Kërkohej nga Italia/ Vetëm pak orë pas arrestimit, arratiset nga komisariati nr 3 në Tiranë

3 Nëntor 2015, 10:48Kronika TEMA

Ka zgjatur vetëm pak orë qëndrimi në paraburgim  i 26-vjeçarit, Bledar Zefi, pasi ai është arratisur nga ambjentet e komisariatit numër 3 në Tiranë.

Arratisja e tij u njoftua rreth orës 10:30, raporton Ora News.

26 vjeçari me banim në Fushë Arrëz të Pukës, i dënuar nga drejtësia italiane për akuzën “Vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal” , u  arrestua sot nga efektivët e komisariatit nr 3 në kryqytet.

Bledar Zefi ishte në kërkim ndërkombëtar.

“ Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Xhenovës Itali me vendim datë 29.06.2015, e ka dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624, dhe 625 të K.P. Italian” thuhet në njoftimin e policisë.

1 komente në “Kërkohej nga Italia/ Vetëm pak orë pas arrestimit, arratiset nga komisariati nr 3 në Tiranë”

  1. pirdh-pirdh says:

    Tahiri nuk ke me alibi tani.
    Nuk mund te thuash me se Gjykata liron kriminelet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje