Sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti është ndaluar nga policia angleze pak ditë më parë, disa muaj pas shpalljes në kërkim.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për Top Channel se Becchetti, pasi është lokalizuar në Londër, është ndaluar nga forcat e policisë në bazë të urdhrit ndërkombëtar të kërkimit të lëshuar nga Prokuroria dhe Policia shqiptare.
Bëhet e ditur se sipërmarrësi italian, pas ndalimit, është paraqitur përpara një gjykate angleze, ku i është komunikuar urdhrarresti ndërkombëtar i lëshuar në ngarkim të tij.
Në të njëjtën kohë, të njëjtat burime thonë se, gjykata britanike ka vendosur ekstradimin e tij në drejtim të Shqipërisë, ku është i dyshuar për një sërë veprash penale, që lidhen me bizneset e tij.
Të njëjtat burime pohojnë se, në bazë të legjislacionit në Mbretërinë e Bashkuar, Becchetti nuk është arrestuar, por është lënë i lirë pasi i është komunikuar vendimi për ekstradim, me detyrimin që të kthehet në Shqipëri brenda 15 ditëve të para të muajit dhjetor, në të kundërt ai do të kthehet forcërisht nga autoritetet britanike.
Shkresa zyrtare për ndalimin dhe vendimin për ekstradim në ngarkim të Francesco Becchettit ka mbërritur vetëm pak ditë më parë në Prokurorinë e Tiranës, e cila e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë të fundit që në qershor të këtij viti, për akuzat e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “krijimi i skemave mashtruese me qëllim përfitimi të paligjshëm të parave” dhe për “pastrim parash”.
Ndërkaq, më 27 korrik, organi i akuzës mbylli hetimet në ngarkim të Francesco Becchettit, Mauro de Renzit, Liliana Condimittit, Stavri Peçit dhe Elona Troplinit.
Gjithçka ka nisur pas një hetimi të gjatë të policisë, dosja e së cilës më pas i është kaluar Prokurorisë, që në qershor ka sekuestruar – pas lejes së dhënë nga gjykata, – 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”; shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”; si dhe bllokoi llogaritë bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga Francesco Becchetti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzi dhe Elona Troplini, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigante pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro.
Grupi hetimor bën të ditur se ka provuar skemën, përmes së cilës biznesmeni italian ka kryer rreth 770 milionë lekë evazion në dëm të shtetit. Sipas tyre, në qendër të kësaj skeme evazioni, por njëkohësisht edhe pastrimit të parave, qëndron hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga Becchetti, koncesionarja “KGE” dhe ajo “Energji”.
Sic transit gloria mundi.
Oh sa shpejt kalon lavdia ne kete bote.
Bexheti ndalohet ne Londer me urdher te policis shqiptare,ndersa Sandri nderton si i don qefi me bekimin e Ed Rames.
Njikshtu e ka kjo pune,.. Bexheti u bo shum i rezikshem per Qeverin e Socialistave me Agon Channalin ndersa Klani i Sandrit i ben temena dhe diti ta boj kthesen si Pelvan qe eshte.
Mos I qani hallin Bechettit. Shikoni se skeni buke te hani pai e ka ne terezi. Asgje sdo ti ndodh. Ketu do jemi
He.Dale nga dale po na vjen dimri.
Dridhen leqet e kembeve te hajduteve e krimineleve.
S’ka me behar per keto monstra te huaj apo te vendit.
Hajde pra.Pac kemben e mbare.Ne koke te Saliut e te Lulit me kompanine e tyre te hijenave.
Ja, u kap
Edhe Bexheti
Që na fryhej
Si gjeldeti.
Kaloi lumin
Na dhjeu Kalin
Nuk e ndërtoi
Hidrocentralin.
Dhe ky Bexheti
Në është burrë
Nuk ikën si Luli
Me procedurë ?
P.S.
Thank You Edvin
Na e mbaj hatrin
Tani na sillte
Dhe Shaqa Shatrin ?
Fshati digjet e kurva krihet.
Pac komen e mar o Becheto! Terheqsh zvarre dhe ca te tjere nga keta ishat tane, hajde per hajer.
Besoj me qe e ka lene te lire dhe me te drejte paraqitje rezik te vije si kumbaroja qe po e gjejne akoma e sot.Kumbaroja ishte grazhd dhe me ndimen e Berishes i thiri kembeve jo ky taliani qe ka volute sa te duash.Jemi ne pritje vjen a svjen kjo eshte ceshtje.
Po po. Aty mbahuni. Shikoni becchetitin e qeverise se po shkon ekonomia ne humnere se atij milionerit qe jeton ne londer ka kush ja mbron krahet. Lajm i rreme . Asnje gazete angleze nuk e jep kete lajm
U kap Beccheti e?
Bravooooo!!!
Po si ka mundesi qe keta Becchetet vendas qe kemi ne keto , nuk I kapin dot ?
Becchetti po te mos kishte prek interasat e partis socialista mbas disa vitesh do te ishte vete kryeminister .po preke politiken ne shqiper ke marr fund .kur flasim per politica ne shqiperi flasim per hajdut analfabeta njerz pa dinjitet .kur degenera democracia dhe ligji ngre kok injoranti
Lajm i transformuar. Rama spo kap dot Sandrat jo me Becchettin. Dhe ju njerez ftillohuni tjeter kush po ju shkel me kembe i keni venalinj
Mor kur qenit i vjen ngordhja
Thone, permjer ne xhami
Po ku esht Lubonje “rrodhja”
Me Sonilen perkarshi
Ti degjojme se na vjen mall
Kur e qanin italianin
Mor kopetenti zavall
Se lepive dot sahanin
More te stanit , t’Agonit
Te ” penxheres ” qe u mbyll
Lubonja i harpagonit
kopetenti ne cdo ” pyll ”
Flisni pse ju iku zeri
Ju kerkon ndihmen Bexheti
Tereni ate qe beri
Shurren per mbi ju, sic deshi
Parashikimet e mia per lajmet ne vijim (jam i gatshem te ve bast):
… informohemi se zoti Becchetti nuk gjendet ne banese por eshte larguar ne drejtim te pa ditur…Interpoli dhe organet e tjera kompetente jane vene ne ndjekje etj, etj…
Te gjithe te lumtur e te gezuar. Me shume se te gjithe,organet tona te hetimit qe, gjithmone zhurmen e bejne para se i kerkuari te kapet. …sepse po u kap ju mbetet ne dore pasi, nuk dine çfar t’i bejne me hetimet e tyre “shkencore” qe nuk hane buke asgjekundi.