BIRN: Vendimi “sekret” i qeverisë, tetë makina për kryeministrin, 2 për presidentin, 4 për kryetarin e kuvendit. Gjithësej jan 44 makina

25 Tetor 2015, 18:05Politika TEMA

Nga Gjergj Erebara, BIRN

Qeveria shqiptare ka ndër mend të blejë 44 makina me qira financiare përmes një procedure prokurimi sekrete të organizuar nga Garda e Republikës. Një vendim i qeverisë i 19 marsit 2015, i cili nuk u publikua në faqen e qeverisë kryeministria.al në atë kohë, urdhëron të gjitha institucionet shtetërore të dorëzojnë te Garda e Republikës fondet që kanë në dispozicion për makinat e titullarëve si dhe ngarkon gardën të kryejë procedurat e prokurimit të mjeteve të reja. (kliko këtu për të lexuar vendimin e qeverisë).

Lajmi u publikua fillimisht nga Vizion Plus, i cili njoftoi pak ditë më parë se makinat që do të blihen janë të markës Jaguar dhe se kushtojnë 95 mijë USD copa.

Vendimi i qeverisë thotë se Garda do të blejë gjithsej 44 automjete, nga të cilat, 8 për kryeministrin, 14 për këshillin e ministrave, 4 për kryetarin e Kuvendit, 2 për presidentin dhe nga një për 16 ministri të tjera të linjës.

Vendimi i qeverisë i jep gjithashtu të drejtë Gardës së Republikës që të mos ndjekë procedurat normale të prokurimit me garë duke argumentuar se çështja është sekret shtetëror për arsye sigurie.

Përveç tetë makinave që do të blihen për ‘titullarin e institucionit’ të kryeministrisë, vendimi i qeverisë i kërkon gardës të blejë edhe 14 makina të tjera për ‘aparatin e institucionit’. Kryeministria është i vetmi institucion që do të blejë makina jo vetëm për titullarin, por edhe për aparatin. Ministritë e tjera do të blejnë nga vetëm një makinë secila.

Kostoja e kësaj blerjeje nuk është e qartë dhe transparente. Vendimi thotë se “Garda e Republikës së Shqipërisë, si organi qendror blerës, të prokurojë fondin limit, të llogaritur si shumë e fondeve buxhetore, të miratuar për çdo institucion”, pa sqaruar se për sa fonde bëhet fjalë.

Qeveria deklaroi pas kësaj nëTransparenca.al se marrja me qira e këtyre makinave do të kushtojë më pak se sa mirëmbajtja e flotës aktuale, por refuzoi të publikojë dokumentet dhe nuk sqaroi gjithashtu nëse Garda e Republikës ka bërë ndonjë garë apo jo për blerjen e këtyre makinave. Transparenca.al është një faqe e krijuar nga zyra e kryeministrit ku zakonisht publikohen reagime ndaj akuzave të opozitës, por pa publikuar ndonjë dokument konkret, siç sugjeron emri.

Sipas Transparencës, lizingu i 22 makinave që do të merren nga kryeministria, pritet të kushtojë 494,520 euro në vit, me një kosto mesatare prej rreth 22 mijë euro për makinë për vit.

Vendimi i qeverisë nuk është publikuar në faqen kryeministria.al, siç veprohet zakonisht me vendimet, duke shënuar një rast tjetër të mungesës së transparencës. Qeveria aktuale kur mori detyrën në shtator 2013, synoi fillimisht të mos i publikojë vendimet e veta, një traditë që qe themeluar në vitin 2003 bashkë me krijimin e faqes së parë të qeverisë në internet, keshilliministrave.gov.al.

Lizingu është një instrument financiar në bazë të së cilit, blerësi merr një mall me qira për një periudhë të caktuar. Në varësi të kontratës, malli, në rastin konkret, makina, i rikthehet shitësit në përfundim të kontratës ose i kalon nën pronësi blerësit. Ndryshe nga rasti i makinës së blerë, në lizing, blerësi paguan edhe qiranë financiare, pra një lloj interesi mbi makinën që përdor si dhe ka kufizime në numrin e kilometrave të kryer në varësi të kontratës.

Lizingu është një skemë financiare më e kushtueshme se sa blerja e drejtpërdrejtë e një makine, por kjo nuk është e qartë në rastin e blerjeve që po bën qeveria shqiptare për shkak se të dhënat financiare, vlera e makinës së blerëdhe qiraja e saj nuk janë publike nën arsyetimin se përbëjnë sekret të Gardës së Republikës.

40 komente në “BIRN: Vendimi “sekret” i qeverisë, tetë makina për kryeministrin, 2 për presidentin, 4 për kryetarin e kuvendit. Gjithësej jan 44 makina”

  1. Agim says:

    Nuk eshte e vertete qe Leasing eshte me e kushtueshme se blerja. Kush te ka rrejt o gazetar??

    1. Altin says:

      Si eshte e verteta e lizing nuk qenka me shtrenjte se blerja direkte ?
      Na e sqaro njehere, se po ta blesh 90,000 direkt, pagon vetem 90,000. Po ta blesh me lizing pagon 300 ne jave deri sa te besh 90,000 plus interesin 3%, a 5%, a 200% sipas marrveshjeve qe vetem qeveritaret shqiptare jane mjeshtra ti bejne!

      Shikoje njehere dhe pastaj komentoni tamam…

      Por kur vendimi nuk publikohet en fletore zyrtare..dhe mbahet i pa publikuar, ky quhet sekret. jo se eshte i ndershem dhe i drejtperdrejte por se eshte abuziv dhe ne permasa kolosale …

      Hallall, Edo .. mire ja bone se keshte e meritojne te gjithe derrisa te te qisin prej andej ..sikurse e merriton..

      1. Qemal says:

        Duhet te keni te qarte gjithashtu se ne leasing-un e autoveturave eshte qeradhenesi qe merr persiper mirembajtjen dhe sigurimin e mjeteve. Pra qeramarresi nuk ka asnje detyrim per mirembajtjen. Dhe kjo nuk eshte pak. Per nje ekonomi me buxhet te shtrenguar, leasing-u eshte interesant. Kujdes: leasing-gu i automjeteve ka grackat e veta gjate kohes se marreveshjes, sidomos ne rastet e aksidenteve!!! Mund te humbasesh gjithe shumen e paguar deri ne ate çast.

        1. Altin says:

          Je shume i sakte..

          Madje kurthe te tjera ka plot …ka per km e lejuara per njesi te kohes (nje muaj..nje vit etj..etj..). Por me e keqja mendoj une per nje ekonomi te varfer eshte se pasi te mbaroj leazi duhet ta kthesh makinen tek i zoti..dhe ai peerseri ka fjalen e fundit per ta vleresuar se sa mund ta blesh..nese do ta blesh..nese sdo hajde mirupafshim je pa makine prape…tender tjeter “ME NDER”!

      2. Dibrani says:

        thuaji dhe kete,..po 10 perqind depozit per cdo makine,….qe per 44 jaguar eshte aty afer gjys milioni Euro ato lek nu i merr me

        eshte si nje kafe per jaguar

        ato gjys milioni Euro depozitohen dhe nuk i merr me,…gjat kontrates 5 vjecarev eshte e pamundur pa pasur nje gervishje ,…

        plus qeran e ke me interes ,….dhe po nuk pagojte ne kohe kamatat jane te frikshme

        pastaj nje mirmbajtje per 44 makina nga jaguar eshte vet vrasje per nga ekonomia

    2. ALBTI says:

      Leasing eshte per bossat. E pagujne me pak per nje muaj po nuk e zoterojne pra kur te vjeterohen bejne nje tender tjeter per ti rinovuar.

    3. lizingu says:

      leasing eshte me leverdi per firmat private jo per shtetin se edhe po nuk e paguan leasing ja merr makinen, behet ne menyre qe pronaret e firmave pun taksash te nderrojne makinat si te duan e te mos kene asnje ne ngarkim dhe nuk rrezikojne sekuestron ne nje te ardhme per shume arsye

    4. Gjini says:

      Agim meso diqka nrase blen 44 makina nuk I blen me qmimin qe shesin koncesjonaret I blen shume ma lire bulk me shumice leasing varet te kontrata ku punoj une kemi kamionet ne leasing por serviset duhet ti pagujne kompania qe I leasing makinat se Jane te tyre shteti I mane per 3 vjet dhe kompania ja ofron ti blejne shteti vendose kjose don ti blejne ose Jo ketu Kane leverdi pore shipria ka abuzime une hyra e pashe sa Ishin ketu ne angli te njajtat makina ma e shtrejta Ishte 580 paunde ne muaj .

  2. Erlind says:

    Nqs eshte sekrete si e moret vesh? Apo kur thua ‘sekret’,lajmi behet me i rendesishem.

  3. ZahoKoka says:

    Para Kryeministrise me 21 Janar 2011 u vrane 4 qytetare te pafajshem, Garda e Republikes mban sekret Urdheruesin>
    Para Kryeminstrise do te grumbullohen 44 vetura luksoze Jaguar dhe Garda e Republikes ruan sekret shpenzimet nga taksat e shtetasve shqiptare.
    Njere vrasin dhe nje here vjedhin keta kokoshet e Gardes ne bashkpunim me “URDHERUESIN”. Aferim or Gardisti trim, mire te ndezi tani por kur mos te ndezi ku do shkosh????????

  4. a.g.b says:

    Keto jane punet e mafiozit te kryeministrise. Engjell Agacit. Keta jane ai lloj i juristeve qe u bene juriste ne emigracion dhe erdhen ketu te shpartallojne cdo gje qe ka lidhje me ligjin ne emer te hajduterise pa kushte. Keta japin garanci te shefat qe cdo gje behet , boll te duash. te paafte por te pandalshem per te zhvatur sa te mundin nuk kane kohe as te kryejne procedura te rregullta edhe kur vjedhin. Prokurimi i drejtperdrejte e sekret eshte rruga. (Ky eshte ai qe solli gazetarin e strisha la notizia per ti dhene me shpejtesi pasaporte shqiptare qe ai ti shpetonte taksave e qe sot eshte denuar me burg 6 muaj per evazion fiskal ne itali.i organizoi pritje edhe me ministrat e korruptuar qe i ka nen hyqem , edhe me kryeministrin) Engjell Agaci eshte Fazllici i kesaj qeverie. Kryeministrit i duhet po aq sa Kokedhima

    1. G.P. says:

      O A.G. Bq…..po kush je ti qe hedh balte mbi njerez qe kane studiuar jashte dhe kane shkelqyer . Pse te studiosh jashte dhe te kesh suskes per trurin tend qenka mangesi e turp? Vazhdo lef neper komente gazetash se aq ke ne dore dhe aq ben.

  5. robert says:

    O idiot gazetar mund te me sqarosh se cdo te thuash me shprehjen ” qeveria ka ndermend te bleje me qera financiare ” ?????? o idiot makina o bliet ose meret me qera ( lizing , nje te tille e kame edhe une ne greqi “kaqe idiote je ?

    1. plaku dhe deti says:

      berto, leasing eshte formule shitjeje, qe nga mezi i kohezgjatjes nuk paguan reston, por zhvleresimi eshte maksimal.Leasing eshte formule per boss, qe nderron makine cdo gjashte muaj apo dy vjet, por bossi mund te loze me leket e tij. Ajo qe thua ti quhet rent car,paguan qirane.

      1. kollodoku says:

        Sa popull kar qe jemi te gjitha I dim, ose bejm sikur I marim vesh.e lagu se lagu.

  6. lartegjatesia e tij edini vet rama says:

    Ky sikur e filloi me autobuza, bicikleta dhe ne kembe? Apo mbaroi show.
    Rradha e veliajt tani

  7. Gjergji says:

    Me vjen shune keq per bashkeatfhetaret e mij ne Shqiperi, edhe per ata qe mendiojne “te hane bar”, por vrtem mos ua shajne udheheqesin. Po ta kishte bere Sali Betisha kete gje, tani protestat do te ishin nga ato me dhune, sic dijbe te bejne komunistet, me “revolucion proletar”.

    Mjere ju atje. Me keqardhje nga North Amerika.

  8. Gerti says:

    Per budallenjte qe nuk e kuptojne, qeveria do paguaj lizing per 4-8 vjet nderkohe qe me aq para mund te kishte blere makine te re dhe ta kishte ne pronesi. Tani do e marre me qera, do i paguaj mirembajtjen, dhe pas disa vitesh do duhet ta kthej prap te Gon Papuli qe ai te nxjerre dhe ca leke te tjera duke i shitur. E morret vesh????

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Po amortizimet, rregullimet, serviset sa do kushtojn o “i zgjuari” fshatit se mbas 8 vjetesh ajo kthehet ne karroce dyli dhe kerkon vetem sherbime…

      1. Altin says:

        Mos u merzit o Optimist, se e kane menduar dhe ate ata. Prape qeveria do ti bleje.. keta do ti blejne privatisht pa leke se jane amortizuar, por qeveria do ti jape nje kontrate tjeter per lizing se e meritojne..

        Edhe pse smerrkan Benca por Jaguar? Se keni menduar ndonjehere..dhe Amerika nuk e fut Jaguarin se eshte i shtrenjte..dhe nuk ofron asgje krahasuar me Benzin fjala vjen..Benzi eshte makine qe te gjithe mekaniket e njohin, pjeset jane te disponueshme me mire se Jaguari..Ketu vjen ere korrupsjon po nga ai galopanti deri ne Ameriken e eriut i erdhi era…

  9. kuq e zi says:

    Meqe jane me lizing pra kane dhe asistencen mbrenda kush do e jape kete asistenze ne shqiperi???
    Apo do i cojne jashte edhe per kontrollin me te vogel keta nuk u besojne mjeteve qe la pd se kane frike pergjimet

  10. nini says:

    Pa tender dhe me qira me cmim te larte ,keshtu kemi korrupsion te paster me parate e taksapaguesve shqipar ,dhe me urryera, se kryet ne nje moment te veshtire per ekonomine tone . Blinit makina te lira dhe te mira dhe ekonomike ,me nga 20 mije euro secila dhe sikur te ishin. 40 cope ,ne total do kushtonin. 1 milion Euro dhe do ishin prone e qeverise shqiptare dhe jo si jaguaret ,qe do kthehen perseri tek kompania koncensionare .Mblidhni mend, se po e shperdoroni besimin, qe ju dhane socialistet ,duke e perdor PS vetem per qellimet tuaj te keqia .

  11. nuk ishte koha as per marrje me qera te makinave dhe aq me shume ,as per blerje makinash !

    cfare mutin do te bejne me keto makina keta,gara ?

    shume mire i kane ato makina qe kane tani.

    kjo ,po te jete e vertete ,eshte nji lajthitje teper e madhe nga ana e qeverise.

    populli nuk ka buk te haje dhe kriza sa vjen e shtohet,dhe nuk eshte fare koha per kete luks te tepert.
    .
    ketu ,po i bejne varrin vetes,ishallah ,mos qofshin te verteta keto qe lexuam.

    absolutisht nuk duhet ti shkonte ndermend askujt nga qeveria per te tilla gjera,vetem e vetem sepse koha eshte teper e veshtire dhe psikologjia e popullit pa buk,qe te degjoj marrezira te tilla,eshte mungese politike.

  12. Pelasgian says:

    papuli ,carapuli …i paska qejf droga dora vet kta me pulat mbrapa

    nejse mire ja bo asaj delebagtie qe frymezon e blegerin kot

  13. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Nje tufe idiotesh gjoja gazetare investigative qe e vetmja gje qe hetojne jane kafenete dhe restorantet e bllokut.Kjo tufe te paaftesh i sherben nje tufe kafshesh tek shqupi ,qe pasi vrane ,shperthyen ,tradhtuan ,vodhen shqiptraret bejne gjoja si virgjeresha.Ne cdo rast qe te dyja keto kategori shprehen me te paverteta ose me metoda qe tentojne manipulim te opinionit publik humbin akoma me teper besimin e njerezve.

  14. genc says:

    Po mire pse nuk blejne skoda, distanca me larget ne shqiperi 2 ore eshte, skoda eshte 5 here me e lire

  15. sulo Permeti says:

    Kur kosa e krizes ,po ben namin ne shqiperi,ai qe ben vizatime duke pnnuar dhe si kryeminister,kur po i merr frymen biznesit pa meshire,blen makina lluksi,ku nderkohe ministra dhe kryeministra ne Evrope,po lene makinat dhe po shkojne ne pune me bicikleta.Rama Papen e ka per zemer ta permende rendom,-por te gjithe e dime qe,Papa shkon me nje makine te thjeshte….

  16. eno says:

    PS ose xhaketa e kthyer PD po konfirmon se Rama eshte Berisha i kuq. Keta jane njesoj te gjithe, dhe ky popull kete qeveri meriton. Vatikani qe nuk krahasohet me barktharet shqiptare e leviz Papen me Pasat, madje nderroi edhe G Classin e blinduar. Keta plehrat ps-pd nuk udhetojne dot me makina ekonomike. PLEHRA!!!

  17. Loni says:

    Blini fiat punto, jane te mira dhe kushtojne pak, jaguar? Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete, me leket e kursyera pagojme pensionistat.

  18. eklipso says:

    Hahahaa prit kur tani të gjitha tenderat ti bëjë garda. Prit kur të japë dhe rrugët me konçesion garda…

    Ripjerdhje

  19. Daje Ceni says:

    Thellesisht i indinjuar per mosbotimin e qellimshem te komenteve qe permbajne vetem te verteten, theksoj se kjo gazete Esther shnderruar ne Zerin e Popullit Organ I PS qe Nuk boton asnje kritike konstruktive Künder qeverise se nje Million qelbesirave.

  20. rrapi i ri says:

    mbetet te shifet se ca lidhje ka Toni Bler me Jaguarin.
    se ai Toni I Blert erdhi ne ndihm te rames e?
    dhe ndihma shperblehet me ndihm sipas kodit te burrnis

  21. genc says:

    Bravo qeveria. A ju kujtohet kur bleu berisha nje benz kur ishte kryeminister ca u tha dhe ca au tha ndersa tani del blerja e ketyre makinave qenka normale

  22. Opinionisti says:

    Po flasin kompetentet e leasing!
    Nuk i shqeteson fakti qe keta per bythen e tyre po nderrojne makinat cdo 4 vjet (Enveri 2 a 3 makina nderrroi ne 40 vjet) por i shqeteson menyra e blerjes.
    Sa te kete karna Shqiperia ne rregull e kane politikanet tane.

  23. Lolita says:

    ka lloje te ndryshme leasing, mund te jete operacinal ose financiar. varet nga kontrata/marrevshja qe bejne palet P.SH
    1. distributori i makinave merr gjithe parate e shitjes se makinave nga banka ndersa bleresi(qeveri ne kete rast) paguan kestet bankes (principalin+ interesin). Makinat jane ne pronesi te bankes deri sa te paguhet gjithe detyrimi, pastaj behen te bleresit. sic blihet shtepia me kredi.
    2. ditributori i jep makinen per nje afat te caktuar p.sh 5 vjecar me kushtet e veta (mundperfshihet mirembajtja etj etj)… pas 5 viteve perdoruesi ka drejte ti bleje ato me cmime preferenciale ose ti nderroje me makina tjera.. por por jane operacine finaciare te kushtueshme dhe kryehen zakonisht nga bizneset qe kane te ardhura te qendrueshme….nese aplikohet sic duhet mund te jete edhe kursim…

  24. nostradamus says:

    O ”agim” akoma nuk e kupton se ata gazetaruce qe publikojne genjeshtra
    e shpifje i bejne me porosi te Sali Millosh Vicidolit ….!!!
    Me sa kuptohet Rama i ka marre me qira keto makina sepse ato qe perdirte
    shpura e Saliut, te gjitha kane ”cimka” ….!!! Sepse ”Milloshi” kudo
    ka spiunet e vet perderisa deri tani 90 perqind e administrate aktuale jane
    militantet e devotshem te Sali Ram Berishes…!!!!

  25. akili says:

    Daje Ceni ju hegsh karin atyre 1 milion “”qelbesirave” qe votuan dhe do e votojne perseri Ramen dhe qeverine e tij pasi nuk duan me kriminelet e 400 mije shkerdhatave si ti e si Sali & Cmpani….

  26. per hush says:

    Ne parim, per nje shtet te dobet si joni, marrja me qera e automjeteve te institucioneve kushtetuese, eshte zgjidhja me e arsyeshme per nje raport te drejte te fuqise financiare me aspektin prezantues te shtetit.
    Problemet jane te nje natyre tjeter:
    Se pari, ne krizen e sotme te shtetit shqiptar, ne kushtet kur ai po perpiqet te ringrihet pas nje katrahure mese njezetvjecare, gje qe kerkon patjeter dhe shterngimin e rripit dhe disiplinimin financiar te çdo qytetari, a eshte e arsyeshme, qe qeveria te vere ne plan te pare aspektin prezantues te shtetit?!
    Se dyti, makinat “luksoze” mund te justifikohen vetem per titullaret e institucioneve kushtetuese, per te tjeret mund te merren makina po aq “luksoze” me gjysmen e çmimitn te reklamuar.
    Se treti, dhe ketu, pa paragjykuar, ekziston mundesia e korrupsionit, eshte çeshtja e cmimit te seciles makine dhe e shumes mujore qe duhet paguar per te. Çmimi i nje Jaguari nuk mund dhe nuk duhet te jete i ndryshem nga ai qe ofron prodhuesi (ka liste çmimesh baze per cdo lloj jaguari dhe cmim per cdo opsion qe mund te merret shtese). Po ashtu pagesa mujore duhet te jete e perafert me leasing-un te themi ne Europe. Per kuriozitet nje jaguar me cmim rreth 100.000 Euro, me nje periudhe qeraje 4 vjeçare, me limit 60.000 km, pa pagese fillestare dhe qe perfshin veç inspektimeve sipas manualit edhe cdo riparim tjeter te nevojshem si dhe siguracionin e makines per periudhen 4 vjecare ofrohet vetem per 1300 Euro ne muaj.
    Duhet patur parasysh si vlere positive faktin qe Leasing-u menjanon edhe arbitraritetin e nderrimit te makinave nga titullaret e institucioneve kushtetuse. Nje praktike e tille duhet shtrire edhe per institucionet e shkalleve me te uleta. Po ashtu do te ishte mese e nevojshme nje rregullore qe pecakton qarte afatet e amortizimit te paisjeve te zyrave, pasi jo rralle ndodh qe titullaret pasi marrin karriken e fillojne punen e tyre me ndrreimin e pajisjeve te zyrave.

  27. mira says:

    si duket edhe Rama,po punon me goditje te perqendruar se paska menduar vetem nje 4 vjetesh per vehte e jo per popullin pastaj kalova lumin e te dhjefsha kalin.turp i madh,ne nje kohe qe popullinuk ka buke te haje,te paguaj dhe tekat e qeveritareve.haram votat qe more,por qe nuk ke per ti pare as ne enderr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje