Policia e Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve ka ndaluar këtë të martë një inspektor kontrolli dhe përfaqësuesin e një biznesi.
Në një komunikatë zyrtare bëhet e ditur se në ambjentet e policisë janë shoqëruar inspektori me inicialet N.D, 28 vjeç dhe Petrit Hajdini, 63, ish-administrator i një kompanie private.
Nga dokumenti zyrtar mësohet se Hajdini, i ndihmuar nga inspektori dhe në bashkëpunim me disa biznese të tjera, ka fshehur të ardhurat e kompanisë për të cilën punonte, aktive në fushën e import-eksportit të mallrave.
Ndaj tij rëndon akuza e “fshehjes së të ardhurave”, ndërsa ndaj 28-vjeçarit N.D ajo e “shpërdorimit të detyrës”.
Sipas burimit, dëmi financiar i shkaktuar shtetit nga kjo skemë mashtrimi arrin shifra të konsiderueshme.
Po pse mbroni identitetin e hajdutit dhe gjobevenesit N.D ore????ca mut gazetaresh jeni?
Keta qeveritar tane pse nuk bejne nje ligj te thjeshte per te gjithe te punesuarit ne shtet ne tatime dogana dhe polici si dhe ne rang drejtori te cdo niveli dhe deri te Presidenti mbas viteve 1990 per te verifikuar te gjitha pasurite qe kane sepse skane lene gje pa vjedhur jane bere si baloza dhe tani i hidhen popullit per ta rjepur me gjoba maramendese per kupona tatimor.