Bugajski: Ka ardhur koha të shohim gjyqe dhe arrestim të zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri

29 Tetor 2015, 18:18Kronika TEMA

Analisti Janusz Bugajsi, studiues në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane, thotë se Shqipëria ka shënuar përparim, përfshirë sigurimin e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian, por në një intervistë për Zërin e Amerikës ai shton se në vend vazhdojnë të ekzistojnë probleme që janë të pranishme si edhe në vende të tjera të rajonit.

Ai përmend si probleme të tilla korrupsionin, polarizimin, institucionet që nuk gëzojnë besim, mungesën e reformave në sistemin gjyqësor, dhe lidhjet me kriminalitetin.

“Të them të drejtën unë do të doja të shihja përsa i takon korrupsionit jo vetëm një hetim në nivelet e larta, por një arrestim, një gjyq të ndonjë zyrtari që ka vjedhur nga shteti nga republika. Për fat të keq këta personazhe shumë dredharakë edhe kur janë hetuar, arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë për veprimet e tyre”, thotë ai.

Ai shton se ka ardhur koha që njerëzit në rajon të marrin hapa të tillë që të shërbejnë si shembull që sado i lartë të jesh si zyrtar, nuk ke imunitet, por thotë se duhet që politikanët dhe vendim-marrësit të kenë vullnet të mirë, vendosmëri dhe besim në vetvete.

Analisti Bugajski thotë se vetëm mund t’i marrë me mend arsyet se pse një gjë e tillë nuk bëhet, që mund të jenë lidhje të veçanta, fakti që dikush mund të përfitojë, që dikujt mund t’i kërkohet që të mos i marrë ato masa.

“Por mendoj se ajo që është e nevojshme është një gjyq i hapur, një proces i hapur, ku një ish-ministër i qeverisë që është e qartë që ka qenë i përfshirë në korrupsion, ka vjedhur nga publiku, të marrë vendimin e drejtësisë”. 

Zoti Bugajski përmend raste kur masa të tilla janë marrë si për shembull arrestimin e kryeministrit të Kroacisë për skandale korrupsioni, shkarkimin e Presidentit të Lituanisë për lidhje me biznese jo të pastra dhe proceset gjyqësore ndaj zyrtarëve të lartë në Rumani.

Ai thotë se populli shqiptar meriton më shumë dhe se kur shqiptarët shkojnë jashtë vendit ata janë të suksesshëm por për një arsye apo për një tjetër, institucionalisht dhe politikisht, në Shqipëri janë të ndrydhur.

7 komente në “Bugajski: Ka ardhur koha të shohim gjyqe dhe arrestim të zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri”

  1. Berishizmi says:

    Rama, Berisha, Meta dhe te gjithe kryetaret e partive dhe te bandave kriminale se bashku me gjithe ministrat, zv/ministrat, ambasadoret, drejtoret e pergj. dhe deputetet NUK arrestohen!
    Po keshtu nuk arrestohen drejtuesit e institucioneve te pavarura, gjykatesit dhe prokuroret. Kesaj liste i shtohen prefektet, kryetaret e komunave, doganieret dhe taksidaret, shefat e policise dhe shefat e klinikave spitalore!
    Natyrisht ne listen perjashtuese do te perfshihen edhe te gjithe ‘biznesmenet’ e fuqishem dhe pronaret e mediave ordinere (Frangaj, etj.).
    Sapo kjo liste e pafund te jete gati do te dergohet ne Bruksel per miratim dhe teheqje fondesh…

  2. Qerosi says:

    e the mo e the, po kujt ja the se

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Shqiptaret jashte vendit te tyre I bejne zborin kapitalizmit.. Kurse ne Albanistan eshte ndertuar MAFIA SHTETERORE.. Po nuk u ndryshua sistemi I drejtesise Mafia ne maje te kupoles se shtetit do jete.. Ai vend kurre nuk do ndryshoj po nuk filluan arrestimet dhe denimet.. Sidomos per njerez qe jane vrare ne mes te dites per vrasje POLITIKE dhe askush s’ndjehet.. Drejtesia e 21 Janarit, hap demokracine e vertete ne Shqiperi..

  4. WTF! says:

    pirxh pirxh, Kush te tha ty qe ska rezultate ne arrestime?? Perse dizinformon? Ja ku i ke faktet:
    1. berberet POLIAGJENTE – cope 2 (denuar me burg)
    2. krimineli i popullit qe levizte pa skafander, per tu maskuar- cope (denuar me burg)
    3. trafikantja 100 vjecare e energjise elektrike- cope 1 (denuar me heqje dritash)
    4. kryemafiozi qe shiste ekspres kafeje pa kupon, duke demtuar rende ekonomine popullore- cope 1 (denuar me thyerje te ekspresit)

    Si keto dhe te tjera ka plot. Keshtu qe mos na caj trapatonin e te flasesh kuturu. Ku e ke hallin ti? Te kundravajtjet e vogla e krimet ordinere te tipit: fullan, like, sander, sali and Co? Po ik or burre i dheut se sdo merremi me cikerrima tashti!

  5. Z/Kallami says:

    Zoti,Bugajski!

    Popullit i eshte rritur mjekrra deri ne brez,ku lidh e zgjidhe rrypin e pantallonave ne pritje te denimeve sensacionale te politikanve kriminela e te korruptuar ne keto 25 vjet.Kerkes e yte asht mese e drejte por si kohe eshte e vonuar se do i takonte kohes sot ne lulezim te denimeve te politikanve kriminel e te korruptuar.Ndaj 1 miljon shpulla mbeten vetem ne leter ne euforin e kryetarit te qeverise ne ortakllek me planshen e LSI,qe po i deshton plani per te bere histori.
    Kater vjecari tjeter 2017-2021 nuk do kete keto favore ne numer vote.Banvaki dhe pushteti ti ikin nga duart.Ndersa Plansheja si aktor piruetet cfrytezon cdo tingull ne cdo partiture te re qe sjell momenti,koha.

  6. Dean says:

    Njerin prej tyre e njof une.Eshte Kryetar i Kuvendit popullor.
    Ilir meta ja thone emrin.Shikojeni 1 here kete tipin se eshte i KORRUPTUAR.D.m.th.,po t’i boni nje kontroll pasurise se tije do jete i pamundur te shpjegoje Milionat qe ka ne banke,pa punuar as1 dite.

  7. ZahoKoka says:

    Hyni njoni ne burg dhe i futi nji pordhe e cila doli me brddhdhdhdhd nga turma e te burgosurve u nigju: “Ky qeka byth qim!”.Edhe puna e korrupsionit, ketu po behet kerdia me pordhe strpio dhe nuk flet kush se i myti era! hahahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje