Policia e Shtetit ka kërkuar përmes Ministrisë së Rendit Publik në Janar të vitit 2009, që Policia e Shtetit të pajiset me makina Wolsvagen të marra me Leasing tek e njëjta kompani që i ka ofruar 44 vetura qeverisë shqiptare, po me Leasing. Kërkesa ka mbërritur zyrtarisht në Ministrinë e Financave në vitin 2009, përmes Ministrisë së Rendit Publik, sipas një studimi të bërë nga Policia e Shtetit në atë kohë.
Burime të Ministrisë së Finacave i treguan gazetës TemA dokumentin dhe komentet e bëra nga kjo Ministri në atë kohë, kundër kësaj forme të marrjes me qera të makinave.
Argumenti i anulimit të kontratës ishte se “në rastin e qirasë financiare (leasing) njëra palë detyrohet të vërë në dispozion të pales tjetër për një kohe te caktuar, nje send te luajtshem ose te paluajtshem, kundrejt nje pagese me afate periodike te percaktuara ne lidhje me vleften e sendit, me kohezgjjatjen e kontrates dhe eventualisht me elememente te tjera sipas marreveshjes mes paleve. Duke mos komentuar produktivitetin qe paraqet studimi i bere, sqarojme qe kete lloj sherbimi (leasing) e ofrojne te 18 bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi, ndaj kjo gje do te kerkoje procedura prokurimi shtese edhe per perzgjedhjen e bankes qe do te ofroje kete sherbim.”
Ky ishte komenti që ka rrëzuar kontratën për të marrë makinat me qera tek Wolsvagen në vitin 2009, që është e njëjta kompani që ka ofruar dhe makinat “Jaguar” në vitin 2015.
Edhe në vitin 2014 ka pasur një kërkesë të përsëritur nga Ministria e Brendshme përsëri për makinat Wolsvagen dhe Ministria e Financave e ka refuzuar. Në komentet e saj thuhet se: Lidhur me bazën ligjore, në të cilën mbështetet propozimi i këtij projektvendimi konstatojmë se projekti ka referuar në mënyrë të përgjithshme të ligjin nr. 9749/2007 “Për policinë e shtetit” dhe në ligjin nr. 9936/2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” dhe nuk ka identifikuar asnjë dispozitë konkrete, që autorizon Këshillin e Ministrave për rregullimin me akt nënligjor të dhënies me qira financiare të mjeteve rrugore.
Referuar nenit 118 të Kushtetutës ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë organin kompetent, çështjet që duhen rregulluar dhe parimet e përgjithshme mbi të cilat nxirren aktet. Për sa më sipër, vlerësojmë se projekt-akti nuk justifikohet nga pikëpamja ligjore.
Çështja nuk trajtohet për herë të parë. Kjo ka qenë ide e vjetër, por nuk është venë asnjëherë në lëvizje nga Ministria e Brendshme për t`u implementuar pikerisht për shkak të kufizimeve ligjore.
Lidhur me përmbajtjen: Lidhur me procedurën e propozuar të qirasë financiare (Leasing) shprehemi se, ashtu siç argumentohet edhe në relacionin shoqërues të këtij projektvendimi, marrja me qira e mjeteve rrugore për nevojë të Policisë së Shtetit është një procedurë e cila në këtë rast do të kërkojë përdorimin e fondeve publike dhe përzgjedhja e subjektit tjetër kontraktual në vlerësimin tonë duhet të bëhet nëpërmjet procedurave të rregulluara nga legjislacioni i prokurimit publik.
Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik” i ndryshuar, ka parashikuar zbatimin e këtij ligji për të gjitha procedurat e prokurimit publik me fonde nga buxheti i shtetit me përjashtim të rasteve të parashikuara nga nenet 5,6,7,8 dhe 9 të këtij ligji.
Legjislacioni në fuqi për prokurimin publik i jep kompetencën Autoritet Kontraktor që, të vendosë vetë zbatimin e procedurës përkatëse të prokurimit duke vlerësuar rastet dhe kriteret e parashikuara nga ligji 9643/2006 për zbatimin e një procedure të caktuar prokurimi. Këtë parashikim e përforcon edhe neni 12 i ligjit që përcakton se citoj: “Autoriteti Kontraktor është përgjegjës për prokurimin e fondeve publike, që i janë vënë në dispozicion, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij”.
Pra, thelbi i refuzimit është se qeveria nuk mund të kthehet në institucion prokurues, pasi ligji shqiptar përcakton se cili institucion duhet të bëjë prokurimin e një shërbimi. Është kjo arsyeja me sa duket që kryeministri Rama ja ka ngarkuar Gardës së Republikës prokurimin në këtë rast, duke shmangur përplasjen me ligjin e prokurimeve që ka ndodhur dhe dy herë të tjera më 2009 dhe 2014.
TE NJEJTET PLEHRA DJE
TE NJEJTET PLEHRA SOT
Nuk ka asnje ndryshim pervec markave te makinave !!
Vazhdo censuren o laro vazhdo
sikur e nxituar blerja e ketyre veturave,se edhe ato qi keni nuk jane te keqija luks jane,por me mire bleni armatime dhe paisje per policine se i kane si xhele.
Po pse HA MUT saliu athere, kur kjo eshte nje procedure qe e ka zanafillen qe kur ishte ai PUSHT ne pushtet, pamvaresisht se kjo lloj marjeje e makinave eshte e leverdishme.
Akoma se ke kuptuar qe Saliu sha mut, por luan teater. Te gjithe luajne teater…. eshte caktuar 8 vjet une, 8 vjet ti, po te mbajme gjithmone kurven LSI. Marreveshja eshte: pozita vjedh, opozita ben sikur denoncon, nderrojme rolet cdo 8 vjet dhe asnje sdenohet.
Ne gjithe boten Qeveria i lease makinat ..
O gazetar leshi a di shqip
O komuniste po Berisha dha Bode nuk e ka aprovuar ndesa tani Rama po i porosite per vete dhe 4 here me te shtrenjeta o injorante .Kjo e nderon Berishen dhe Pd .
Po cfare i duhen Rames 8 vetura luksoze more caparula komuniste?Nishani i ka kerkuar per policine e jo per dikasterin e per vete lexojeni komplet
o Mero po keshtu do ta beni ju shqiperine me riiiiilindjjeeeeeeeee, qe sa here kjom qeveri gabon ju i delni ne mbrojtje shikoni se keto i kabere dhe qeveriae meparshme, brovo mero, ke ndonje argument tjeter, ne vend te thoni eshte mire apo keq kjo qe po ben qeveria ju merreni me e lagu se lagu