Rënia e “senatorëve” të PS-së dhe ngjitja e modelit “Kokëdhima”

25 Tetor 2015, 15:09Politika TEMA

Nga Luljeta Progni

Kur u zgjodh në krye të PS, në tetor të vitit 2005, Edi Rama u betua se do të pastronte Partisë Socialiste nga “”fshatarët që i prishin imazhin partisë”.

Rama e mori drejtimin e PS me kundërshtitë e një pjesë të rëndësishme të forumeve drejtuese të kësaj partie, por me mbështetjen shumë të rëndësishme të Gramoz Ruçit, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie. Kundër Ramës ishin një grup deputetësh shumë prej të cilëve sot janë në krahun e djathtë të Edi Ramës. Një ndër ta është edhe Taulant Balla i cili ishte mjaft aktiv në grupin e deputetëve kundër zgjedhjes së Ramës në krye të PS-së. Megjithë kundërshtitë, Rama ishte kryetari i tyre dhe reforma për të spastruar partinë nuk do të vononte. Beteja e Ramës ishte me ata deputetë e drejtues që ishin ende besnikë të ish-kryetarit Fatos Nano.

“Kush jeni ju, o miq e shokë, që gjeni kurajon të na ndani në të rëndësishëm e të parëndësishëm, në personazhe emblematikë e në njerëz problematikë, në vendës e në të ardhur në një parti ku, dëgjojeni mirë këtë, kontributet dhe vendin e secilit nuk mund t’i vlerësojë e t’i përcaktojë më vullneti suprem i konjukturës së degjeneruar të demagogëve që politikën e kanë kthyer në një ves më të keq e më të dëmshëm se vetë kumari, të profesionistëve të hiçit e të statukuosë që në emër të respektit për procedurat mund të vrasin çdo embrion shprese e çdo ide të sapolindur, të dembelëve e parazitëve që fshihen pas parrullave të dashurisë për socialistët, por që, për habinë më të madhe, meazallah se i duan socialistët në votim për çështjet e mëdha të partisë!”, tha Rama në një ndër fjalimet e ditëve të para të angazhimit të tij në PS.

Përgjatë dy viteve të para të drejtimit të PS-së Rama bëri përpjekje për të konsoliduar pozitat e tij si kryetar i mbështetur pa mëdyshje nga Gramoz Ruçi. Pas zgjedhjve vendore të shkurtit të vitit 2007, ai ia doli të konsolidojë pozitat e tij në krye të partisë pasi fitoi për herë të tretë garën për bashkinë e Tiranës. Këtë garë e fitoi me ndihmën e Ilir Metës përmes një marrëveshje që u prish shpejt.

Ky është momenti i parë kur nis konkretisht spastrimi i partisë nga kundërshtarët. Në kongresin e 2 qershorit 2007, u miratuan ndryshimet në statutin e partisë. Sipas këtyre ndryshimeve, sekretari i përgjithshëm  pushonte së ekzistuari si funksion dhe kompetencat e tij i mori kryetari i Asamblesë Kombëtare. Kryetar i këtij forumi u zgjodh Gramoz Ruçi i cili kishte dhënë dorëheqje në 9 tetor 2005 kur mori përsipër dështimin e “paketës Rama: në këtë kongres. Ishte moment për të kompensuar Ruçin dhe për ta rikthyer në drejtimin e partisë.

Sipas statutit të ri, kongresi rritej në numër nga 650 delegatë në 1500 delegatë; u rrit me 150 anëtarë Asambleja Kombëtare dhe në çdo forum 50% duhet të ishin gra. Në nivel lokal, PS iu shtuan zyrtarë të rinj. Në çdo qark u zgjodh një sekretar qarku dhe një nënsekretar.

Me sloganin “ndarje me politikën e vjetër”, kongresi i 2 qershorit bëri “pastrimin” e partisë nga ata që për momentin ishin kundërshtarë të Ramës në PS. U zgjodh Asambleja e re Kombëtare dhe sekretarët e rinj. Në Asamble dhe në Kryesi u zgjodhën shumë të rinj, që vinin nga OJF si “Mjaft” dhe Bashkia e Tiranës.

Figurat e rëndësishme të PS filluan të ndjenin humbjen e influencës. Përmes kësaj reforme Rama hoqi edhe kompetencat e kryetarëve të PS-së në rrethe pasi emëroi 13 nënsekretarë për 13 qarqet sipas ndarjes së atëhershme teritoriale.

Ky është momenti kur Rama vendosi kontrollin e plotë mbi PS-në. Përmes këtyre lëvizjeve ai zvogëloi dukshëm peshën e anëtarëve të forumeve të larta drejtuese të kësaj partie ku përfshiheshin edhe ata që kishin reformuar PS-së prej vitit 1991 kur kjo parti ishte ende Partia e Punës.

Gjatë punimeve të këtij kongresi pati rezistencë nga kundërshtarët e Ramës, ndër të cilët ishte renditur edhe Pandeli Majko. Bashkë me disa ish-drejtues të PS-së Majko paraqitit një paketë që kishte në thelb kundërshti të forta ndaj reformës së Ramës. Por paketa u rrëzua dhe Majko dha dorëheqje nga të gjitha funsksionet në PS.

Zgjedhjet parlamentare 2009, spastrimi i grupit parlamentar

 Një tjetër goditje ndaj kundërshtarëve të tij në PS e realizoi në zgjedhjet e vitit 2009 kur la jashtë listës së kandidimit për deputetënjë pjesë të rëndësishme të ish-drejtuesve të kësaj partie. Pasditen e 18 majit të vitit 2009, ishte mbledhur Kryesia e PS-së për të diskutuar listën e kandidatëve për deputet, e hartuar nga Rama.

Lista u kundërshtua ashpër nga Kryesia pasi ishin përfshirë shumë persona të cilët nuk kishin kontribute në PS dhe kryesisht vinin nga një përvojë në Bashkinë e Tiranës. Ndër ta kishte edhe përfaqësues të lëvizjes “Mjaft” e drejtuar nga Erjon Veliaj. (kujtojmë që socialistët kishin një inat të hershëm me Veliajn dhe njerëzit e tij pasi kishin zhvilluar një betejë të rëndësishme për të rrëzuar PS-në nga pushtetit me serinë e protestave të suksesshme “Nano Ik”).

Në listën e kandidatëve për deputet të PS-së ishte Saimir Tahiri i cili e kishte nisur karrierën në PS si zëdhënës i Ramës, Olta Xhaçka pjesëtare e lëvizjes “Mjaft”, apo edhe Eduard Shalsi i cili ishte nënkryetar i bashkisë Tiranë.  Në listë mungonte figura emblematike e socialistëve të Tiranës, Musa Ulqini, disa deputetë të tjerë, si Ylli Bufi, i cili ishte nënkryetari socialist i Parlamentit, por në listë mungonte edhe ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano. Pavarsisht armiqësisë me Nanon, gjë që dihej tashmë, mospërfshirja në listë e ish-kreut socaalist, u shoqërua me kritika nga elektorati i kësaj partie.

Humbja në zgjedhjet e 28 qershorit, dorëheqja e munguar e Edi Ramës

Kur Partia Socaliste i humbi zgjedhjet e 28 qershorit 2009, Ben Blushi dhe Arben Malaj në krye të disa deputetëve socialist dhe anëtarëve të forumeve të tjera në PS, kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës nga posti i kryetarit. Ata e bazonin kërkesën e tyre në statutin e partisë ku ishte sanksionuar ky nen sipas të cilit kryetari jep dorëheqje kur i humbet zgjedhjet paralmentare. Por Rama nuk e dha dorëheqjen sepse zgjedhjet e 28 qershorit nuk i pranoi si të rregullta. Ai tha se zgjedhjet ishin manipuluar dhe për këtë organizoi partinë në protesta masive në të gjithë vendin. Ndërsa në kongresin e partisë ai u rizgjodh kryetar dhe forumet e kësaj partie pësuan një tjetër ndryshim.

Rama e drejtoi PS-në për katër vitet në vazhdim, përmes një politike bojkoti e protestash kundër qeverisë. Për këtë mënyrë drejtim ai u kritikua shpesh nga kundërshtarët e tij tashmë të pakët në radhët e partisë. Lëvizja për Mendimin Ndryshe e drejtuar nga Blushi, ishte shpërbërë pasi kishte pushuar aktivitetin si lëvizje brenda PS-së. Deputetët e kësaj lëvizje, Andis Harasani, Marko Bello, Kastriot Islami, Arben Malaj kishin ngrirë thuajse tërësisht raportet me kryetarin Rama, ndërsa Blushi me sa dukej i kishte rikuperuar ato.

Në zgjedhjet e vitit 2013 është edhe faza e fundit kur u përjashtuan kundërshtarët e Ramës në PS. Në listën e kandidatëve për deputet të PS-së nuk u përfshin disa prej drejtuesve të rëndësishëm të kësaj partie, ndër të cilët edhe Arben Malaj. Ky i fundit kishte publikuar disa deklarata kundër Ramës gjatë drejtimit të dy viteve të fundit në krye të PS-së. Jashtë listës së kandidatëve për deputet të PS-së mbetën edhe disa ish-deputetë të rëndësishëm të kësaj partie, ndër të cilët edhe Ethem Ruka, Marko Bello, Andis Harasani, e të tjerë.

Në listën e  kandidatëve për deputet të PS-së u përfshinë emra që kishin provokuar herë pas here “senatorët” e PS-së. Provokimi më i rëndë për ta ishte pikërisht përfshirja në listen e kandidatëve për deputet e botuesit të Shekullit,Koço Kokëdhima. Në listën e kandidatëve për deputet të PS-së u përfshi edhe Erjon Veliaj i “Mjaft” figurë e konstestuar nga socialistët në vazhdimësi. Në listen e Ramës u përfshinë shumë emra që nuk kishin asnjë lidhje me Partinë Socilaiste por që falë listës u zgjodhën deputetë dhe sot një pjesë e tyre janë ministra.

Rama i fitoi zgjedhjet e 23 qershorit në aleancë me LSI-në dhe ky është momenti kur “senatorët” e PS-së nuk kanë më asnjë peshë pushteti në parti.

Koço Kokëdhima vendos tashmë edhe për çështje të rëndësishme të kësaj partie siç është shtyrja apo jo e kongresit. Kjo gjë ka shkaktuar reagimin e ashpër të Gramoz Ruçit dhe të tjerë deputetëve me histori të gjatë në PS, siç është edhe Valentina Leskaj. Por ky reagim i Ruçit është i vonuar sepse pesha e tij në PS duket se ka rënë.

Të besdisur nga Koço Kokëdhima tashmë janë edhe të rinjtë e parë të Edi Ramës, kategoria e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri apo edhe më të hershmit besnikë të Ramës, Fatmir Xhafaj e të tjerë.

Ndërkohë që Ruçi, Xhafa, apo Tahiri po reagojnë kundër modelit Kokëdhima në PS, ka të tjerë që nuk e kanë aspak këtë mundësi. Janë ministrat e qeverisë të cilët tashmë janë edhe pa mandate deputeti. Në se ata guxojnë të ngrenë krye kundër modelit që parapëlqen kryetari, qoftë ky edhe modeli Kokëdhima, ata nuk e kanë mundësinë të reagojnë pasi mund të gjenden një ditë në rrugë, as ministër as deputet.

Ndryshimet e kryesive në vite: kush ka ikur e kush ka mbetur

Kryesia e PS 2005

Edi Rama

Pandeli Majko

Arta Dade

Arben Malaj

Artan Nelaj

Bashkim Fino

Blendi Klosi

Ben Blushi

Erjon Braçe

Gramoz Ruçi

Ilir Zela

Musa Ulqini

Namik Dokle

Saemira Pino

Viktor Doda

Vjollca Ibro

Ylli Bufi

Ermelinda Meksi

Valentina Leskaj

Gramoz Ruçin

Kryesia e vitit 2007

Edi Rama

Arben Isaraj

Arben Malaj

Ben Blushi

Erion Braçe

Ermelinda Meksi

Eva Allushi

Gramoz Ruçi

Ledi Shamku

Mimoza Hafizi

Namik Dokle

Pandeli Majko

Saemira Pino

Valentina Leskaj

Mimi Kodheli

Lindita Nikolla

Sekretarët

Andis Harasani

Arta Dade

Blendi Klosi

Edlira Haxhiymeri

Et’hem Ruka

Fatmir Xhafaj

Kastriot Islami

Besnik Baraj

Kryesia aktuale

Edi Rama

Arben Isaraj

Arta Dade

Ben Blushi

Besnik Baraj

Eglantina Gjermeni

Erion Braçe

Fatmir Xhafaj

Gramoz Ruçi

Lindita Nikolla

Mimi Kodheli

Namik Dokle

Niko Peleshi

Pandeli Majko

Saimir Tahiri

Valentina Leskaj

Vangjush Dako

Sekretarët

Arben Ahmetaj

Armando Subashi

Bashkim Fino

Blendi Klosi

Damian Gjiknuri

Erion Veliaj

Ilir Beqaj

Ndre Legisi

22 komente në “Rënia e “senatorëve” të PS-së dhe ngjitja e modelit “Kokëdhima””

  1. ka.li Sadijes se XENIT says:

    SHKRIM QE E LEXOVA ME NJI ‘FIROME E NUK KUPTOVA ASGJE’:Ke quan PS,socialiste,e mengjer,senatore kur ish Shqiperija u shperbe nga 100 banda te ashtuquajtura parti e kreret e tyre BANDITE 25 VJET?!

    1. Cubi says:

      Se n at ore qe erdhi pik t ori ne krye ju rafte pika socialisteve dhe jemi i vetmi vend ne historine e njerezimit qe kemi nje gjyspiktorri kryeminister dhe kur behet fjale ne kancelarite perendimore per kryeministrin tone thone ai piktori humorist. Shtetin juridik presim ta beje nje piktor pika pika qe sna bie shikoni me kujdes kush e ka bere Ameriken , Francen Angline avokatet dhe ekonomistet .

  2. neda says:

    Per Kokedhimen une personalisht kam shume respekt, megjithese apsolutisht nuk me lidh asnje interes me te, por eshte nje prurje e re ne PS, energjik praktik,i drejte,i ndershem etj.Ne PS nuk mund te mbreteronin psh.Hetem Ruka apo shume te tjere,PS ka nevoje per element te rinje, nje drejtues po kaloje nga 8 vjet nuk ka cfare te jap me,pervecese perserit vet-veten, Po te shikosh listen e kryesoreve ne PS jane te njejtet,thua se e kane pronen e tyre PS, prandaj edhe elektorati po i braktis, bile tani i ka ardhur radha edhe Edi Rames te largohet, Tek Edi Rama psh me pelqen qe nuk e pyet bazen e partise per emrime te ndryshme dhe bene shume mire,sepse ata qe jane drejtues ne baze jane dava fshataresh qe apsolutisht nuk ke cfare te mesosh prej tyre.Persa u perket senatoreve, ne se nuk eshte shkruar per humor ne te gjithe e dime qe nuk kemi ende deputet te tille, intelektualet e mirefillte jane lene jo pa qellim jashte politikes.

    1. Kanan Djali says:

      E ke degjuar ndonjëherë shprehjen tëtëm në lëmë?

    2. Janullatos ngrenesi says:

      O Neda debilja
      A je e marre a ban vet?
      Koqe kokedhia eshte perpara Rames ne PS.
      Kokedhia ka qene sekretari i pare i rinise ne kohen e Dulles kur Rama luante me top.

    3. lenci says:

      E nderuar Neda !
      Jam plotesisht dakord me ty. Une per vete jam nje socialist i thekur sa edhe po te me thone jam gati te hidhem ne zjarr per partine time qe militoj nga 1990. Edhe une kam respekt per z. Kokedhima, sepse ai vete si individ e ka treguar veten ne fushen e bisnesit. Njeri korrekt, iniciator, me ide te qarta dhe mjat kurajoz. Per keto gjera ka nevoje partia socialiste dhe jo per njerez qe nuk kane bere nje lek pune ne jeten e tyre dhe jane marre vetem ne shkence e doktoratuara. Ku eshte rezultati, asgje pervecse kane qene aparatcike dhe prepotent. Nuk pyet Z. Rama thone per bazen. Po per ke baze e ke fjalen ??????????????? Per ata qe jane nje tufe fshataresh qe vetem me nje hu i ve ne resht te gjithe, sepse nuk kane asnje pike ideje ne koke dhe shikojne vetem interesat e vogla personale per nje vend pune apo per nje favor minimal. Per mua Z. Edi RAMA, po ben revolucion ne drejtim te zbatimit te shtetit, duke vendosur standarde te qarta dhe me nje prespektive afat gjate ata qe nuk jane mesuar qe te durojne te rine urte dhe mos na cajen koken sesi shume po i degjojme. Repekte Z. RAMA.

  3. Gjergji says:

    Kjo eshte bote e rrumpalles . Perse ? Sepse sipas mendimit tim qe te keshe sukses ne politike duhet te jeshe mosmirnjofs, arrogant,halldup, maskara,i pa bese,tinxar, hkmarrs etje , pra ketyre tipave populli u thote 99 çe.Intelegjenca e mirfillte nuk del ne keto dyer, shumica kane veset e mesiperme dhe rrjedhimisht keto ngelin ne drejtim. Shembulli konkret ilustrohet ne PS. Ishin ne tavolin dy kandidatura Rexhep Mejdani dhe Edi Rama .U zgjodh Rama.Kam pyetur veten gjithmone si ka mundsi qe te pelqejne Ramen ne nje kohe qe ne asnje fushe te jetes ska te krahasu me z.Mejdani .Raste ka plot ne te dy krahet e politikes.E keqja tjeter qe drejtuesi shihet e vlersohet si profet kure duhet te trajtohet si i pa besueshem na heq vlerat si shoqeri ,shto ketu mungese te madhe civilizimi dhe mentalitetin e demshem se nje gjarper qe sme han mua rrofte 100 vjet naka sjelle ne kete derexhe ku rrezik me hanger te gjalle njeri tjetrin. Me nje fjale te presish prosperitet e mirqenje nga Rama apo soj i tije eshte sikurse te shkoshe per derman shendetsore te profete Anila .( ju lutem kujtojeni profete Anilen te emisioni i Dudushit te top çhenell. )

  4. hahaha says:

    per sa kohe mafia nexhmie hoxha eshte ne rregull, koqedhima can perpara…

  5. ZahoKoka says:

    Mjere ne kush na ka drejtuar dhe na drejton, ca sazexhi dhe perkethyes, dhe nje bojaxhi medioker.

  6. roni says:

    qe kur permend ky buckoja qe ka bere kete analize… palla si Blushi dhe Malaj, qe aty e nderpreva leximin e ketij materiali se ka te djallezuar ne PS, ka edhe karrierista me nam, ka edhe te lekundur e te hutuar,, por keta te dy jane si i thone fjales “good-for-nothing” – shqip,,,me te pavlere ska ku shkon.

  7. Alb says:

    O moj shipri si nuk e bere nje her. Mo koqodhimen dhe me kte palltekun e gjat qe na drejton. Mjer mileti shkret.

  8. ministri says:

    Prap me Kocon do merremi,ai 60 vjecar u zgjodh per here te pare deputet,Dash peza i gjelberimit etj jane per Ramen e jo per popullin.,Psa nuk merreni me Ramen por Kocon,Rama e zgjodhi e rizgjodhi Koco mashtruesin sepse aty Rama sheh veten e tij,Dashi duhet per ziafete se per tjeter gje ai eshte idiot.Rama nuk u shkeput dot nga bashkia dhe vazhdoi te njejten fryme ne qeveri,e shau Meten me liber,por si Nano edhe Rama i lepiu bythen Metes,pra nuk e ka problem qe ta lepije ate qe volli,keshtu eshte ne politike.

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    @neda
    Nga vjen timoj vajze
    Se nga edukata nuk me dukesh fisnike
    Nga fshati nuk je se i urren dhe i ofendon.
    MOS je e bija e ndonje ciraku?

  10. eklipso says:

    Përmbledhje e dobishme për të kuptuar PS-në e sotme dhe karakterin e Ramës.

