Një vend tjetër evropian në rrugën para një prove të vështirë? Nëse Mali i Zi merr ofertën për të hyrë në NATO, mund të përsëriteshin shumë gjëra, që njohim nga Ukraina, shkruan Dragoslav Dedoviç.
Serbët dhe malazezët nuk kanë dallime të mëdha historike, etnike dhe fetare. Ngjashëm si në rastin e Austrisë ndaj Gjermanisë, Mali i Zi nën drejtimin e Milo Gjukanoviçit i ka kërkuar kriteret e veçimit nga Serbia në historinë e shtetësisë së tij. Një farë ambivalence ka gjithmonë në krenarinë kombëtare të Malit të Zi, sepse shumë princa malazezë e përkufizonin veten si serbë të flaktë. Kjo kujtesë mbahet gjallë sidomos në veriun e varfër të vendit, ku shumica e njerëzve insistojnë ende në identitetin e tyre serb.
Ndarja paqësore e Beogradit dhe Podgoricës ndodhi në vitin 2006. Pikërisht kjo ndarje, kryeideologu i së cilës ishte Gjukanoviç, la pas një ndarje të thellë në Malin e Zi. Në qendër të vendit dhe në bregdetin e Adriatikut, Gjukanoviçi ka siguruar gjithnjë shumicën. Në veriun malor ai nuk ka patur kurrë mbështetje.
Qendrim i urdhëruar properëndimor
Në aparatin e tij të pushtetit Milo Gjukanoviç mbështetetej te nacionalizmi, që lidhej me shtetformimin e Malit të Zi. Nacionalizëm, klientelizëm dhe një qëndrim i caktuar properëndimor, herë pas here gazetarët maltrajtohen dhe vriten, besnikët e partisë me familjet e tyre kanë vende pune, të tjerët gati asgjë. Pasi një prokuror italian e ndërpreu në vitet nëntëdhjetë aktakuzën e përgatitur kundër Gjukanoviçit për kontrabandë cigaresh, “demokrati i përsosur” vazhdoi të udhëheqë vendin në drejtim të BE-së dhe NATO-s.
Për një kohë të gjatë u duk se po i dilte llogaria mirë. Por pastaj erdhi konfrontimi i ri ruso-perëndimor. Malazezi ra në hall për të vendosur. Në kryeqytetin Podgoricë ndodhet një monument i Pushkinit. Në bregdetin e Adriatikut shumë rusë të pasur kalonin kohën e lirë. Nën Milo Gjukanoviçin rusët e pasur blenë prona në Adriatik, disa stacione radiofonike futën emisione në gjuhën ruse.
Rusia prej kohësh
Kjo rusofili ka një histori të gjatë. Ky popull i vogël malor nuk u vendos kurrë plotësisht nën zgjedhën osmane. I gjithë vendi ishte “fshati i vogël gal” i Ballkanit, i mbështetur nga Rusia cariste. Dhe kështu malazezët kanë besuar tradicionalisht te Rusia. Ashtu si në pyetjen, nëse malazezët janë të lidhur ngushtë me serbët, edhe në raportin aktual me Rusinë në mbarë vendin ka një qendrim gati skizofren.
Politika reale e Gjukanoviçit përbën në një situatë të tillë një ndërprerje kulturore. Në dalIim nga Beogradi Podgorica mbështet së fundmi sanksionet perëndimore kundër Rusisë. Dhe NATO pritet t’i ofrojë në fund të vitit anëtarësinë. Një dhuratë me eksploziv, sepse shoqëria gjithsesi e ndarë fiton në këtë mënyrë një arsye shtesë, për të larë llogaritë e vjetra.
Mund të ndodhë, që miqtë rusë të nxisin këtu apo atje opozitën e përçarë dhe të dobët. Dëshmitë mungojnë deri tani. Prirja për dhunë në të dy anët, arroganca e pushtetit dhe korrupsioni i pushtetarëve, si dhe mungesa e tmerrshme e konceptit tek opozitarët, janë të gjitha prodhim i vendit. Kjo nuk të lë të parashikosh asgjë të mirë.
Klisheja për malazezët është një luftëtar super krenar me moral të dobët për punë. Natyrisht që me klishetë duhet pasur kujdes, por aktualisht do të ishte jorealiste të pritej më shumë gandizëm i shoqëruar me më shumë dëshirë për zgjidhjen e krizës malazeze. BE ka preokupimet e veta. Dhe malazezët nuk do të jenë në gjendje t’i mbyllin konfliktet e tyre pa dhunë. Për këtë mungojnë kushtet gjeopolitike, ekonomike dhe sociale, si dhe vullneti politik.
Kur plasin protestat e shqiptarve eurokurveria del e thote ” jo rradikalizmit, jo ndryshimit te kufijve , jo dhunes”
Kur behet fjale per shkijet del e thote po “vetvendosjes” !
JO Malazezet,EUROPA DHE AMERIKA do e kene proplem,RUSEVE u duhet se sben nje port ne adriatik,situate me te bukur se e tanishmja nuk gjendet qe po meren me refugjatet,mjafte te shikosh ne SERBCKA TE BOSNJES po behen hapat e para te proçesit KRIMEA me eksperimentimin e referendumeve ,gje qe munde te ndodhe edhe ne Mitrovice dhe me e verteta dhe me e bukra eshte se keto vende RUSI kur i fut ne dore e le veten e tije ne krize dhe ngre standartin e jeteses keshtu ndikon dhe te psikoza kombetare e ketyre popujve,kurse miqte tane Amerikane mos u gabofsha pase lene toke te djegur.
Pellasgian o rrote topi , ti nuk je shqiptar por je as turke por je Osman anadollak , kuptoje nje gje dhew jep pergjigje e di ti o I mjere pse flamuri I GJERGJ kastriotit ka te njejten shqiponje me malin e zi dhe me serbin , sepse jane kusherinje, por jo me turqity dhe osmanet o I paditur para se te beshe komente laji syte nje here dhe pastaj fol, dhe te lutem mos e mbaj me ket emere se na ofendon , ti mundet ta vesh e te mbash ndonje emere me prapashtes turkosman ,,
Cfare kushurinjsh mor rrote cari! Sllavet kane ardhur nga pertej Uraleve shume shume vone ,levizjet barbare,–Lexo historianet perendimore! Kurse pushtuesit osmane (turq) na lane me shekuj prapa per gabimet tona! nuk mund te rrime duke qare…Ish pushtuesit nuk mund te na pengojne me!bv Ne duhet te ecm para…..
te gjithe malazezet qe nuk e cilsojne veten si serb jane thjesht ortodoks shqiptar te sllavizuar
nqs do zgjedhin rusine do kete fatin e ukraines
duhet ti bejme oferte per federate malazezeve pro perendim