Itali/ Donte t’i vinte flakën një pikë bastesh, vdes shqiptari e plagoset një tjetër

2 Nëntor 2015, 09:14Kronika TEMA

Një 19 vjeçar shqiptar ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pasi donin t’i vinin zjarrin një qendër bastesh në Itali në orës 3.00 të mëngjesit të sotëm (2 nëntor), raportojnë mediat italiane.

19-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, s ëbashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë (njëri prej tyre shqiptar), donin të godisnin me kanaçe me benzinë pikën e basteve në sheshin Calvi.

Por diçka nuk shkoi mirë, dhe kanaçja me benzinë i shpërtheu 19-vjeçarit shqiptar duke e lënë të vdekur, si dhe plagosi bashkëkombasin e tij.

Ndërsa personi i tretë arriti të dilte nga ngjarja dëmtime, raportojnë autoritetet lokale.

Sipas dëshmitarëve, “shpërthimi ishte aq i madh, sa që dera e pikës së basteve u gjet afër 40 metra larg”. Hetuesit po merren me zbardhjen e ngjarjes dhe sipas tyre, një nga kanaçet me benzinë ka shpërthyer në momentin që ata donin ta hidhnin drejt pikës së basteve.

Shpërthimi ishte i fortë mjaftueshëm sa një lavanderi në anën tjetër të sallës së basteve ka pësuar dëme të mëdha.

Shtetasi tjetër shqiptar që u plagos u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjëndje kritike, ndërsa personi i tretë po merret në pyetje nga hetuesit.

Ende nuk dihen arsyet që i çuan këto tre persona (dy shqiptarë) të sulmonin qendrën e basteve.

4 komente në “Itali/ Donte t’i vinte flakën një pikë bastesh, vdes shqiptari e plagoset një tjetër”

  1. burgaxhiu i burgit says:

    kush i coji?
    shpirti i zi i shqiptarit!
    i ligu e ben te ligen por e gjeti vet nga e liga e tij
    dhe hajde futi n europ kta
    kta do ti ven zjarrin europs more
    kta po e helmojn europn
    kta do i sjelloin fundin botes.
    dhe ja ven fajin komunistave!!!
    ca i kan bo komunistat europs? asgjo. as drog,as kurva,as arm,as ilegal,as vjedhje,…vec stabilitet i dhan.
    kta te rinjt e sotem antikomunista shqiptar,kta po i ven zjarr kurva drog …
    do vij koha qe ne perndim do ta kujtojn me nostalgji kohen kur nga shqipnija e enver hoxhs i vente atje vec paqe dhe qytetnim

  2. albert says:

    I ka paguar mafia…Dihet zyrtarisht qe shqiptaret jane mafioze tarallake..duke filluar qe nga Bossat e Mafies deputete… qe bejne lufte me arme neper rruge…femijet e tyre qe plagosen..dhe vrasin njerez neper PUBE….

  3. valbona says:

    albanez fara ilire qe spo le krim pa bere ne evrope

  4. - says:

    shqiptare , po lene nam, c race e eger . injoranter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje