Policia e Tiranës ka ndaluar pasditen e së shtunës 16 persona, disa prej të cilëve administratorë të kompanive farmaceutike, nën akuzën e përfitimeve të paligjshme.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se, ndalimi i personave në fjalë është bërë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës dhe se mes tyre ka edhe zyrtarë të strukturave shëndetësore shtetërore.
Sipas një komunikate për shtyp të shpërndarë nga organi i akuzës së kryeqytetit, të ndaluarit dyshohen për përfshirje në një skemë të madhe mashtrimi, në krye të së cilës qëndron shtetasi N.Ç, administrator i depos farmaceutike “Omega Pharma”.
Sipas njoftimit zyrtar, objekti i hetimit fillimisht ka pasur të bëjë me rimbursimin e vlerës së medikamenteve, përsa i përket recetave të lëshuara nga 4 subjekte farmaceutike, dy prej të cilave të vendosura në lokalitetet Lundër dhe Bërxhitë, ndërsa të tjera të identifikuara si “Nutrimed 2012” dhe “Adelina”.
Përveç farmacive të sipërcituara, objekti i hetimit të këtij procedimi është zgjeruar edhe tek aktiviteti i disa farmacive të tjera, të cilat rezultojnë të kenë përfituar vlera të larta rimbursimi përsa i përket medikamenteve, çmimet e të cilave rimbursohen nga shteti.
Për këtë arsye, mes personave të ndaluar ka edhe zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Rajonal, të dyshuar për përfshirje në këtë skemë mashtrimi.
ME NE FUND PO VEPRON SHTETI ME MASHTRUESIT E MNEDHENJ!
Keta jane mashtruesit e mesem dhe jo te medhenj.
Kur te vije dita te vihen perpara MASHTRUESIT E MEDHENJ, atehere do te themi me plot gojen qe kemi SHTET.
Kjo do te ndodhe me siguri, por populli e deshiron kete dite te bekuar sa me shpejt, prandaj e votoi kete qeveri. Te kjo e kemi shpresen. Te kete kurajo dhe jo me hapa breshke me frike lepuri.
Me ne fund po behet drejtesi, e gjakpiresat si i biri i Nestor Thereskes, Arbri, ish drejtori qe orkestroi keto skandale, te marrin denimin qe meritoi, e ilacet qe vodhen, iu befshin ilace per vete.
Shume mire ka bere policia.Shteti ka rregulla,dhe ato duhen zbatuar ashtu siç bejne vendet e botes.
Po te formalizohet 100% BISNESI MADH dhe VIPAT dhe te deklarojne xhiron 100% dhe te gjitha shitjet te behen vetem me NIPT ose tek bisnese te rregjistruara nga QKR atehere eshte e kontrollueshme edhe xhirua e BISNESIT VOGEL dhe te MESEM ne blerje dhe detyrimisht me perafersi edhe ajo e shitjes duke vendosur normen e fitimit dhe meret ne masen 100% edhe tatsat por TAKSAT duhet te ulen qe te paguajne te gjithe dhe ne menyre te barabarte sipas xhiros dhe jo ne menyre fikse dmth bisnesi vogel ta kete tatimin 1% te xhiros reale qe ben bisnesi deri ne 20 milion ndersa nga 20 milion deri ne 200 milion ta kete tatimin 1.5% te xhiros ndersa bisnesi madh mbi 200 milion dmth B.MADH dhe VIPAT ta kete tatimin 3% te xhiros dhe ne kete menyre nuk ka mundesi korupsioni dhe manovrimesh dhe nuk ka nevoje per burokraci por istitucionet shteterore te kene vetem detyrimin te kontrollojne vetem xhiron reale ne kete menyre eshte dhe shume e thjeshte per te gjithe si per bisnesin edhe par tatimoret.
Ide shume e thjeshte dhe interesante .Me pelqen !
E keqja e ketij vendi eshte se nuk kerkohet me e mira,me e thjeshta dhe dobipruresja por sa me e veshtira dhe …sa me shume korrupsion…
Ka dhe te tjere. Farmaci apo depo si psh ajo pas tiranabank te unaza e madhe e kasharit. Ata vetem vjedhin e bredhin me makina te shtrenjta.
Nese prokuroria do kete vullnetin ti shkoje deri ne fund ketij krimi, do te dale ne perfundimin se kemi te bejme me nje nga vjedhjet me te medha qe ka ndodhur dhe vazhdon te ndodhe edhe ne kete moment.
Nuk eshte vetem Omega Pharma (depo relativisht e re) por jane shume depo te tjera dhe shume farmaci te perfshire qe nga krijimi i institutit te rimbursimit.
Ky institut eshte trajtuar si nje thes ku ka futur duart kush ka mundur. Hajdutet me te medhenj jane vete punonjesit e ketij institucioni. Njerez te cilet ose punojne aty ose kane punuar ose kane lidhje me dike aty.
Eshte gjaku i njerezve qe eshte grabitur me kuptimin e plote te fjales “gjak”. Jane para te cilat mund te ishin investuar ne fusha te ndryshme te mjeksise.
I shkoni deri ne fund ketij krimi te paprecedent.
Shume farmaciste kane bere pasuri te paimagjinushme me kete skeme vjedhjeje. Shume njerez i shohin si njerez te zote por jane thjeshte hajdute pa skrupuj.
Per kete flas me siguri te plote 100 %.
Shume nga ju o njerez te ndershem , as qe nuk e dini qe jeni te pajisur me libreza shendetesore dhe qe ne te njejten kohe merrni ilace per semundje kronike per te cilat ju kurre nuk keni pasur dijeni(uroj qe kurre mos te semureni). E ato ilace nuk i keni terhequr asnjehere por jane shnderuar ne para ne nje zinxhir te peshtire korupsioni me “hallka” te krijuara nga farmaciste, mjeke familje, depo farmaceutike dhe zyrtare te fondit te rimbursimit.
Dhe pastaj bejme cudi se perse ne spitale nuk ka kushte, nuk ka ilace, nuk ka sherbime korekte por gjithmone hasim ne veshtiresi te medha. Sepse vjedhja ka filluar qe pa mbritur ne spitale apo maternitet.
Zoti do t’ju bekoje o njerez qe po hetoni kete krim te ndyre. Mos u shnderoni ne vegla ne duart e te tjereve per te ndihmuar konkurencen. Shkojini deri ne fund ketij krimi sepse nuk ka shpagim me te madhe per ata njerez te cilet vuajne per mungese ilacesh ose qe paguajne me jete e me gjak cmimet e shtrenjta te tyre. Mos u genjeni nga ndonje dore paresh sepse do ju ndeshkoje zoti. ESHTE GJAKU I NJEREZVE NE MES.
Jo te gjithe farmacistet jane te koruptuar.
Nuk kam pasur te beje kurre me fondin.
Kemi profesion shume te bukur.
Nuk eshte thjeshte tregti.
Eshte humane ne radhe te pare.
Kjo nuk eshte çudi fare….
Po qe te pushoje ceshtjen prokurorja per 500 kutia ilace kuntrabande ne nje farmaci ne laprake me pretendimin se jane per perdorim vetjak kjo eshte e papare dhe degjuar!
http://www.balkanweb.com/site/ilace-kontrabande-kapen-500-kuti-ne-nje-farmaci-ne-laprake-apeli-qyetaret-te-kontrollojne-pullen-tek-barnat/
Coje deri ne fund Mentor…
Eurofarmaci pervec se doli e palagur mori dhe ilacet perseri mbrasht duke qene se e kishte per perdorim vetjak
Tani ca po i pin per vete dhe ca po i shet perseri