Spartak Ngjela: Doni reformë në drejtësi? Rrafshoni gjithçka, mos lini asnjë gjyqtar aktual

31 Tetor 2015, 10:35Kronika TEMA

Spartak Ngjela thotë se reforma në drejtësi duhet të jetë radikale.

Ai shprehet se duhet të rrafshohet gjithçka dhe duhet të largohen gjithë gjyqtarët aktualë.

Reforma jonë në Drejtësi duhet të jetë një ‘smasher of everything’ (rrafshues i gjithçkaje)”, u shpreh Ngjela në kuadër të platformës së tij për reformën në drejtësi “ACCESS TO JUSTICE”, të cilën e prezantoi një ditë më parë në UET.

Ngjela propozon shkrirjen e gjykatave të të tri shkallëve, Gjykatën e Lartë, të gjitha gjykatat e Apelit, të gjitha gjykatat e Shkallës së Parë, si dhe shkarkimin e të gjithë gjyqtarëve të të të gjitha shkallëve.

Sipas tij, për të ndryshuar kjo gjendje “është e domosdoshme që, së pari, duhet të ndërtohet sistemi politik i pakorruptuar, i cili, me maxhorancën parlamentare, të fillojë radikalisht filtrimin e sistemit legal, e sidomos filtrimin e Pushtetit Gjyqësor.

Ndryshimi drastik i ligjeve dhe reformimi i pushtetit legal do ta sjellë pa dyshim gjendjen reale ligjore të vetë sistemit legal dhe do të ndërtojë një gjykatë të pavarur që jep drejtësi. Kur të jetë arritur kjo, nuk do të ketë më rrezik që qeverisja të vijojë rrugën e vet të abuzimit dhe të korrupsionit”.

39 komente në “Spartak Ngjela: Doni reformë në drejtësi? Rrafshoni gjithçka, mos lini asnjë gjyqtar aktual”

  1. fieraku realist says:

    tamam fjale me vend.Boll me andra,nese don dicka te re edhe te paster,beje nga fillimi.Vendos nje ligj ku tja besh te ditura cdo gje personave te rinj,edhe cfare e pret nese gabojne.Atehere do themi se vertet po ndryshojme.

    1. Partizani says:

      Jo more DALLKAUK nuk eshte REFORME kjo ne DREJTESI!
      Te RRUAT ty qe je AVOKAT por deri me sot nuk ke thene ASGJE TE MENCUR NE FUSHEN E JURISPRUDENCES!
      Kjo qe derdellit ti nuk eshte REFORME,por gjasme REVOLUCION GJYSMAK PROLETAR!
      DREJTESIA DUHET TE REFORMOHET duke filluar nga ligjet ANTI KUSHTETUESE,,ligjet qe i kundervihen njeri tjetrit,ligjet dhe VKM-te qe shkelin PARIMIN E SIGURISE JURIDIKE,HEQJEN E AFATIT KOHOR TE HETIMIT NE PROKURORI,HEQJEN E PARASHKRIMIT,HEQJEN E TE GJITHA KUFIZIMEVE,QE MBULOJNE PADREJTESITE, etj!!!
      Jo te hiqen me permbysje gjyqtaret dhe prokuroret,por,
      -TE PROPOZOHEN NGA POPULLI(jo nga partite) DHE TE VOTOHEN NE POPULL,sic veprohet me deputetet,por jo t’i propozoje e caktoje kryetari i PARTISE,por POPULLI sic behej ne kohen e DIKTATURES SE PROLETARIATIT KOMUNIST!!
      Kjo eshte RRUGA E VETME qe gjyqtaret,prokuroret dhe avokatet t’i rrine GATI-TU POPULLIT e jo PADRONIT qe e caktoi ne pune!
      Te tjerat jane mbrockulla!
      POR…..JU NUK KENI KELLQE TE VEPRONI KESHTU,se….KY ESHTE KAPITALIZMI GJAKATAR:I JEP DREJTESI KRIMINELIT,pra atij qe nuk ka te drejte!

      Kjo duhet bere edhe me DEPUTETET:Te mos caktohen nga kryetari i PARTISE,por nga POPULLI!
      Bile me e rendesishmja eshte qe DEPUTETI TE MOS KETE TE DREJTE TE NDRYSHOJE GRUPIN PARLAMENTAR,TE MOS VOTOJE KUNDER VENDIMIT KOLEGJIAL TE GRUPIT TE TIJ PARLAMENTAR PER LIGJE TE RENDESISHME dhe…..ME PROPOZIMIN E 20% te elektoratit te tij t’i HIQET MANDATI SI DEPUTET E TE ZGJIDHET NJE TJETER!
      Keshtu hiqet SHIT-BLERJA E DEPUTETEVE!!!
      Por e di se kete gjera ju nuk i beni dot se,……NUK JU LE KOMISIONI I ….VENECIES!!!
      HAAAAAA!!!
      Pra nuk vendos populli,por MAFIA NDERKOMBETARE!!!
      Dhe shani ju,PLEHRA Enver Hoxhen per DIKTATURE!!!
      HAAAAAAAA!!!
      MJERE KY POPULL se ne duart e kujt ka rene!!!

    2. neda says:

      Duhet te ndryshojne ligjet, ligjet aktuale mbjellin korrupsion dhe kjo nuk eshte shume per faje te gjyqtareve se sa te ligjeve mbi te cilat keta gjyqtar japin dejtesi. Reforma duhet radikale, ate duhet ta bejne specialistet e kesaj dege qe praktikisht nuk kane funksione ne kete fushe, pra nuk jane ne konflikt interesi.

    3. tirona says:

      Ke te drejte z.Spartak, qe te arrihet kjo qe thua, duhet ne rradhe te pare te bohet reforma brenda ne parlament , qe mos te mbushet me parlamenti me kaubojsat qe pergatisin kryetaret e partive ne listat e tyre.Vetem ai parlament qe ka deputet te zgjedhur drejteperdrejte nga populli mund te rrafshoje gjithcka …….

  2. Dean says:

    Shume e drejt.
    Te gjithe gjyqtaret e sotem jane produkt i Filoqylit.

    1. tekniku says:

      Ne masen derrmuese, vendimet e ndyra korruptive te gjyqtareve jane te mbeshtetura ne ligj. Pushtetet i nderlikojne vete sistemet, qe te mund te rrisin subjektivizmin dhe korrupsionin.
      Rama po deshton fort ne thjeshtimin e sistemit, sidomos fiskal (sot nje qytetari taksapagues i duhet gati dyfish kohe dhe energji per tu marre me shtetin). Legjislacioni eshte plage me vehte.
      Motivimi ne kapitalizem eshte egoist, ndaj dhe ajo parajse qe mendojme do doje kohen e vete – ngutja dhe agresiviteti do sjellin thjeshte goditjen e te dobetit (te ndershmit, paqesorit.

      1. Bekimi says:

        Komenti juaj është më i sakti e më i shëndoshi ndrë të gjithë këtu.
        Është vetë sistemi kapitalist fajtor, dhe jo njerëzit. Ky ssitem e ka në thelb këtë lloj gjyqësori. Njerëzit i prodhon sistemi, të dejtë apo të korruptuar.

  3. Spartaku says:

    Jam dakord me zotin Ngjela.Ndryshimi radikal ne drejtesi eshte domosdoshmeri.Radikalizmi i drejtesise eshte si prerja teresish e nje pylli me drunje te vjeter,dhe me pas del nje pyll me drunje te rinje,me i zhvilluar dhe me i bukur,me nje gjelberim mahnites.

    1. petro says:

      Ha haha drure te rinje, po prape drure…S dini c flisni.Burg dhe sekuestrime per gjyqtaret dhe prokuroret, keshtu po…Po kush do ta beje…E pazgjidheshme…Ah vend im si po te rrokullisin skorjet e Enverit, te pabreket qe u bene te pasur brenda nates …Ku je moj Amerike?…Pak minuta, po ia bere fytyren baker padrinos…

  4. genti says:

    Ska nevoje per kaq shume ngjele! Kontroll pasurive deri ne burim dhe ne kokërr te burgut kur nuk justifikohet! Përveç gjyqtarëve edhe te afermit e tyre. Ne krye te ILDKP te mos jene dhalla, kosi apo qumështi!
    Kjo qe thua ti behet por vetëm po iu ra ndonjë asteroid ne parlament, ne KM dhe Pres.
    Tung

  5. ferra1 says:

    Formatim i hard diskut. Bile ashtu qe quhet low level format, zeroja e diskut sic ka dale nga fabrika. Vetem nje problem ka ketu: kush do e shtype butonin?

  6. Sapa says:

    Dhe pasi te hiqen te filloje gjygji si i Nyrenbergut te Gjermanise per te gjithe pa perjashtim!

  7. Ermira says:

    Po me skandalozi ishte kryetari gjykatesApelit: se kisha pare kure me pare, ja kalonte atyre te Portokallise se si justifikonte mos pasjen e pasurise se gjykatesve. I mora ne tel tha ,dhe ata mu pergjigjen qe skemi lek dhe kemi makina te vjetra, kam qesh me lot ……cfar tmeri Kryetar i Gjykates Apelit

    1. dstd says:

      dhe un u habita si fliste dukej qe ishte krye i korruptuar

  8. Klimax says:

    Hahahahaha! Si theniet e Doktor Adhamudhit; “Te dhemb koka, prije qe te shpetosh!”
    Por, ne sistemin shoqeror shqiptar, a ka ndonje hallke te saj qe nuk eshte e korruptuar? Me llogjiken e “Doktorit” shqiptaret do te ngeleshin te gjithe pa koka!

  9. Bir te keqen nena says:

    Idiot komplet. Ne fakt sharlatan, se idiot nuk eshte, thjesht ben.
    Ne parim duket sikur e ka mire por lind pyetja: ku do i gjeje zevendesuesit?!
    Mosha mesatare e gjyqtareve sot eshte 35-40 vjec dhe nje pjese shume e madhe e tyre ka mbaruar Magjistraturen. Keta supozohej qe ishin te pakorruptueshem (se pse nje Zot e di, a thua ishin prej guri!!!).
    Nqs do ti heqesh, do ti heqesh njeheresh, se ndryshe as ka kuptim as eshte efektive dhe do krijoje kaos ne vendimmarrje, praktikisht pabarazi te qytetareve para ligjit se do thote i pandehuri: te me denoje ndonje i ri i pakorruptuar, jo ky qe thjesht po pret diten qe te hiqet.
    Te tjere nga magjistratura ska, se 10 ne vit pranohen. Po edhe keta jane, sic i ke quajtur vete “akoma me epshe seksuale” (dmth te papjekur, me mendjen mes shaleve). Te vijne nga avokatia?! Pupupu! Po pse mo, me ke e kane bere korrupsionin keta gjyqtaret? Po me avokatet e kane bere. Holle holle ishin avokatet qe e siguruan “prene”, gjyqtaret, prej papjekurise, varferise dhe mungeses totale te vlerave te moralit ne te gjithe vendin e tek cdo shqiptar, vecanerisht pas 1997, thjesht pranuan te mbyllnin qarkun.
    Forco sistemin. Kjo eshte zgjidhja, se njeriu eshte i korruptueshem githmone, qe kur hengri mollen e djallit (sipas bibles).

    1. LORA says:

      I tere arsyetimi yt ,”Bir te keqene nena”,vetem perforcon apelin qe ben Ngjela.

  10. LORA says:

    QILIZME rradikale,vetem kjo lloj reforme qe thote Ngjela e ngre nga koma ne kembe drejtesine ne Shqiperi.
    Ne te kundert mbetemi ne thonjte e diktatures se dreqesise se korporates kriminale “gjin gjoni” dhe te llallerise komplementare.

  11. Taip says:

    Absolutisht sakte . Pas kesaj vjen zhdukja e kesaj klase politike . Por a do ta bejne ata nje gje te tille kunder vetvetes ?

  12. populli shqipetar says:

    SAKTE!!! Po jini te paster,shkulini se jane ZINXHIR te lidhur me avokaret dhe rrjetet.KONTROLL INTIM TE PASURIVE dhe ne biruce kelyshat e k…e

  13. Ceni says:

    Fjalt e tuja nvesh tperenis

  14. XXX says:

    Ne shqypnine tone duhet plugu martinel, qe hyn thelle dhe kethen permbys cdo gje, se ndryshe politika dhe gjyqsori dy hallka te lidhura ngushte me njera tjetren si bytha me breket. Duhen permbysur nga themeli se keto dy grupe jane si bari i keq, sa e pret shumfishohet me shume

  15. viktor says:

    Eshte nje propozim teper i deoomosdoshem dhe te jete i pranueshem nga parlamenti shqiptare, por e njejta gje te behet edhe ne sektorin e prokuroririve,notereve, permaruseve. Por une shreh mendimin nese parlamenti shqiptare heshte athere ta marri drejtimin direk Presidenti dhe ta hedhi ne referedum, se vetem ne ate lloje veprimi do te arrihet qe ti afrohet zhdukjes se korupsionit ne drejtesi e ne politiko-pushtetare te Rep. Shqiperise.

  16. alb says:

    Mjaft prej tyre perdorin “masha” sekretaret e ngushta dhe manaxheret e tyre.SHKULINI nga rrenjet dhe verifikoni pasurite e fshehura (edhe sekretaret).Nese doni drejtesi eshte shume e thjeshte SPASTRIM dhe verifikime e penalizime se jane bere miliardere duke zhvatur popullin dhe falsifikuar gjithshka.Nese nuk beni kete do te jeni hallke ne zinxhirin e KORUPSIONIT GALOPANT

  17. ENDRI says:

    PO KUSH TE DEGJON TY, QEVERIS I INTERSON TE TE MOS DEGJOJ SE NUK DON REFORM, MJAFTON TI TURRET SHTRESES SE ULET SIKUR PO PUNON DHE KAQ I MJAFTON.

    KESHTU DO VAZHDOJ DERISA TE KRIJOHET NJE GRUPIM SI IRA QE TI FUSI PLUMBIN NGA I PARI DERI TEK I FUNDIT QE TI DRIDHEN THEMELET.

    KTU PO NUK VRAVE NUK KA GJE NE TEREZI.

  18. Buke me kripe dhe zemra e bardhe! says:

    Ideja e ketije plakut jurist eshte vetem nje deklarat politike, e cila per tu vene ne jete kerkon shuma marramendese dhe te pakten 10 vjet kohe.
    Gjyqtaret i pare qe do te shkarkohet pa patur prova bindese korrupsioni do te therras Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise, dhe nese nuk fiton aty ai fiton ne Strasburg, dhe kjo eshte mese e sigurt.Pasojat per Shtetin Shqiptare dihen, dhe nese ankesat jane te shumta, atehere Strasburgu i vendos Shtetit Shqiptar te njejtat kushte si per pronaret e tokave, dmth. pjese te caktuara te ligjit te reformuar behen te pavlefshme.
    Reforma ne drejtesi duhet te filloj nga ata gjyqtare te cilet nuk japin prova bindese se si e kane vene pasurin e tyre. Keta jane te paret qe duhen te fshihen nga lista. Rruga e ankimimit per shkarkimet e tyre nuk do te sillte asgje. As ne Shqiperi por as edhe ne Strasburg. Pjesa tjeter qe duhet te spastrohen jane ata gjyqtare, qe nuk kane shpallur vendimet ne kohe ose kane dhene vendime teresisht abuzive apo politike, dmth raste qe kane bere buje ne drejtesine shqiptare. Kurse grupi tjeter qe duhet te largohet i perket atyre gjyqtareve qe nuk kane arsimin perkates apo diplomat i kene te blera, pra edhe per keta duhet nje test, por jo si ai i mjekesise por nje i tille i hartuar nga eksperte europian. Shkarkimi i ketyre tre grupeve kerkon me pak resurse, behet ne kohe te ndrysheme dhe nuk rendon situaten per qytetaret. Nese te gjitha hapat behen ne te njeten kohe do te ishte e pamundur praktikisht te gjeje kaq shume gjyqtare te tjetre per ti zvendesuar keta te tanishmit. Kjo mund te conte ne deshtimin e reformes pa hyr akoma ne fuqi. Reforma eshte e veshtire por zgjidhjet duhet te mendohen e peshohen mire, me qellim qe kjo reform te kete sukses.

  19. tomi says:

    Po kush do ti zevendesoje keto gjyqtare ? Sa prej tyre do te emeroj LSI-a si parti , sa Monika dhe Iliri ? Sa Balla dhe sa Edi Rama, po Koco Kokedhima cilen gjykate do te emeroj ? Gjylaten e Larte te Apelit apo gjykatat e Shkalles se Pare te vilajetit te tij jugut te Shqiperise.
    Reforma do te behet (sic eshte vepruar tek tatimet, ne arsim, polici e kudo) me listat e partive ne pushtet me prioritet : Ish sigurimsat, bijte, niperit dhe mbesat e bllokmeneve dhe kaq. Ky eshte qellimi final i reformes. Te tjerat jane pallavra per te mbuluar qellimin final.
    Ngjela ka ngele idealist si komunistet e luftes.

  20. Sh says:

    Ka aq shume Shqipetar qe kane mbaruar per gjygjetar ,avokat ne Europe .Beesoj qe nje pjese e mire jane te gatshem te vijne te punojne ne vendin e tyre . Duhet te zhduken keta plepazhinjte .

    PS. DJALI IM SI PETAGOG NE UNI E WIENES ESHTE I GATESHEM !!!!

  21. E po kjo pune! says:

    po shkrive gjithshka krijon vakuum dhe ndodh efekti i kundert… problemi eshte tek politika dhe vullneti i saj. Ministria e drejtesise apo nje taks force direkt e varur nga kryeministri te kaloje ne site cdo gjyqtar pavaresisht pozicionit, kohes etj. Te punohet me eksperte te huaj dhe te evidentohehn rastet flagrante dhe te pushohen direkt nga puna dhe te ngrihet padi civile apo penale sipas rastit dhe konfiskohen prona, pasuri te pajustifikueshme. Pastaj, frika ruan vreshtin… pastaj edhe politikanet qe kane marre keto vite “certifiikata” pafajesie, do jene objektivi i rradhes.

  22. Iliria says:

    Avokati ka te drejte, ne Albanistan eshte çdo gje dhe çdo njeri i korruptuar, biles edhe fshesaxhinjte dhe pastruesit. Duhet ndryshim rrenjesor..!!!

  23. hajdari says:

    e the nje gje me mend me ne fund o avokat !
    vec mos fillo prape me Adam Smith-in

  24. ajas says:

    Dakord me Av Ngjelen.

  25. shvejk says:

    Po ik ore i pjerdhur, ti ishe minister drejtesie dhe nuk bere reforme,Qeveria jote ishte 8 vjet ne pushtet e tani merr mundimin te na japesh edhe mend.Po zaten prandaj u katandis keshtu Shqiperia nga teorit e rrafshit zero te “demokrateve” te paster. Si te mbushen gjykatat e te gjitha niveleve me kursante 6 mujor te plepave , kete sistem drejtesie do te kishim.Dhe me e forta eshte se keta plepistet kane bere vjetersine dhe kanme ngjitur shkallet ne gjyqesor pa pike problemi duke pasur mbeshtetje te forte politike.Per mendimin tim reforma e vertete nuk ka per tu bere kure, pervecse disa hapave gjysmake, si perhere ne kete vend.

  26. Opinonisti says:

    Ok po na duhen ca partizanë qe t’i bejme gjykates…

  27. albert says:

    Spartak per intelugjence ta hane m***in ata qe kane studiuar jashte shtetit…prandaj ste do asnji nga te 2 birbot…Saliu me Ramen…

  28. ZahoKoka says:

    Kryengritja e Spartakut kunder Romes u shtyp me gjak! Ndoshta ky Spartaku spurdhjak nuk e ka me gjithe mend.

  29. sax says:

    ky ngjela eshte kryekeput trashegimtar gjenetik i regjimit qe desh e beri kurban edhe kete me familje. si more batakci ben thirrje te tilla me fryme genocidi. more palaco e kufome qe merr fryeme e harxhon edhe oksigjenin ne toke? te erdhi mire kur ju denuan per faje qe nuk i kishint bere more kelysh i felliqur? Te gjithe gjyqtaret? Pse jo me pare politikanet me gjithe ty ne krye qe njehere je me ramen njehere me berishin e me pas ben si faktor kur nuk ti hedh qurrat kush. vec per klikime portalesh online vlen ti more palaco. Ajoma kujton se ndonjehere, ndonjerit, mund t’i haje miu trute e te te beje ty ministtre drejtesie. Gjera te tilla ke pas bere edhe ne burg edhe te rrihnin e te benin peshk asokohe.

  30. detonatori_plak says:

    Hiq nje Gjon e ver nje Mark. Hiq nje Idriz e ver nje Abaz. Hiq. Nje Kristaq e ver nje Sotir. Nje mut eshte ajo pune; i gjithe populli eshte i korruptuar.
    Cila eshte zgjidhja?
    Zgjidhje nuk ka! Ose edhe ka por eshte pak drastike. Te plasen dy bomba atomike, nje ne Milot e nje ne Tepelene, keshtu qe shpresimisht perfshijne te gjithe territorin. Ata qe ngelen gjale te luajne russian roulette vecse cdo dhome te kete nje fishek. Ndoshta mbas andej nga viti 3000 del nje fare tjeter me e mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje