Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nuk e dëshiron Kosovën si Bosnja, mendon që hapësirat e shqiptarëve në rajon po pakësohen dhe sigurisht që ka një vërejtje edhe për Tiranën zyrtare. Në ndryshim nga serbët, të shpërndarë edhe ata në disa shtete, Kurti mendon se shqiptarët janë a-centrikë.
Këto komente dhe të tjera, Kurti i ka dhënë në një intervistë për “Shekullin”, ndërsa thekson se gjendja aktuale në Kosovë është e pazakontë. Thotë se përfaqësuesit zyrtarë të Kosovës, kryeministri Mustafa dhe ish-kryeministri Thaçi, tani si zëvendës i Mustafës, në vite të tëra negociatash me Serbinë, kanë shkelur shumë vija të kuqe të shtetësisë së Kosovës.
“Ajo që po ndodh në Kosovë është një puç institucional, kur qeveritarët, pra ata që kanë pushtetin, për shkak të interesave vetjake në konsolidim të kapjes së shtetit, për shkak të inferioritetit të tyre moral e ideor, kanë pranuar të nënshkruajnë një marrëveshje, e cila e gjymton unitetin territorial të Kosovës dhe funksionimin e shtetit.
Pra, e rrezikon edhe të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë, e rrezikon paqen në Kosovë dhe në rajon, dhe pamundëson zhvillimin normal të ekonomisë dhe të shtetndërtimit në vendin tonë. Përveç kësaj, ata e kanë përgatitur këtë marrëveshje pa përfshirë opozitën, madje kanë parashikuar që të mos ratifikohet fare në Parlament”, ka thënë më tej ai.
Ai ka thënë se qeveria nuk e sjell në Parlament për ratifikim marrëveshjen e 25 gushtit, ndonëse e ka shumicën dhe mund ta votojë në çdo moment, pasi që Serbia nuk i ratifikon këto marrëveshje në Parlamentin e saj sepse nuk i konsideron ndërkombëtare (Serbia e konsideron Kosovën pjesë të sajën).
Dhe, qeveritarët tanë, thotë Kurti, rrjedhimisht, nuk mund ta ratifikojnë njëanshëm, as Serbinë nuk mund ta detyrojnë, kështu që e kanë çuar veten edhe vendin në pozita të reja të pranimit të nënshtrimit ndaj Serbisë.
“Pra, situata është aq e pazakontë, sa që ka nevojë urgjente për rikthim në vlerat e republikës dhe të demokracisë. Kosova ka nevojë për njerëz që sakrifikojnë nga vetja për vendin e tyre, jo për ata që sakrifikojnë vendin për veten e tyre”, theksoi Kurti.
Lider i vertet si gjithmon i sakt
Atdhetari thote,
Respekte per te gjitha veprimet politike, por kujdes me
konceptet pro islamike liberale qe ne momente te caktuara ke prekur.
Sepse na ke zhgenjyer. Ne shume gjera duhet te jesh me fleksibel dhe
me teper politikan, gjithomone pa prekur interesin kryesore.
Dhe ne disa momente ke gabuar duke u treguar nje islamik i moderuar,
dhe ke cenuar interesin kombetar.
Ne momentin kur na luftojne me ideologji dhe jo parime demokratike
duhet te bejme te njejten gje.
Dhe islamiket na luftojne me ideologji dhe jo me koncepte demokratike.
Prandaj,mos hani mut kot,po ulni koken dhe fuqizojeni shtetin qe ju dhurua!!!
Qe u fitua mos i ngaterro gjerat nuk te dhuron kush nje gur me ça koken e jo me te fal shtetin,Shqepo