Erjon Braçe revoltohet me deputetin "spiun" në PS

27 Tetor 2015, 11:08Politika TEMA

Gazeta “Panorama” citonte sot deputetin Erjon Braçe, të jetë shprehur në mbledhjen e grupit të PS-së, kundër arrestimit të biznesmenëve që punojnë në informalitet.

Vetë Braçe thotë se kjo nuk është e vërtetë, dhe se i kanë vënë në gojë fjalë që nuk i ka thënë.

Ai ndërkohë replikon ashpër me një deputet të PS-së, emrin e të cilit nuk e thotë, që për interesa të tij, nxjerr lajme të tilla.

Braçe thotë se disa deputetë të PS-së e kanë harruar përse janë zgjedhur në atë post.

Per te gjithe ata qe lexojne gazetat;

Gjithcka qe gazeta Panorama ka vene sot ne gojen time, referuar nje mbledhjeje te Grupit te PS dje, nuk është thënë nga unë.

E di qe gazeta ne fjale e ka praktike pune kete dhe une s’kam ci bej, banaliteti ne kete vend quhet dhe gazetari.

Por serish nuk e kam me keta.

E kam me deputetin, burim i gazetes.

O deputet, mire qe vjen ne mbledhje, mire qe thua jashte edhe cfare nuk thuhet brenda, por mos i njeso fjalet qe me ve mua ne goje me interesat e tua.

Me thene te drejten eshte e neveritshme e gjitha;

Ndaj do vijoj te jem kritik me tregtaret qe llomotisin ne PS dhe kane haruar se per interesa te kujt dhe perse jane deputetë!!

Une e kam bere zgjedhjen, me qytetaret dhe cdo sipermarres te ndershem qe paguan taksat e tatimet; paligjshmeria ndeshkohet kudo, ashper madje edhe atje ku shteti eshte konsoliduar prej qindra vitesh.

Kush kerkon te rreshtohet me paligjshmerine, te loboje zbutjen e ndeshkimeve dhe lehtesite per te e ta, ta bej larg nga PS”, shprehet Braçe.

7 komente në “Erjon Braçe revoltohet me deputetin “spiun” në PS”

  1. LORA says:

    Faleminderit Brace djali,per respektin tend ndaj informimit te publikut dhe per oponencen serioze ndaj dallaveraxhinjve ,qe vegjetojne ende ne grupin tend parlamentar.

    1. anxhela- fier says:

      malkuar qofte njaj bij shqyptari,
      qe ket deputet te perendise,
      trashegim si na e la nano i pari,
      trashegim sja le erion velise

      Je deputeti me simpatik i te gjitheve! Mos u merzit nese keta maskarenjte e PS tallen e te ngacmojne, mos u merzit as kur tifozat e tiranes te thone ne korr “erion brace bibilushi”, mos u merzit as po nuk te perfshiu te libri i tij i ardhshem ben blushi, as nese sta ngre telefonin endri fuga. mos u merzit sepse te ka erjoni i baskise xhan.

  2. Odise says:

    Erjon Brae eshte nje nga deputetet me te spikatur te PS.Sikur te gjithe te punonin si punon ky deputet PS e mban pushtetin deri ne 2030…

  3. Ger says:

    Te gjitha keto do ishin debate te kota nese mbledhjet e grupit behen te hapura, sic duhet te jene ne nje parti demokratike ku qendrimet e secilit te jene te dokumentuara. Po ju nuk e beni se keni turp te publikoni ato qe diskutoni e si i merrni vendimet.

  4. faro says:

    Edhe brenda ps paska deputet qe i bezdiska drejtesia , inteligjenca, dhe guximi i Braces!
    Ah sa thelle jane futur spiunet, madje edhe shpifesit!

  5. Z/Kallami says:

    Ne Shqiperi jetohet me spijun.Politika e kertylun me spijun.Fillohet nga e djathta si parti e pare ne fillesat e marrjes se pushtetit ne demokraci.Vashdohet me te tjerat parti.
    Bilanci:Perfundohet me mjerimin e popullit.

  6. Andrea says:

    Ta paskan futur o Erjon, kete do na thuash?
    “Shoke, spiunin nuk e vrava une, spiunin e vrau Milua!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje