Sektori i Narkotikëve në Shkodër arrestoi në flagrancë Gjin Fushën, 58 vjeç, nga Nenmavriqi i Dukagjinit.
Arrestimi u bë pasi ai u paraqitur për të kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe udhëtonte me automjetin tip VOLVO me targa AA 609 MK, në pronësi të tij.
Duke u bazuar në analizën e riskut, nga ana e Policisë Kufitare, u bë përzgjedhja për kontroll të detajuar në vijën e dytë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare në pjesën e pasme të automjetit, në bagazh, u konstatua një bombël gazi me ngjyrë të zezë metalike, e cila kishte shenja të lyerjes me bojë të zezë.
Pas hapjes së bombulës në brendësi të saj u konstatua një bombël tjeter metalike, që mbante gazin e bombulës që punonte mjeti, ku pas hapjes u gjet 20 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte e vendosur në disa pako në formë rrethore e mbeshtjellë me celefon e presuar.