Nëpërmjet ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), Kosova zotohet të zbatojë të gjitha marrëveshjet që i ka firmosur deri tash me Serbinë dhe të negociojë me këtë shtet të gjitha çështjet kontestuese.
Tërheqja nga secila marrëveshje ka për pasojë pezullimin e MSA-së nga ana e Bashkimit Evropian, shkruan sot Koha.net.
Këto aspekte trajtohen që në krye të këtij dokumenti 550-faqesh, i firmosur këtë javë në Strasbourg midis autoriteteve kosovare dhe atyre të BE-së.
Projektligji për ratifikimin e MSA-së është aprovuar të premten në mbledhjen e Qeverisë dhe është proceduar për votim në Kuvend. Kuvendi, ndërkaq, e ka vënë në agjendë votimi për të hënën, për kur ka thirrur seancë plenare.
Në nenin 5 të MSA-së theksohet se Kosova zotohet të vazhdojë angazhimin për përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë dhe bashkëpunimin efektiv me misionin e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes derisa janë në fuqi, siç përcaktohet më tej në nenin 13.
nese cenojne interesin kombetar, mos te vihen ne jete dhe mos cani shume koke per integrimin se BE po behet lesh e li. Nderkohe, bashkohemi si shtet shqiptar dhe progresi i Shqiperise drejt BE perfshin automatikisht edhe Kosoven.
msa???????
nqs kosova behet si bosnja jo msa po edhe te shkoi direkt ne be nuk do kete as siguri as ekonomi
ka vetem nje zgjidhje per ne “BASHKIM”
kombtarja e futbollit na mesoi se vetem te bashkuar korrim fitore te pa imagjinuara me pare
LARG NGA SERBIA DHE EUROPA
Sa te na keni mos cani b..
vetem lejoni paradat gay ne diten e bicikletes