Dibër, sekuestrohen armë dhe tritol, në pranga 2 vetë

29 Tetor 2015, 12:27Kronika TEMA
Dibër, sekuestrohen armë dhe tritol, në pranga 2 vetë

 

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Dibrës kapi një sasi tritoli, armë, drogë dhe arrestoi 2 persona.

Të arrestuar janë Kujtim Lena, 41 vjeç, banues në Lagjen Kombinat dhe Luan Vata, 38 vjeç, banues në rruga “Siri Kodra, Tiranë.

Policia njoftoi se ata akuzohen për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit“, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse,djegëse dhe radioaktive“, ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Arrestimi i tyre u bë nga Sektori kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Dibër, të cilët ushtruan kontroll në vendin e quajtur “Kaptina e Martaneshit”, Bulqizë, në stanin e tyre.

Aty u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– një atomatik model 56
– dy karrikatore me fishek
– një thikë me këllëf
– nje kallëp me dinamit 400gr
– 100 copë kapsolla detonatore.
– 4.35, gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

 

1 komente në “Dibër, sekuestrohen armë dhe tritol, në pranga 2 vetë”

  1. SRB says:

    Droga shkon per bukuri me armet! Ahh..sikur te kishin patur aty dhe ndonje ‘zoçke’? Atehere do materializohej plotesisht shprehja e famshme e ‘lirise’ se shqyptareve ne ‘demokraci’:
    “Drug, sex and kalashnikov”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje