Policia: Nuk është dhunuar asnjë nga studentët që goditën Ramën me vezë

2 Nëntor 2015, 15:26Kronika TEMA

Policia ka reaguar pas ndalimit të 8 studentëve, që akuzohen se kanë goditur makinën e kryeministrit me vezë.

Policia mohon raportimet se studentët janë dhunuar.

Sipas policisë, studentët janë ndaluar dhe po merren në pyetje siç e parashikon ligji.

Policia e Tiranës ka shoqëruar 8 persona pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme, ku disa të rinj kanë qëlluar me objekte të ndryshme në drejtim të mjetit të Kryeministrit të Republikës.

Në zbatim të ligjit, Policia ka ndërhyrë menjëherë, së bashku me forcat e Sigurisë së Gardës së Republikës duke shoqëruar studentët në rajonin më të afërt.

Pas kësaj, 8 të shoqëruarit, janë dërguar në ambjentet e Drejtorisë Vendore ku po merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

Sqarojmë publikun se nga Policia e Shtetit nuk është keqtrajtuar askush, si dhe përgënjeshtrojmë çdo pretendim të cilësdo Partie politike që akuzon Policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve.

Policia e Tiranës ka ushtruar detyrën brenda normave dhe procedurave standarde të punës, duke angazhuar efektive femra policie për të kryer shoqërimin e femrave që u përfshinë në incident, si edhe forca të tjera për shoqërimin e të rinjve. 

Theksojmë se gjatë shoqërimit nuk është përdorur në asnjë moment dhunë fizike.

Policia e Shtetit ka bërë detyrën, edhe në kushtet kur ndaj punonjësve të policisë që po bënin ndalimin e studentëve, disa të rinj u përpoqën fizikisht t’i ndalonin të zbatonin ligjin.

Ndërkohë po vijon marrja e tyre në pyetje deri në sqarimin e plotë të gjithë rrethanave të incidentit.

Policia e Shtetit thekson angazhimin për të garantuar të drejtat dhe liritë e çdo qytetari, përfishirë edhe qytetarëve që duan të protestojnë, por kjo mund të bëhet vetëm duke respektuar ligjin.

Shkelja e pretenduar e të drejtave, nuk bëhet kurrë duke shkelur ligjin”, thuhet në reagimin e policisë.

 

8 komente në “Policia: Nuk është dhunuar asnjë nga studentët që goditën Ramën me vezë”

  1. . says:

    Cfare do kjo rini e sotme shqiptare, qe ka dale pa breke, cica jashte, 3-4 Diploma me leke dashnoresh-drogaxhinj, gjithe diten pa shkuar ne shkolle por ne kafenete me celulare dhe gjithe natet neoer disko ku pijne hashash dhe droge ….

    keta studente e sotem kur dalin ne pune jane “zerro” nga profesioni se kane 25 vjet “rrumpalle” dhe prandaj ankohen se duan shkolle pa leke dhe pa kerkesa

    Ne asnje vend te botes perendimore nuk gjen Universitete dhe Kolegje pa pagese !

    Cfare do sot kjo rini e DEGJENERUAR ? … qe nuk krahasohet me rinine e pae qe nuk kishte celulare ? …. ha,ha,ha,ha

    Rini e sotme e c’thurrur dhe e mare fund … te gjithe ne pension do dalin te lypin gjelle per te ngrene se keshtu jane katandisur pasi nuk duan te krijojne familje …

    Epo keshtu do vuani o rini e marre fund !

    1. shoku shpati says:

      Per komentin e pare idiot
      Nqs ky brez i ri eshte i degjeneruar kjo vjen si pasoje e prinderve te tyre qe jane edhe ata te degjeneruar. Ketu futesh edhe ti. Femija eshte pasqyre e prindit. Rritet me edukaten qe i jep prindi. Nje nga keta prinder eshte edhe Rama qe e ka diku nje djale ne moshe te rritur qe sipas standartit tend paragjykues edhe ai eshte i degjeneruar. Pra i bie qe edhe Rama, duke qene babai i tij, eshte i degjeneruar.

    2. erjon says:

      O rilindas plehre! O pusht i rames dhe tahirit! O maskara dezinformues! O komunist muti!

      Studentet si ne cdo revolucion po kryesojne ne shkaterrimin e merituar te kesaj qeverie qe po vjedh e dhunon cdo dite popullin e saj!

      Po preket studentet do ju digjen femijet te gjalle more rilindas plehra!!!

      Studentet jane e ardhmja dhe plehrat komuniste do digjen serish si ne 92 sepse historia riperseritet!

      MOS PREKNI STUDENTET SE DO VRITENI!!!

      1. Agim says:

        Qetesoku o injorant, mjaft more flak nga bytha! Veje ne pune trunin
        (qe e ke -0) e arsyeto!
        A kane te drejte studentet? 100% kane te drejte qe te protestojne!
        Mirepo origjina e kesaj katrahure me Universitet nuk ka filluar me qeverisjen Rama, e cila premtoi se do i rregullonte gjerat por si perfundim jo vetem qe nuk rregulloi asgje, por me keq akoma mbajti
        anen e Universiteteve ‘kioska’ private te Çilit me shoke!
        Origjina e degradimit, e ardhjes ne kete pike ku jemi sot fillon
        me ate plakun BASTARD qe sot ne facebook shkruan si mrojtes i
        studenteve, nderkohe qe ai PLEHRE eshte armiku me i madh jo vetem i studenteve por i gjithe Shqiptareve!

  2. Tironci says:

    po hajt mo se i keni zgerdhire ne furgon mo po ec aty. Na doli policia jone europiane… pfff.

    1. erjon says:

      Ca policie europiane more!

      Policia perbehet 100% nga katunare tepelene dhe vlore qe deri dje ishin cobener dhe jetonin ne stalla, ndersa sot vene ligjin keta plehra!

      Policia shqiptare nuk eshte polici! Eshte nje cete kriminelesh te drejtuar nga Tahiri e Rama!

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Ca nga te arrestuarit ishin qytetare kosovar.. Del pyetja: Mire ca nga ata te 8-tet jane studenta shqiptar dhe jane te revoltuar per “rritjen” e takses te universitetit, por keta kosovaret c’deshen aty ?!?! Ata si paguajn shtetit shqiptar asnje kacidhe detyrime!!! C’deshen kosovaret aty ?!?!

  4. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Jane kelyshet e shpellarit qe po u ha goja per presh te njome si baballareve te tyre ne 97.Nuk keni shanc ju mor funderrina te shqupit te mohoni 2 milion shkelma bythes qe moret 2 here rradhazi.Ju ka zene tmerri se e shikoni qe do rrini ne opozite deri ne 2025.Nuk ju le rama te vidhni dhe te beni politiken e tokes se xanun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje