Kosova po shënon një moment simbolik në historinë e saj të shkurtë. Shteti i ri ka nënshkruar më 27 tetor Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, një dokument që zyrtarisht nis procesin e gjatë të anëtarësimit në bllokun kontinental. Kosovës do t’i lejohet qasja pa dogana në tregjet e BE-së, dhe Qeveria do të duhet të fillojë të përmbushë kërkesat e BE-së duke zbatuar reforma ekonomike, politike dhe sociale.
Por anëtarët e Bashkimit Evropian janë të ndarë kur vjen puna te Kosova. Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Greqia nuk e njohin pavarësimin e vendit më 2008 nga Serbia, dhe kjo nuk duket se do të ndryshojë shumë shpejt. Shtete si Spanja dhe Rumania, që kanë fraksione të brendshme që bëjnë thirrje për separatizëm, druajnë se njohja e Kosovës do të krijonte precedent të rezikshëm. Për shkak të këtyre ndasive të brendshme, marrëveshja e re nuk do të nënshkruhet prej shteteve anëtare, por prej vetë Bashkimit Evropian si entitet ligjor.
Serbia ka aspiratat e saj të anëtarësimit në BE. Ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim më 2012, dhe prej atëherë Bashkimi Evropian nuk i ka kërkuar zyrtarisht që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Në vend të kësaj Brukseli ka kërkuar prej të dy palëve të normalizojnë marrëdhëniet. Serbia vazhdon të mbetet e vendosur në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e Kosovës, në realitet krerët serbë e kanë pranuar se nuk mund ta rikthejnë shpejt kontrollin në territorin e ndarë.
Marrëdhëniet ndërmjet qeverive serbe dhe kosovare janë ende të tensionuara, por presioni i BE-së ka sjellë njëfarë shkalle stabiliteti. Edhe pse krerët serbë përdorin retorikë të ashpër kur vjen puna te Kosova, shumica prej tyre konsiderojnë anëtarësimin në BE si prioritet dhe do të kenë kujdes të mos ndërmarrin ndonjë veprim që do të rrezikonte procesin. Kjo është po aq e vërtetë edhe për krerët në Kosovë. Prej vitit 2007 deri më 2013, BE-ja ia ka ndarë Kosovës 673 milionë euro ndihmë financiare, dhe do t’i ndajë vendit pothuajse edhe aq – 645 milionë euro – gjatë periudhës prej 2014 deri më 2020. Tash për tash procesi i anëtarësimit është shumë i dobishëm në aspektin financiar që të sakrifikohet për hesape nacionaliste.
Brukseli po manovron me qëllim të shmangies së konfliktit ndërmjet dy shteteve të Ballkanit. Vetëm disa javë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kosovës me BE-në, blloku do të hapë dy kapituj shtesë në negociatat për anëtarësimin e Serbisë. Kjo sugjeron se Brukseli dëshiron të sigurojë Serbinë se mbetet e hapur rruga e anëtarësimit. Sa për Bashkimin Evropian, Brukseli duhet të gjejë një rrugë të ndërmjetme për baraspeshimin e armiqve të përbetuar.
Pavarësisht qetësimit relativ të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës së fundi, vazhdojnë të mbesin disa pika kritike. Kryesorja në mesin e këtyre është çështja e serbëve etnikë që jetojnë në veri të Kosovës. Bashkimi Evropian po e shtyn Serbinë të transferojë kontrollin e policisë dhe drejtësisë në veri të Kosovës te autoritetet kosovare. Përveç kësaj, serbët lokalë shpeshherë bllokojnë Kosovën veriore, duke nxitur zemërim në mesin e popullsisë lokale. Zgjedhjet e parakohshme në dy shtetet më 2014 ngadalësuan procesin e normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe. Së fundi, tensionet u ngritën përsëri pasi Kosova bëri të ditur se planfikon të krijojë ushtrinë e saj.
Afrimi i Kosovës me Serbinë gjithashtu bart në vete çmim të brendshëm politik. Për javë me radhë, partitë opozitare kosovare po protestojnë kundër dhënies së më shumë kompetencave autonome minoritetit serb në veri. Opozita ka kriitikuar gjithashtu marrëveshjen e arritur së fundi me Malin e Zi për demarkacionin kufitar, sepse akuzon se Kosova ka hequr dorë prej një pjese të territorit. Kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje janë përleshur me policinë gjatë protestave përpara ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë.
Bashkimi Evropian ka shqetësimet e veta lidhur me anëtarësimin prospektiv të Kosovës. Brukseli ka paralajmëruar vazhdimisht pakënaqësinë për sundimin e rendit në Kosovë, duke cituar mungesën e pavarësisë së drejtësisë, dhe ka kritikuar rezultatet e kufizuara të vendit në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe ndaj korrupsionit. Përveç kësaj, po bën thirrje për përmirësime institucionale, si punën e reformës zgjedhore dhe ndryshime në administratën publike. Në fund të fundit, Bashkimi Evropian dëshiron që të Kosova të zbatojë reforma ekonomike për përmirësimin e konkurrencës dhe të reduktojë shkallën e lartë të papunësisë, që është mbi 30 për qind.
Madje edhe pas marrëveshjes, Kosovën e pret një rrugë e gjatë para anëtarësimit në bllokun kontinental. Përveç listës së gjatë pezull të reformave të Kosovës, vetë Bashkimi Evropian nuk është fort i interesuar të pranojë anëtarë të rinj në kohën kur blloku është në krizë të ekzistencës së tij. Kroacia ishte vendi i fundit që u anëtarësua më 2013, dhe Serbia është në radhë me kohën e pritjes që mund të shkojë së paku deri në një dekadë. Shtete, si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, që gjithashtu kanë nënshkruar marrëveshje të stabilizim asociimit me BE-në, përballen me prospekte të zbehura të anëtarësimit aktual.
Kjo vë në pah njërën prej sfidave të mëdha të Bashkimit Evropian. Në njërën anë, fragmentimi politik po kërcënon të ngrijë, për të mos thënë të kthejë prapa, procesin e integrimit kontinental dhe të ndalë procesin e zgjerimit dhe anëtarësimit. Në anën tjetër, Brukseli duhet të sigurojë vendet kandidate në Ballkanin Perëndimor për prospektin e anëtarësimit të tyre. Pavarësisht prej shkurtimeve të shumëfishta, Bashkimi Evropian vazhdon të mbetet forcë stabilizuese në një rajon natyrshëm jostabil. Vende si Serbia, Kosova, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria ende e hsohin anëtarësimin – dhe në disa raste anëtarësimin në NATO – si qëllim të rëndësishëm të politikës së tyre të jashtme. Kjo i jep BE-së një vegël që të mbajë të frenuara dhe të mos përshkallëzojnë konfliktet në dhunë.
Duke mbajtur marrëdhënie të ngushta me shtetet e Ballkanit Perëndimor, evropianët jo vetëm që kanë qëllim të frenojnë ringjalljen e konfliktit etnik, por edhe të kufizojnë ndikimin e Rusisë e Turqisë. Shtuar këtu që çështjet energjetike i japin Brukselit një mundësi shtesë për të ndikuar në rajon: Shumica e vendeve të Ballkanit janë pjesë e rrugës për shumë projekte të dërgimit të gazit natyror në Evropën Qendrore dhe Jugore. Së fundi, këto vende janë shndërruar në rajon transit për emigrantët nga Lindja e Mesme që po mundohen të arrijnë në Evropën veriore, dhe si rrjedhojë aleatë vitalë për përpjekjen e bllokut për të kufizuar numrin e emigrantëve që kalojnë kufijtë e jashtëm të bllokut.
Po derisa kriza politike dhe financiare e Evropës po vazhdon, ndikimi i saj në Ballkanin Perëndimor me gjasë do të shënojë rënie. Kjo mund të mos vërehet menjëherë, sepse Rusia dhe Turqia po përballen me probleme të tyre: Nuk janë të gatshme të zëvendësojnë Bashkimin Evropian si sponsori kryesor financiar. Sidoqoftë, prospekti i një boshllëku pushteti është potencialisht më i rrezikshëm se zëvendësimi i një sponsori të huaj me një tjetër. Sa më shumë që këto vende ta ndjejnë se kanë pak prospekt të zhvillimit ekonomik dhe integrimit institucional me një entitet më të gjerë politik, aq më tepër ka mundësi t’u rikthehen nacionalizmit të vjetër me shekuj dhe urejtjes etnike.
(«Stratfor.com»)
Pergatiti Dialogplus.ch
Futja e Shqiperise, Kosoves apo Bosnjes ne BE tashme ekziston vetem si deshire, enderr e premtime boshe…te shfaqura si nje vizion i paqarte i nje te ardhmeje shume te larget ne horizont!
Dikur komunizmi propagandonte te ardhmen e ‘begate’ per te gjithe, ku njerezit do te hanin me ‘luge floriri’!
Epo historia shpesh perseritet ne trajta nga me te çuditshmet.
Njerezit tashme jane tejet te varfer, te shtypur, te lodhur, te genjyer, te merzitur e te pashprese dhe prandaj duan te ikin pergjithmone nje ore e me pare nga keto vende ballkanike…
Ke dy “minishtete” ( per Europen , jo per ShqipKARINE ) fqinje , jan Mali i Zi dhe Maqedonia !
Maqedonia e ka marr statusin e vendit kandidat qe ne 2005 por problemi i emrit ka bere qe Greqia ta bllokoje cdo hap me tej .
Eshte ku e ku larg Shqiperise dhe ska nevoje fare per EU .
Pervec problemeve me Shqiptaret gjithcka e ka ne rregull , biles duket sikur eshte nji ishull “jashtballkano-osmanllik”
Pasteri neper qytete
Zhvillim kulturor ( pa cka se i vjedhur )
Ekonomi ne rritje
Cmimet e jetes te uleta
Pra PADYSHIM ky vend e meriton hyrjen ne BE .
Nese do me thoje – Ke vend zgjedh per te jetuar , Maqedonine apo Sllovakine pa frike do te thosha Maqedonine –
Shqiperia NUK E MERITON ASPAK FUTJEN NE BE
BOSNJA E KOSOVA JAN 100 HERE ME MIRE
Pelaskian. Kosova e bosna jan ma mire se nuk e kan kancerin orthodoks brenda si shqipnia
Mos u merzit or ti, se Evropa do te te formatoje edhe ty
Derisa Kosova te kete niperit kopila malazeze dhe serb,si Albin Kurti,Ilir Deda etj.te VV.dhe rrugacet qe thejne lokale,bejne vandalizem,lendojne policet qe mbrojne pasurite e shtetit me duredhrat e UDB-es serbe,veshtire se do kete anetaresim te shpejte ne BE.Perse Mali i Zi ,ne protestat e fundit burgosi huliganet.opozitaret kriminel etj.kurse gjykatat e Kosoves nuk i burgosin ose i leshojne menjehere ne liri.Kjo eshte nje loje me shtetin dhe ndjenjat e njerezve te vertete shqiptare.Nga keto paaftesi,Qeveria duhet te jap menjehere doreheqje.Z.Mustafa eshte ngop me qeverisje dekadash,s’ka me imunitet,guxim as zemer per te drejtuar shtetin e coroditur nga drejtesia dhe sigurimi policore.