES SE KOMUNIZMIT!!!
Atyre nuk u mjaftuan 25 vjet qe te bindin popujt qe te pakten t’u SUGURONIN BUKEN E GOJES,por edhe sot kane frike te caktojne “MINIMUMIN JETIK TE NJERIUT,se ju del hapur MASHTRIMI me gjoja LUMTURINE E KAPITALIT!
Pellasin per ekonomine e tregut,por NUK LEJOJNE KONKURENCEN E LIRE!
Ne Shqiperi cdo fushe e jetes eshte MONOPOL I MAFIES qe nga BUKA KANCEROZE ME MIELL SERB E RUS,sheqeri,karburantet,ilacet etj etj!!!
Ka 25 vjet qe cmimi i mishit te vicit eshte ne te gjithe Shqiperine 850 leke/kg sikur mishin e bie ZOTI nga lart dhe eshte furnizuesi i pare dhe i vetem i te gjitheve!!!
Shohim qe ne dyqanet e bulmetit 90% e djathit shitet si i prodhuar nga qumeshti i deleve dhe i dhive dhe vetem 10% me qumesht lope!
Si mund te ndodhe kjo, kur lopet prodhojne nga 20-25 litra qumesht ne dite ndersa delet dhe dhite mezi japin nga 0.5 kg ne dite dhe ne vend qe te shitet 90% djath lope na shitet 90% prej dele???
Dhe kete MASHTRIM SKANDALOZ E MAFIOZ nuk e ndalon as shteti e as shoqatat e konsumatoreve se ai qe shitet si djathe dele eshte thjesht….. DJATHE NISESHTEJE!!!
Dhe shitet me 850-1200 leke/kg,pra me nje fitim kolosal me shume se nga DROGA!!!
Dhe thone pastaj pse duan te “ARRATISEN” shqiptaret nga Shqiperia!
JEMI NE TRANZICION tallen me popullin dhe te gjitha fajet per KRIMET DHE MJERIMIN E POPULLIT ia hedhin SOCIALIZMIT!!!
Dhe mbushin faqet e gaqzetave me TRADHETINE E ENVERIT NE MUKJE,LUFTEN NACIONASL-CLIRIMTASRE e quajne LUFTE CIVILE,Ballistet nga TRADHETARE hiqen si shpetimtare te Shqiperise por nuk i la Enveri,50 vjet SOCIALIZEM i fshine sikur populli paska ndenjur ne shtepi pa punuar dhe mijra ndertime qe nga hekurudhat,hidrocentrale,tharjen e kenetave,shkollat universitetet,stadiumet,ushtrine,rruget e asfaltuara,pemtoret,taracat me agrume,minierat,fasbrikat,uzinat e kombinatet etj na i paskan ndertuar te burgosurit politike bile kur nuk thone qe edhe prodhimin e tyre e bene te burgosurit!!!
MBURRUNI ME ALLATET TUAJA,zoterinj te kapitalit e jo me te komshiut!
Boll e shate KOMUNIZMIN,tani na JEPNI LLOGARI,PSE NUK KENI MUNDUR TE NA JEPNI AQ MIREQENIE SA NA PREMTUAT,por na grabitet edhe ato te mira qer na i kishte siguruar ENVER HOXHA!
PRANDAJ SOT SHQIPTARET KUJTOJNE ENVERIN!!!
Kuptohet, Europa po behet pishman per ta quajtur Ballkanin Qendror pjese te saj dhe ka aktivizuar sherbimet e fsheheta per sjellje dhe veprime ekstremiste, ne menyre qe te justifikoje qellimet e veta te erreta,Eshte Europa ajo qe u lepihet kombeve shovene qe shkruajne me alfabete bizantine dhe u largohet kombeve qe shkruajne me alfabete latin Europian. Pse? Seicili e di ose e kupton vete. Per kete ne s’kemi perse te ankohemi. Duhet te jemi te zotet vete qe te krijojme stabilitet per kapitalistet tane qe te investojne brenda trojve tona dhe t’i japin impuls punesimit, prodhimit, mireqenies kombetare,
rruga jon kalonte nga parada gay, prandaj
Jam Shqipja. me rreh burri (shqiptar nga fshati komshi) dite per dite
me gur, hu, etj. gjykatesi shqiptar merr ryshfet, doktori shqiptar po ashtu,
mesuesi shqiptar mjaftohet me nje kile dhalle, ndersa kolegu shqiptar ne pune
ma kerkon.
Mos valle jane malazeze edhe keta?
te pakten te me kishin respektuar nga emri qe kam!!!!
Perendimi te shohe cberi ne ukraine
nuk eshte faji i perendimit por sunitet,korraku nuk behet pellumb……..
As anadollaku nuk behet “helen” sado qe perserit gjepura si papagall.
Sa te jene pjellat e Turqise ne Ballkan, ai gadishull historik dhe fisnik nuk ka per te pasur kurre prosperitet. Ku ka shkelur Islami, nuk mbin kurre bari!
Nderime Derens per ket shkrim qytetar,
sidoqe per Perendimin jane si Daullja ne vesh te Shurdhit,
une besoj se te tilla shkrime punen e bejne.
keto lojera i vuajtem 25 vjete ne kurrizin tone te gjakosur !
por , e mira eshte qe te arrijme nen ombrellen europiane ,per tu fuqizuar e ndihmuar ekonomikisht ,qe njerezit te kene nji pune dhe nji jete normale !
vetem ky eshte qellimi per nji popull,kurse per politikanet,drejtesia e munguar duhet te jete aktive.
Pra e thjeshte
Perendimi ka mbeshtetur kriminela (duke i kujtuar te shkuaren bindeshin me mire) i vetmi kusht te ishin pro perendimor
Ne kosove ngrihet gjykata speciale natyrisht kriminelet ne qeveri ajo nuk i ha por per opoziten nuk themi dot njelloj
Mos harrojme kriminelin qe perendimi mbeshteti ne shqiperi sepse eshte e njejta taktike
Ne ballkan perjashto greket dhe serbet te tjeret jane barbar milet turli tyrke.
evrope nuk i don keto shtete koloni tyrke afer saj,rusi nuk i don as ti shikoje.e evtmja zgjidhje eshte debimi i tyre ne azi nga erdhen.sa per montenegron ata jane popull krenar,me mire me rusin se me zezaket e amerikes.koqevaret jane akoma qenie ne zbulim vrases dhe hajdut veshkash.
Nuk lodhesh duke komentuar karlliqe o kar?
P. S.: greket erdhen nga Azia me fisin e joneve.
Kjo duhet te jete shakaja e vitit ISISat orthodhijaks greko-serb na qenkan te civilizuarit. Mos.