I
sh-lideri i “Vetëvendosje!” Albin Kurti thotë se marrëveshje me Serbinë dhe Malin e Zi nuk do të zhvillohet.
Gjatë një interviste për emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës, Kurti shprehet se o bie ajo që ai e quan “Zajednica”, ose bie qeveria e Kosovës. Ai shprehet se nuk do të lejohet zhvillimi i seancave parlamentare në Kosovë derisa marrëveshjet të bien.
“Unë shpresoj që ky koalicioni qeverisës do t’i thërrasë mendjes dhe nuk do të thërrasë më seanca. Edhe shoqëria civile në Kosovë ka dërguar letër të përbashkët dhe ka thënë se thirrja e mëtutjeshme e seancave është provokim. Prandaj, unë shpresoj që ata do të jenë racional dhe në vend të vazhdimit të Kuvendit të Kosovës thua se asgjë s’ka ndodhur më 25 dhe 26 gusht, por të kemi tërheqje nga këto marrëveshje dhe referendum”, thekson ai.
Sipas deputetit, referendumi është demokraci direkte dhe i bën pjesëmarrës të drejtpërdrejtë qytetarët e Kosovës.
“Por po them edhe njëherë që Mustafa është Kryeministër i ndrojtur i cili duhet të vendos: Ose do të bjerë “Zajednica”; ose edhe “Zajednica” edhe Qeveria. Sepse duhet të rrojë Republika. Nuk mund të rrojë Republika e të mos bjerë “Zajednica”. Është në duart e Mustafës që të vendosë a do të bjerë “Zajednica” apo do të bien edhe “Zajednica” edhe Qeveria”, theksoi ai.
Albin Kurti i përgjigjet edhe kritikave të Ben Blushit, sipas të cilit politika e Vetëvendosje, nuk është aritmetik numrash.
“Problemi me analizën që bën Blushi është se ai më trajton mua dhe VETËVENDOSJE!-n nga pikëpamja elektorale e votave, por nuk e kupton një gjë se politika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk është e parashikuar nga kalkulimet e një kontabilisti. Ai më thotë mua se ti humbet vota me këtë; kemi shpresuar që do të jesh pushtetar tjetërfare e kështu me radhë, mirëpo tërë kohën logjikën e ka brenda kalkulimeve elektorale, brenda përllogaritjeve që i bën një kontabilist. Por, unë nuk jam në politikë për këtë gjë. Ne jemi tek një imagjinatë politike e cila është përtej çfarëdo kalkulimi që mund ta bëjë cilido kontabilist”, thotë ai më tej.
I pyetur për kryeministrin Edi Rama, Kurti shprehet se qeveria e Shqipërisë duhet të angazhohet më shumë për Kosovën, për shkak se “Kosova është tepër e vlefshme për t’ia lënë Qeverisë së Kosovës”.
“Rama ishte shume mire kur foli ne Beograd. por duhet t’i përsërisë ato që tha. Këtu ndryshon shkrimtari nga politikani. Shkrimtari ka frike nga përsëritja. Politikani aë bën. Përderisa Vucic po i përsërit gënjeshtrat e veta, po ne?”, deklaron më tej.
Kurti thotë se në Ballkan, prapambetja e shteteve është proporcionale me dëgjueshmërinë ndaj faktorëve ndërkombëtar dhe shqiptarët sipas tij janë të parët në këtë drejtim.
“Në Ballkan prapambeturia e shteteve është proporcionale me dëgjueshmërinë e tyre të pakushtëzuar ndaj faktorëve ndërkombëtarë. Shtetet të cilat janë më të dëgjueshme ndaj faktorëve ndërkombëtarë më së keqi i kanë punët dhe unë mendoj se këtu prijmë ne shqiptarët. Ne duhet ta shprehim jo drojën e politikave, por guximin e popullit. Nëse për çështje tjera na prijnë politikanët për çështjen e bashkimit kombëtarë duhet të prijë populli”, shton më tej.
Fiks, sa më shumë ka zë ambasadori i huaj aq më shumë je i prapambetur si shtet. Vetevedosja vështirë të kuptohet në Shqipëri sepse këtu nuk kupton njeri që mund të bëhen gjera në të mirë të vendit e kundër interesit personal. Këtu të tërë shikojnë interesin personal, heroi është ai që nga karroce u bë doganier e ndërtoi vilë e bleu benz, s’është hero ai që përpiqet të mbrojë një lulishte që do e bëjnë pallat apo një lumë që po e gërryejnë duke i marrë zhavorrin… ata këtu do quheshin budallenj.Në këtë vend jetojmë.
STOP KOMENTET!!!!!! E mbyll Arianiti.
U be e modes qe kur nuk Ke votat e elektoratit te maresh pushtetin me revolucion “portokalli’. Jepini pushtetin Hajradinajt dhe ai ka borxh tefirmose cfardo lloj mareveshje me Serbine qe do ti diktojne te huajt. Fjala nuk eshte per mareveshje por per: DUA KRYEMINISTER”
Ky është thjesht revolucionar. Dhe si çdo revolucionar ëndërrat i merr për realitet. Historia ka njohur me mijra të tillë në vënde me hapsira të pamatë, jo më në një krahinë të një vendi të vogël si Shqipëria. Me ardhjen e tyre në pushtet jeta individuale në çdo vënd ka qënë një mizori.Kjo do të gjente edhe kosovën nga një i marrë i tillë. Pra, shoku Kurti as që ka të bëjë me demokracinë. Në ç’ka thotë ai e bënë këtë fare i qartë. Motiv të vetëm ka dhunën ndaj institucioneve.Lëshon ultimatume ndaj qeverisë. Por është e kotë të zgjatesh, me demagogë të tillë është e mbushur plot koha që jetojmë. Ngado që ta sjellësh këta uzurbator dhe pronar të vetshpallur të së vërtetës, përfaqësues të dhunës, njohin vetëm një gjë, dhunën. Ata bëjnë kështu nga butësia e sistemit demokratik dhe këtë butësi lehtësisht e konvertojnë në dobësi, ndaj është nevojë tu dërrmohen dhëmbët me të drejtën që buron nga ligji.
Je nje imagjinate politike???!!! Utopist dhe jo realist! Kjo eshte fatkeqesia e pare per ty more Albin sepse nuk mund ta shikosh dhe ne te njejten kohe nuk mund ta aceptosh realitetin rreth teje!
Fatkeqesia e dyte eshte se flet ne emer te popullit dhe jo ne emer te nje ideologjie qe ti perfaqeson. Populizem dhe i rrezikshem!
Pergjegjesine per cdo ceshtje te nje vendi e zgjidhin perfaqesuesit e popullit, politikanet, dhe jo populli. Populli ka te drejten e votes, por jo te vendimit!
Ne nje sistem totalitar sic ka jetuar Shqiperia e Enver Hoxhes, pushteti merrte vendime “ne emer te popullit”, por edhe aty me tezen se “C’do populli ben Partia dhe c’thote Partia ben populli”!
Fatkeqesia e trete eshte se ti shkon edhe me larg, nuk flet me ne emer te popullit, por te kombit! Shovinizem me rrezikshmeri jo vetem brenda vendit ne te cilin ti jeton, por edhe per Shqiperine dhe rajonin.
Nje foto ne nje artikull te Bledi Manes tregonte nje banje me dy WC, nje alla-turka dhe nje alla-frenga. Kur ne Shqiperi edhe nevojat e jashteqitjes i bejme ne forma te ndryshme, atehere c’fare duhet te themi per botekuptimet e tjera ideologjike, kulturore, dialekteve gjuhesore, mentaliteteve krahinore e deri tek minoritetet, etj, pa folur me tej per nje popullsi si e Kosoves shume etnike qe ishte kaq e shkeputur nga te gjitha drejtimet me popullsite qe banojne ne shtetin shqiptar!!!!
Kombi nuk perfaqeson vetem gjuhen e folur more Albin ku fatkeqesisht edhe ajo kerkon perkthyes qe te kuptohemi kur komunikojme mes nesh!
“ta aceptosh”???? ca dmth o greku???
Ky ALbini eshte duke vepruar si ne rastin kur “pi nje luge corbe te prishur dhe vjell tere jeten”. Te shohim se ku do te perfundoje kjo pune. Nje gje eshte e sigurte: populli i shkrete qe duhet te vuaje gjithefare lloj trapi, qe sot merret me politike.
@@ Te nderua Zoterinje te Mesiperm, qe shikoj se e “Mbytet” me Kritika Albin KUrtin…Albini po Flet SHQIP,
1-Nese Opozita ne Kosove kerkon Dicka nga Qeveria dhe eshte ne Kundershtim me Marrveshjet Qeveritare , Opozita ka te Drejten e saj te Kundershtoj kur shikohet se po Cenohen interesat e Kosoves dhe Shqipetareve ne Pergjithesi..
2-Marrveshjet e Qeverise se Mustafes dhe Thacit Bashke, nen Trysnine e Brukselit po Kenaqin Oreskse SERBE ne Kosove, me te Ashtuqajturen “Zeidenica”….(Marrveshje)–
3-Marrveshja Cenon Sovranitetin e Kosoves, bene te Mundur Autonomine e Komunave Serbe ne Kosove…pra kjo Marrveshje eshte nje Kthim ne Menyre Graduale ne Serbi…si fillim me Keto Komuna ku jetojne Serbe..dhe me pas Oreksi vjen duke Ngrene..
4-Per Shume NGa Publiku Shqipetare Marrveshja “Zeidenica” eshte e pa-kuptushme, dhe e Kamufluar jo pa Qellim nga Emeri.
5—Qeveria e Edi Rames duhet te Qendroj me afer Qeverise KOsovare, dhe kete Inisjative Edi Rama e Mori..por duket se Angazhimi i Qeverise Shqipetare shikohet ne Menyre Negative nga Hashim thaci, dhe Mustafa..gjasme nuk duan “Vasalitet Shqipetare” nga Qeveria Shqipetare..duket me thene Shqipe se u Pelqen “K…i..Serbe”..
Respekt te Plote per Albin Kurtin,dhe Gjithe Kosovaret Patriot, por ju Lutemi jo me Bomba ne Parlamentin e Kosoves se po lini Name…
@@Qeveria @ Mustafa& Thaci Large Duart nga Sovraniteti i Kosoves…”Zeidenica” eshte rikthim ne Serbi…lol
Bravo Albin !
Perse komentoni,kure nuk e kuptoni temen.vetem per te qen kuder,ndrysh nuk kuptohet kjo.ju kisha pyet juve kritekve te Albinit,jeni ju pro autonomis serrbe ne kosove,me te drejte shkeputje me vone?
Territoret me popullsi serbe, a mund ti kontrolloi Kosova dhe si? Nga ana tjeter perse kerkoni me shume autonomi per shqiptaret ne Presheve? Sepse jane shqiptar apo sepse nuk deshironi te bashkepunoni e bashkejetoni me serbet?
Sido qe te jete pergjigjia, nje gje eshte realitet, cdo etni apo minoritet ka te drejten per me shume autonomi, per me shume vetqeverisje, na pelqen apo jo, na pelqen kur flitet per shqiptar apo nuk na pelqen kur flitet per etni te tjera!
Mbi te gjitha, te drejten e tyre nuk mund tua mohosh, jo se nuk do, por se nuk e ke forcen! Kujto edhe Kosoven e para 1999-s!
E mer grek shkenctar te ka stervit mir janulla
ik mer toc kuklle
ALBINI eshte drita e diellit BENI eshte shum i vogel karshi ALBINIT qe mbron interesat e SHQIPTAREVE pa kompromise.
sa intelekt ka faqja e komentuesve ndersa realiteti shqiptar eshte mjeran ne cdo fushe si shpjegohet ky handikap gjenetik,domethene shume dime dhe vetem mut prodhojme ……???