    Me Ramën dmth prishesh kurdo dhe modeli i tij mesa duket është futja e elementeve të rinj për të destabilizuar një strukturë dhe për ti mbajtur të gjithë nën presion.
    Kjo strategji mund të funksionojë tek të vrtët, por kufiri i tij është LSI dhe Meta.
    Kokëdhima dmth është pjesë e lojës së Ramës për të mbajtur në tension zyrtarët e PS.
    Por kjo strategji e tensionit rri në këmbë vetëm për sa kohë zyrtarëve të PS u mungon alternativa. Por me kalimin e kohës tensioni konsumon objektin e tij dhe alternativa do të lindë vetë.
    Një alternativë, është që deputetët që duan të shpëtojnë nga kjo lojë duhet të fitojnë rëndësi në zonat e tyre, ku zgjedhjet ti fitojnë ata dhe jo Rama…

    Ta shohim si do vazhdojë

  11. pensionisti 35 vjeç says:

    Luljet Progni ka shkruar ato qe ne i dime me mire se ajo. Por qe del se ku e ka gozhden, duket: tek Kokedhima. Perse valle sulmohet kaq shume nga jashte? Une nuk di si ta kuptoj qe kur brenda nje partie ka debat apo mendime te ndryshme, media, gazetaret dhe opozita jane gati te vjellin si te duan. Po a ka ecje perpara, zhvillim, mendim pa debat dhe kundershtime? Kurren e kurres, por injoranca dhe qellimisht injoranca i shpreh si çarje themeli, ndersa zonja Progni nuk dashka qe PS te rifreskohej me te rinj. Nuk e di se po te ishte zonja Progni kryetare e PS se si do te vepronte. Ja, ky eshte qellimi dashakeqes, regresiv, cmirezi dhe deshira per te mos e çuar perpara vendin. Nuk theme se Edi Rama s’ka gabime, bile dhe faje, por qe PS sot ndryshon katerciperish nga ajo e Fatos Nanos, kjo s’ka asnje dyshim dhe qe eshte 100 here me demokratike, prape s’ka asnje ndyshim. Po perse duhet qe zonja Progni te na sjelle ndermend ate kohe se ishte me e mire?! Apo deshi te na thoshe edhe ajo nje gje qe kur e di s’ka asnje vlere? Shkrim banal.

  12. Bond says:

    Rama e shpartalloi nga brenda PS, partine me te madhe dhe vitale ne Shqiperi, nje dem ky qe as SRB nga jashte nuk arrita t’a beje!
    PS po kthehet me shpejtesi ne nje strukture mafioze, e ngjashme me PD, pa asnje lidhje me popullin dhe interesat e vendit…

  13. alban says:

    Rama+Kokedhima, jane dyshja me e mire qe mund te sjelli zhvillimin me te mire te pretenduar ndonjiher per Shqiperine, kurse keta bejne romane, telenovela, barsoleta…tregojne aftesine e vet ne keto fusha.. por shume larg realitetit.. sikur me kete forc dhe imagjinate qe kane, te krijojne dicka te bukur per zhvillim, te krijojne dicka te bukur per popullin, ashtu te sillen dhe te veprojne ndryshe, sikur bejne kur dalin nga kufinjte e shqiperise.. po vin apo rrine ketu dhe hedhin vetem e vetem balte.. Eshte per te ardhur keq

  14. astrit says:

    ky njeri do popullin e jugun, do vendin e tij, po lufton per nje enderr, per nje jetese me te mire per te ardhmen e femijeve tane

  15. kastriot says:

    Deputeti Kokedhima eshte nje nga Siperrmarresit me te sukseshem te vendit. Cdo ide prej tij eshte sukses per shqiperine.Ai eshte patriot i vertet, dhe me pasurin qe ka ne zemer por dhe ne jet, kontribon per vendin dhe njerzit, qe nuk ka lene njeri pa ndihmuar pa kurrefare kushti. Se te ishte ashtu sic pretendohet ndonjiher nga gojet e liga, nuk punontet krah per krah me popullin, po bente pushime ne Karaibe, apo shkonte me jetu ne Zvicer ( sic ka bere disa te tjere)

  16. ami says:

    • Koco, mos e rruj fare, je I pazevendesueshem… per te mbuluar veten, shajne mikun dhe armiku keta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje