Dy vellezerit Hajri nga Shijaku jane shpallur ne kerkim nderkombetare pasi policia goditi organizaten e droges qe ata drejtonin. Ne Shijak, aty ku ata kane ngritur bizneset, askush nuk pranon te flase per Altin e Emiljano Hajrin.
Vetëm 20 kilometra nga Durrësi ndodhet “perandoria” e bizneseve të dy vellezërve Altin dhe Emiljano Hajri, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Të etiketuar si krerët e organizatës kriminale te trafikut ndërkombëtar të drogës, dy vellezërit Hajri jetojne mes luksit në Shijak, aty ku dhe kanë ngritur biznese të shumta.
Një pasuri përrallore e familjes Hajri ne Shijak.
Përllogariten në 10 milion euro investimet prej vëllezërve në vendlindjen e tyre, raporton ABC, që ka udhëtuar në Shijak.
Ata kanë ngritur një kompleks eventesh, që administrohet prej tyre.
Por, nuk është i vetmi biznes.
Vëllezërit Hajri rezultojnë pronarë edhe të një servisi makinash.
Po ashtu edhe të një pike karburanti, ngritur pikërisht në atë zonë.
Edhe një vilë luksoze dykatëshe, është në pronësi të vëllezërve.
E gjithë kjo pasuri zotërohet nga Altin dhe Emiljano Hajri, të cilët dyshohet se e ngriten me paratë e përfituara nga aktiviteti i tyre kriminal.
Të shumtë janë banorët në pjesëzën e Shijakut ku ata jetojnë, që i njohin vellezërit Hajri, por askush nuk pranon të prononcohet mbi aktivitetet e tyre.
Vëllezërit Hajri u shpallën në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Enigma” zhvilluar mes dy shteteve Itali-Shqipëri.
Ata akuzohen pjesë e një organizate kriminale në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike, e cila drejtohej prej tyre.
Kriminele qe kan bo lek duke rreziku jeten !
Ka bota plot te tille
Thuj Rames apo Sales dil e bo te fortin jashta shqipKARISE
I pari e dime si ka perfundu posht urave …i dyti besoj do q..hej ne bythe per te mbijetu!
rraca jote Pelasgian, mos u anko ?
KEta kriminele i ngriten keto pasuri keto 2 vite si nepunes te Sajmir Tahirit dhe kontrollues te trafikut te droges ne Durres!
Prandaj Tahiri leviz me Land Cruiser te blinduar sepse ka frike nga nepunesit e vet te droges qe ia kapin Italianet!
TAHIR DROGA PLUMBI DO TE GJEJE!
10 milione euro investime?? Nuk jane pak, por mos na e beni pasuri perrallore, sepse politikani me cope cope ne Shqiperi, qe nuk i eshte degjuar emri kurre, mund te kete jo me pak se 7, 8 milione euro pasuri, qe e ka vene pa bere asgje, duke fjetur gjume ne Kuvend. Gjithsesi, keta dy vellezerit veshtire se do t’i gezojne keto pasuri qe ketej e tutje..
E gjith bota keshtu esht kriju. Ti gezojn kta qe i kan ber. Dhe jo ato byth qirat qe duan ti . Sekustrojn.
Nuk duhet te shikojme pasurine e dy cunakeve, qe e kane vene me koken e tyre ne rrezik ,por te politikaneve tane qe kane vene saraje, duke mashtruar dhe vjedhur popullin .
E mo mire se ne vendin e tyre i harxhuan. ç’tu besh atyre qe i nxjerrin jashte… Pse keq eshte Zvicra qe s’e rruan si e ku i ke bere leket?
Po keta skane cti bejne Gomarit dhe i bien Samarit? Nqs u del se kane vrare e prere, njerez te pa fajshem, le te pergjigjen e te denohen, po pse jane mare me narkotik, e kane vene koken ne rrezik per pasurine , u lumte e ti gezojne, se kane riskuar,
Po mire ne qe punojme dite e nate per 150€ mos duhet t’a leme punen dhe t’i pervishemi droges nen ‘shembullin e suksesshem’ te ketyre dy ‘biznesmeneve’ nga Shijaku i PD-se!
Keta kriminele duhen te izolohen dhe kalbur ne burg, dhe jo te merren si model ‘suksesi’ nga ndonje komentues ketu…
Çfare edukate dhe morali do t’u japim femijeve tane? Drogen?
Nuk po kupto cfar te keqe i kane bere Shijakut apo Shqiperis keta djem qe kane sakrifikuar jeten e tyre dhe te gjitha leket i kane ivestuar atu,meruni me politikanet e gjyqtaret qe vjedhin leket e popullit dhe ivestoin jashte vendit.
shume zhurme per t na treguar se luftohet korrupsioni.Keta cuna jo se kane bere mire qe jane marre me droge por te pakten nuk kane vjedhur taksat e nje populli te tere sic kane bere politikanet tane dhe jane bere multimilionera.Drogen kush do e blen kush nuk do me zorr nuk ta jep njeri.Paret dhe djersa e popullit qe vidhet me dhune eshte krim shume here me i rende se ky qe kane bere keta djem.
Te njejtin mendim me ‘rajub’ ndajne dhe kolumbianet, meksikanet, siçilianet, peruvianet dhe afganet!
Keto ‘modele’ shtetesh ku baza eshte droga jane provuar si shtete pa te ardhme, ku ligjin e bejne bandat dhe trafikantet e droges qe kane korruptuar çdo gje ne vendet e tyre (politiken, policine, ushtrine, gjyqtaret, doganieret, etj.)
Neqoftese disa komentuesve u pelqejne keto vende te varfra e te kriminalizuara le t’i mbajne per vete dhe mos tentojne t’i shesin si ‘modele suksesi’ tek te rinjte shqiptare. Bile mund te blejne po te duan dhe ndonje bust bronxi te Pablo Eskobar dhe t’a mbajne ne shtepite e tyre per ‘frymezim’…
kto te pakten e kan ber pisllikun jashte shtetit ,po politikanet ton e bojn ne shtetin e vet kunder popullit vet
Jane marre me droge ne Itali dhe kane investuar ne Shqiperi!!
Keta duhet te shpallen heronj!! Jo si politikanet shqiptare qe zhvasin ne shqiperi dhe investojne jashte!
Te gjith politikanet shqiptar duhet te shpallen ne kerkim nderkobtar cdo dite bojn fodullin me popullin , hajdute me imunitet si kalamaj ne mesojm per vjelljet e tyre vetem kur zihen ne parlament
Keta ja shplajn trurim mjerezve me droge dhe keshtu pasurohen kurse MEDIA ja shplan truein njerezve me mashtrime dhe genjeshtra e manipulime dhe keshtu pasurohen .
Mir ketyre po cfar ti bejm milardjerve politikan , deputet , gjyqtar, doktor, doganjer, tatimor, policor, ministra e kryeministra, komunar e bashkiak.
Keta nuk denohen kollaj se kan nxjerr ligje dhe imunitete per vetet e tyre dhe mbrojne njeri tjetrin pavarsisht se bejne sikur zihen.
Pra Shqiperia eshte teresisht nje HIPOKRIZI, nje VARR per fukarane dhe te ngratin dhe nje BURIM i MAT PARASH per pushtetarin dhe gjith administraten shteterore et, etj……
Nuk me duket se jane te vetem perderisa 99% e shqiptareve te pasur, perfshi ketu politikane e gjykates, jane pasuruar fale trafiqeve te paligjshme!
Ndaj nje hetim 360° mbi keta individe qe do te pasohej me nje mega-sekuestrim te pasurive dhe llogarive bankare si dhe nje fushate te gjere arrestimesh, duket si diçka e pamundur.
E pamundur sepse po u hap ajo fole grerezash, s’ngelet individ i paprekur; duke filluar nga Berisha, Basha, Topalli, Meta e deri tek Rama dhe horrat socialiste.
Nje aksion i tille spastrues eshte vetmja mundesi per ta futur Shqiperine ne binaret e drejtesise dhe zhvillimit, por per fat te keq peshku eshte qelbur nga koka…
Andrea Radi
shumica e komentuesve thone se kane vene koken e tyre ne rezik pa e ditur se ato kokainat qe ua kane shitur njerzve te thjesht i kan cuar ne nje bote tjeter.kjo eshte marezia me e madhe qe ka futur shqiptaret ne nje udhe pa krye
Njerez si keta duhet te denohen per aktet e tyre kriminale, droga eshte krimi kundra njerzimit ajo ka te beje me te gjitha filialet e korrupsionit si me prostitucionin,vrasjet me pagese,eleminimin e njerezve qe punojne per ata si edhe shtimin e kriminalitetit ne vend .Keta qelbesira nuk jane te vetem ne Shijak mbas 92 Shijaku u transformua si Sicilia e Italise cdo gje ishte ne mesin e fshatarve te Shijakut ku ata benin ligjin me drogen dhe proksenetizmin.