Sherr mes "kandidatit të Bashës" dhe "kandidatit të Berishës" në FRPD, Basha: Mos më detyroni t’iu vdes politikisht

31 Tetor 2015, 09:50Politika TEMA

Gara për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike duket se është bërë më e ethshme se sa parashikohej.

Mbështetësit ekandidatëve janë përplasur fizikisht në një mbledhje në “Bllok” duke bërë që kryetari Basha t’i thërrasë në një takim urgjent.

Basha  ka thirrur në një takim urgjent gjatë mbrëmjes kandidatët Greta Koçi, Lisandër Hoxha, Enri Çeno, Ervin Salianji, Oriela Nebiaj dhe Belind Këlliçin për t’i paralajmëruar në rast të përsëritjes së incidenteve.

“Ju jeni kandidat potencialë por mos më detyroni tiu vendos veton për garën sepse kjo do të jetë vdekja juaj politike në PD”- i është drejtuar Basha sëpari dy kandidatëve, mbështetësit e të cilëve u konfliktuan mbrëmë në “Bllok”, u tha Basha kandidatëve.

Një tjetër vërejtje ka qenë për kandidatët që janë ndarë në “të Bashës: dhe të “Berishës”.

“Unë të vendos veton, nuk dua të dëgjoj që dikush është kandidat i kryetarit dhe as nuk dua që dikush të thotë që jam kandidat i Berishës”, tha Basha.

6 komente në “Sherr mes “kandidatit të Bashës” dhe “kandidatit të Berishës” në FRPD, Basha: Mos më detyroni t’iu vdes politikisht”

  1. Berisha says:

    Nuk ka kandidat te Bashes apo te Beriahes , te gjith jane kandidat te Partise Demokratike.

  2. Dakesha says:

    Pse kur linden politikisht keta qe Basha do t’i vdese politikisht?! Keta jane te katapultuar. Kaq.

  3. Spartaku says:

    He o Berish qeni! te ka ardhur zjarri te b….a e po ta pevelon menderen.Ti je shkaterruesi i pd-ke,dhe per kete do japesh llogari.Ti i ke dhene imazhin e keq pd-ke,me ato veprimet e tua antidemokratike,dhe kundra partise tende.Koha jote ka perenduar,dhe nuk duhet te vish me ne krye te pd-ke se do jete fatkeqesi.Sote Basha eshte me i afte se ty.

  4. Caci says:

    Nuk jane fenomene te panjohura keto per veprimtarine e P.D-se. Ne me shume se, nji here, demokratet, per te zene poste drejtuese, jane ndare ne grupe brenda P.D dhe gjithmon ka fitur grupi qe, stimulonte ish kryrtari S.Berisha, si ne rastin e kandidatures per kryetar te ri, mbas humbjeve te vitit 2013, ne mes L. Bashes dhe S, Holldashi, i cili fatkeqesisht, vdiq ne menyre misterioze, ne nji vend qe, rrexohesh 100 here dhe besoj se, nuk thyen doren apo kemben.Ja dhe teni ne rastin e zgjedhjes te kryrtarit te F.R.P.D.-s, mosmarrveshjet jane ndezur te medha, sa nuk dihet se si do zgjidhen. Ne vend qe te bejne analizen e sinqerte te humbjes se dyte qe, pesuan ne zgjedhjet lokale, mundohen gjoja te gjejne kush ishin shkaqet dhe shkaktaret Po luajne voliboll ne dy skuadra me te njejtin trajner qe, kishin ku cdo servis quhet nji pike. Lind pyetja:-Si do te shkoj ne zgjedhjet e 2017-s, kjo force politike e madhe dhe fuqishme dje, kurse sot, me probleme te medha ne gjirin e saj. Numurojne ditet e kundershtarit,dhe nuk rreagojne dhe eleminojne defektet, te cilat per hir te vertetes, kane qene te shumta, sa ish kryetari i P.D.-i ka konsideruar “fitore'” te medha dy humbjet e nji pas njishme. Votuesit demokrate dhe populli ne teresi, kerkojne te shikojne nji P.D.te mireorganizuar, ne gjirin e saj, per te miren e popullit.

  5. habija says:

    Rrofte partia demokratike e shqiperise me ne krye shokun Lulzim Basha,i cili do beje dhe kongresin e vazhdimesise se vepres se pa vdekshme te shokut Sali Berisha.

  6. petro says:

    Ore ju ketu na beni sikur ne te tjeret jetojme ne Mars.Po njelloj jane mor miq.Made in ALBANIA.Pse nga e majta nuk behet keshtu?Derisa vlerat jane fshire, keshtu do te ngjase.Te rinj te plakur, te cytur, me shkolla te dyshmta, pa punuar asnje here, pa perveshur menget, te perkedhelur , qe s e njohin terrenin, te katapultuar, pa mltuar ne forumin rinor, thone brockulla dhe s jane gje thjeter vec lepires te ustallareve.Hajde udhe te mbare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje