Një pensionist, shqiptar nga Kosova, banues në Gjermani, dënohet me 9 vjet burg për trafik droge në Hiroshimë.
Kadrush P. nga Bad Salzlufen, siç shkruajnë gazetat gjermane është shpallur fajtor nga një gjykatë e Hiroshimës për kontrabandë droge.
Bekimi, njëri nga djemtë e Kadrushit thotë për gazetën “West-blatt”: “Jemi thellësisht të dëshpëruar. Nuk i kemi treguar asgjë nënës sonë të sëmurë”.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë e ka konfirmuar rastin e dënimit të kosovarit. “Konsullata e Përgjithshme e Gjermanisë në Osaka është duke u kujdesur për personin në fjalë dhe qëndron në kontakt me të dhe me familjarët”, ka thënë një zëdhënëse, transmeton albinfo.ch.
Kadrushi është arrestuar në muajin shkurt gjate një kontrolli doganor në Japoni, por gjykimi i tij është bërë së fundi.
Djemte e tij thonë se babai është manipuluar si korrier droge pa dijene e tij.
Ai kishte marrë rrugën për në Japoni duke u besuar letrave me premtime për fitim shumash të parave, letra që dërgohen gjithandej dhe gjithmonë janë me përmbajtje të rrejshme.
“Babai merr prej vitesh letra me premtime të tilla nga e gjithë bota. Ne, çdoherë i thoshim që t`i injoronte dhe t`i hidhte ato në mbeturina sepse janë mashtrime”, thotë djali i tij, Agimi.
Por, nga fillimi i vitit atij i ishte mbushur mendja top nga teksti i një letre të tillë, përcjell albinfo.ch.
Aty shkruante se një japonez i pasur kishte vendosur që pasurinë e tij ta ndante me njerezit në nevojë në gjithë botën. Njëri nga këta njerëz “të zgjedhur” ishte edhe Kadrushi, të cilin në Japoni “e prisnin” 50 mijë euro.
Por vazhdojnë fëmijët e tij, rrugës në mes të Hongkongut dhe Shangajit, në njërin nga aeroportet, një grua ia kishte dhënë atij një çantë, ku gjoja kishte futur dhurata për gruan dhe fëmijët e tij. Pa shikuar fare, ai kishte shkuar në kontrollimin doganor me çantën në fjalë, në të cilën ishte gjetur drogë…
Kadrushi kishte ardhur në Gjermani nga ish Jugosllavia para 45 viteve.
Deri në pension ai ka punuar në industrinë e tekstilit dhe jetonte me një pension pej 900 eurosh në muaj.
Edhe vet i sëmurë nga zemra, nga muaji prill ai po kujdesej në shtëpi për gruan e tij Bedrijen 62 vjeçare.
Ajo, pas dy goditjeve në tru ka nevoje per përkujdesje të plotë.
haaa!!!!
“ma hodhen zoti Lam”!!!!
koha shkon
por s del prej mode
tan shqiptaret
tregtar droge
Shiler Miler Hiler
morret vesh mo!
u kap edhe nji shqiptar tjeter me drog teksa po futej fshehurazi ke ajo rraketa kozmike qe con furnizime ne hepesir ke stacjoni kozmik i astronautve.
ishte kosovar.
drogen e kishte fut ne skafander dhe kur donte ta hiqte i ra pertok
Nuk na duhej ajo ndarja e Jakuzes …abababa u prish bota ,
Ky është “xhahai” i Pellasgjian-it…(???!!!)
Kjo eshte droga e Llazaratit.Keta jane specialistet e Tahirit dhe Bushatit qe ende s’dine se a ka Kosova det apo jo.Laboratoret e nipit te xhaxhit funkcionojne akoma ne mbare Shqiperine.
Ky është “xhaxhai” i Pellasgjian-it…(???!!!)
Tafmaqarlliku I modh te le pa gjo mer plak, ti duhet ti dish kto gjona. Nejse, nuk dim shum per nurgjet ne japoni, por ki kujdes mos te therin dh te bojn sushi.
Uaaa nuk me besohet mua ky lajm, bije nga qelli ! Alvanoz duke bere gjerat te tilla? Eshte e pa imagjinueshme. Japonezet jan komplet racista me Alvanozet ne vend tu thone falimenderit qe dikur arvanitet e japonise i dhane pavarsine shtetit japonez…
Ehhh more Fotaq grekqiri moterqiri, u bete edhe ju motershqyerit grekqira te beni ironi…
PLEHRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA sunite……………………