Italiani kërkon azil politik në Shqipëri për...

27 Tetor 2015, 18:21Kronika TEMA

Renato, 51 vjeç, shtetas italian, me profesionin biolog e rezident në komunë e Latinës, babai i një vogëlushi 20 muajsh i sëmurë kardipatik, ka pushtuar sot në mëgjes Ambasadën shqiptare në Romë ku kërkon azil.

“Më ndihmoni të shpëtoj fëmijën tim. Dua t’i nënshtrohet kurave gratis në spitalin Nënë Tereza në Tiranë”, shprehet ai.

Vogëlushi Emilio, i cili mban dhe emrin e gjyshit të tij, gjendet në shtetin e Filipines dhe ka lindur nga një marrëdhënie e Renatos me nënshtetasen filipine Analisa Dasmarinas, e cila aktualisht rezulton e martuar me një bashkëkombas të saj, fakt ky që nuk lejon rikthimin e fëmijës në Itali.

Në moshën 6 muajsh vogëlushit i është identifikuar një keqformim kardiak, por kurat në Filipine kushtojnë shumë për shërimin e tij.

Renato kërkon azil në Shqipëri për të sjellë në Tiranë djalin e tij e për ta kuruar në Spitalin Nënë Tereza./ Ora

10 komente në “Italiani kërkon azil politik në Shqipëri për…”

  1. BARIU..DHIVE. GREKQIRE says:

    Ho pra jepjani azilin ca jeni tu prit o gjynof fmija. Apo..doni pare

  2. Argita_B says:

    Problemi eshte human, dhe si shume shqiptar qe kane kerkuar neper Europe per kurim mjeksor falas (dhe pse shumica kerkonin azil politik per te mare dokumenta provizore) ketij italiani i duhet dhene mundesia nga shteti i varfer shqiptar qe te shpetoje femijen e tij. Ligji apo administrata shpesh here haron se trajton njerez e drama njerzore dhe i le ne mes te rruges si qindra apo mijera bashkekombas shqiptar.
    Eshtee e komplikuar si çeshtje pasi nese pranohet ky, do te keete me dhjetra te tjere me pas qe do te kerkoje te njeten gje dhe veshtire tu mohoet, po nuk duhet lene vetem.

  3. valbona says:

    femija duhet shpetuar por jo ne kete shtet rumpalle qe vetem leku i ve ne levizje

  4. taso kume says:

    Ky eshte nje raste unikal,qeveria SHQIPTARE ka apo nuk ka para duhet ti gjeje dhe ta ndimoje po u ka ngelur nje fije e filantropise se pa mase te NENE TEREZES qe mburemi qe te gjithe nga mengjezi ne darke qe ishte SHQIPTARE.

  5. kuq e zi says:

    ca lajm leshi????
    ky eshte ne ambasaden shqiptare ne rome por femijes nuk i lejohet kthimi ne itali sepse mamaja eshte martuar me nje tjeter filipin!!!!!!!!!
    ku dreqin pra ndodhet femija ne itali apo filipine????????????????

  6. Billy says:

    Nuk behet fjale per azil. Thjesht kerkon ndihme per kurimin e femijes.

  7. bobi says:

    O kuq-e-leshi, lexon ti apo jo? Pse komenton direkt pa lexuar shkrimin? Plasi syte se brenda e ke ku eshte femija, trap.

  8. erva says:

    Gjynah i shkreti eshte keqinformuar kujton sikur do gjej shpetim ne kete vend te mallkuar :/

  9. arta says:

    “Vogëlushi Emilio … ka lindur nga një marrëdhënie e Renatos me nënshtetasen filipine Analisa Dasmarinas, e cila aktualisht rezulton e martuar me një bashkëkombas të saj, fakt ky që nuk lejon rikthimin e fëmijës në Itali”
    Nuk kuptohet, sipas cilit ligj femija nuk kthehet dot ne Itali? Ka babane italian e ky i jep shtetesine femijes kudo qofte. e nese e ema ia lejoka italianit ta sjelle femijen ne Shqiperi, do te thote se nuk ia mohon as te kthehet ne Itali ku femija i ka te siguruara gratis te gjitha kurat e nevojshme si çdo i mitur. Sherbimi shendetesor italian nuk do t’ia dije nese i mituri ka ardhur ne jete nga nje marredhenie jashtemartesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje