“Jemi këtu dhe po ikim në Tropojë. Lajmëroje lalën dhe të mos e marrë vesh njeri. As punëtorëve të mos u thotë. Na kanë nisur urgjent me porosi për tjetër vend. Të marr në telefon kur të jem afër, ose më mirë lajmëroje që tani”.
Kjo është vetëm një nga bisedat e përgjuara të inspektorëve të Njësisë Mbikëqyrëse të Lojërave të Fatit, të cilët janë vënë nën akuzë pasi favorizonin biznese të ndryshme që ushtronin veprimtari të palicencuar, raporton “Gazeta Shqiptare”, që ka zbardhur përgjimet.
Biseda e përgjuar, është realizuar mes një punonjësi të Njësisë me shtetasin Petrit Ahmetaj, i cili akuzohet nga prokuroria se në shumë raste bashkëpunonte me inspektorët, për të shmangur kontrollet tatimore, që ushtronin veprimtari të paligjshme.
Nga hetimi, rezulton se pas kësaj telefonate, Ahmetaj menjëherë ka telefonuar të pandehurin Ymer Hoxha dhe i ka çuar “mesazhin” që i është dhënë nga zyrtarët e Njësisë, pra që të mbyllte biznesin e tij, pasi do të kishte kontrolle.
Bisedat e përgjuara, janë prova kryesore që prokuroria do të përdorë në procesin gjyqësor që do të fillojë brenda pak ditësh në Gjykatën e Tiranës, ku të pandehur janë inspektorë të Njësisë së Lojërave të Fatit dhe pronarë të disa ambienteve, ku ushtrohej veprimtari e palicencuar në këtë fushë. Më poshtë, një pjesë e dosjes së prokurorisë….
Përgjimet telefonike
Nga hetimet ka rezultuar se nga punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është ushtruar kontroll në qytetin e Tropojës më datë 26.12.2014.
Nga bisedat e transkriptuara rezulton se njëri nga punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes, nga numri xxxx154, ka marrë në telefon Petrit Ahmetajn, në numrin xxxx786, dhe, pasi e informon se janë për kontroll të subjekteve të lojërave të fatit në Tropojë, i thotë që të informojë subjektin Ymer Hoxha, që ta mbajë dyqanin mbyllur. Më konkretisht ndër të tjera i thotë:
“Jemi këtu dhe po ikim në Tropojë. Lajmëroje lalën dhe të mos e marrë vesh njeri. As punëtorëve të mos u thotë. Na kanë nisur urgjent me porosi për tjetër vend. Të marr në telefon kur të jem afër, ose më mirë lajmëroje që tani”.
Pasi ka përfunduar telefonatën me punonjësin e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Petrit Ahmetaj ka kontaktuar një person, i cili përdor numrin xxxxx550, të cilin e ka njoftuar për kontrollin e befasishëm që po ushtrohet dhe e ka këshilluar që ta mbajë lokalin mbyllur.
Petrit Ahmetaj i thotë personit që telefonon:
“Janë nisur për një aksion blic andej nga Tropoja. Më tha dikush me të njoftu ty për me e mbyll sikur ke problem me dritat. Mos e mbyll kështu se i prishet punë atij tjetrit”.
Ka lezet, kjo pastruesja te lojoret e fatit ke njofton vet?!!!
Rrumpall hesapi, rilindje komplet.
drejtoresha pastruese, me pare ke qene prostitute, po te kene ngelur pak tru ne koke do e kuptosh qe manovra te tilla ka kohe qe behen,qe kur ishte Sali Vicidoli, nuk filluan tani, prandaj mbylle sqepin mos ha shume m.t
Nuk ka mundesi. Nuk ndodhin me keto gjera!!!
Ka lezet, kjo pastruesja te lojerat e fatit ke njofton vet?!!!
Rrumpall hesapi, rilindje komplet.
sh mire, po pergjohen, do arrestohen,ok.
Po nuk ka shume nevoje per pergjime…….mjafton qe nje grup te PAKORUPTUARISH te ri-inspektojne te gjitha bisneset ne Vlore, te cilat jane inspektuar kete vere. Dhe do te zbulojne mjafte fallsifikime ne proçes verbalet e kontrollit dhe gjendjes reale te mallrave ne dyqane. Edhe ne Vlore mjaft bisnese u mbyllen para se te fillonte kontrolli TATIMOR……moren lejet e pushimet e veres.
Kjo eshte nje pune rutine qe duhet te behet, jo ne menyre klienteliste. Dhe po ta shohesh ne plan te pare eshte per tu pershendetur.
Por jo vetem ne kete rast, edhe ne shume raste te tjera, ne ngjarjet qe jane ne hetim, marrin pjese persona te cilet i nxjerrin informacionet te cilat jane shpesh edhe te klasifikuara, psh ketu ne kete rast edhe nr. te telefonave, transkriptimet etj. Keto elemente mund te merren vetem ne sallen e gjyqit dhe vetem ne rastet kur seancat vendosen nga gjykata te jene publike.
Si ka mundesi qe prokuroria te mos mbaje me asnje sekret hetimor??
Mosmbajtja e sekretit veshtireson ne rradhe te pare punen e vete prokurorise.
Dhe megjithese dalin sekretet hetimore, prokuroria nuk ka denuar deri me sot asnje person per keto lloj veprash penale.
Te mos flasim pastaj qe per shkak te nxjerrjes se informacionit, autoret e lire, fshehin provat dhe mundohen te humbasin gjurmet si ne rastin e informaticienit qe fshiu te gjithe informacionin ne kryeministri mbi ngjarjet e ndodhura ne 21 Janar.
Vendi po rreshket me shpejtesi perseri drejt metodave te doktor rrumpalles, dhe keta basketbollisto-piktoret nuk po e frenojne dot.
Kush me thot,po ky punonjesi qe njofton personin qe te mbyll dyqanin ,pasi po i vijne per kontroll , quhet spiun? Apo spiuna quhen ata qe njoftojne shtetin se x tregtar nuk paguan tatimet,vjedh energji e nuk leshon kupon. KUSH QUHET SPIUN NE KETE RAST? SE une kam mendimin qe spiun quhet ai qe njofton shtetin,ndersa punonjesi i shtetit qe njofton tregetarin quhet “Hero”
Dalja e lajmit te pergjimit qe ne fazen e hetimit eshte njesoj sikurse karari i inspektorit te Njesise Mbikqyrese te Lojrave te Fatit ,qe bente dekonspirimin e operacioneve mbikqyrese te kesaj njesie.
Llalle-hetimi mbetet perhere ,me dashje,jo produktiv.
Ky marifet behet sidomos per kontrollet e produkteve ushqimore,ku po “shemben” me paret qe marrin prej shitesve me ushqime te skaduara…