PD: Rama i jep koncesionin e hekurudhës djalit të Valentina Leskajt

26 Tetor 2015, 12:41Politika TEMA

Partia Demokratike ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama për dhënien e konçesioneve pa tender dhe pa garë.

Liljana Elmazi, deputete e PD-së tha për mediat, se konçesioni i hekurudhës i është dhënë djalit të nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskajt.

Paratë shkojnë tek biznesmeni Arjan Leskaj, mik i vjetër i bashksië së Edi Ramës, djali i nënkryetares së Kuvendit.

Ky koncesion është bër pa transparencë, pa garë.

Në hekurudhën Leksaj do të transportohet nafta që prodhohet në Ballsh, që shkon në Vlorë për tu tregtuar në Europë.

Me filozofinë pa tender, fitues të paracaktuar po jepen çdo ditë ekskluzive për dekada të tëra. Çdo ditë pas çdo tenderi, pas çdo konçesioni shfaqet një mik i Edi Ramës, që natyrisht ndan fitimet me të”, tha Elmazi.

3 komente në “PD: Rama i jep koncesionin e hekurudhës djalit të Valentina Leskajt”

  1. Ai says:

    Presim nja nje ore sa te dale pergenjeshtrimi zyrtar. Si per cdo ‘aksion’ te opozites se sotme.

    I bejne tmerresisht dem vetes duke mos marre persiper publikisht pergjegjesi kur pjellin kesisoj mufkash.
    Mendoj se do fitonin kredibilitet nqs nje here te vetme, pasi ia kepusin kot dhe opinioni publik e kupton trukun, te thonin “ok, e patem gabim”. Heren tjeter do degjoheshin me me vemendje.

    Me kete avaz “dezhurni” te perditshem, e para i bejne keq vetes, dhe e dyta popullit, sepse e privojne nga e drejta e te pasurit e nje opozite me kredibilitet qe kontrollon pushtetin. Keta kane zero kredibilitet e nuk kontrollojne dot as punet e kryesise se vet.

    Nejse. Pune e tyre.

  2. Opozita says:

    Lat nam keni ngel cdo dite e dilni thoni brrockulla e kujtoni se bejne ato qe keni bere ju dhe keta.Nuk ua japin ate shans ti kapni ju o te mjere se mesuan nga ju.mbyllni goje dhe tregojini popullit qe keni ndryshuar.Po cte ndryshoni ju ashtu sic ju kane mbledhur e u kane mesuar.Tu rroje mendja e Saliut.

  3. PROGONATI says:

    IK O LILJANA SE EDHE KUR FLET TE BEN PER TE NXJERRE ZORRET .JO SI EKONOMISTE PO SI ATO LLAFAZANET E RRUGES I THUA .
    PO ATY E KISHE HEKURUDHEN CDO DITE QE VEJE E VIJE NGA TIRANA NE VLORE APO STE RA NDER MEND QE TA MERRJE ME KONCESION, SE HELBETE TY DHE ARGITES U PELQENIN LEKET KESH NGA KORUPSIONI DHE PUNA E KONCESIONIT DO LEKE TE TUAT TE INVESTOSH ,PA DO DHE PUNE GJIGANDE TA VESH NE PUNE ATE HEKURUDHEN QE TI DHE GJITHE QEVERIA E BABAIT TEND E LATE NE DITE TE MJERE ,AS NE INDI NUK JANE NE KETE GJENDJE HEKURUDHAT.
    BRAVO I QOFT KUJDO QE DO TA BEJ SE DO HARXHOJ LEKET E VETA ,MUNDIN DHE PUNEN E MADHE QE KJO LOKOMOTIVE E PRISHUR TE NISE TE FISHKELLEJ .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje