Tahiri: Kamerat e sigurisë në pallate e biznese, të domosdoshme

27 Tetor 2015, 13:01Kronika TEMA

Kamerat e sigurisë në pallate dhe biznese janë të domosdoshme.

Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në përurimin e ambienteve të Zyrës së Shërbimit Unik për qytetarët të Komisariatit nr.3 në Tiranë.

Kjo është e vetmja rrugë për t’i bërë qytetet më të sigurta, është hap për ndarjen e barrës së sigurisë. Ne bëjmë gabim që përgjegjësinë e sigurisë ia ngarkojmë vetëm policisë. Të mos harrojmë që proceset gjyqësore rikthejnë në liri persona me precedentë, ndaj këto masa janë të nevojshme. 

Kjo nuk cënon privatësinë e askujt. Kjo ndërton sigurinë e të gjithëve.

Dhe mua më duket që po hedhim një hap në rrugën e duhur për të ndarë përgjegjësitë dhe barrën e sigurisë në gjithsecilin që meriton të fillojë të garantojë më së pari biznesin apo qendrën e banimit dhe pastaj të kërkojë nga autoritet, nga Policia e Shtetit apo nga institucionet në tërësi që të marrë masa për të garantuar rendin e sigurinë”, pohoi Tahiri.

I pyetur nga mediat për fluksin e refugjatëve, ministri i Brendshëm tha se qeveria ka ngritur një grup pune për të mos patur surpriza.

“Zgjidhja për refugjatët kapërcen kufijtë e vendimmarrjes ndaj meriton zgjidhje europiane.

Gjithsesi, qeveria shqiptare, Kryeministri, kanë ngritur një grup pune, për të mos lejuar që në çdo eventualitet, ne të kapemi në surprizë.

Kështu që kemi marr të gjitha masat e nevojshme. Kjo është një punë që vazhdon. Por mbetet për t’u trajtuar si zgjidhje europiane.

Unë nuk mund të them më detaje në lidhje me  këtë çështje, sepse nuk është nga ato çështje që mund ta bëjmë diskutim të kuriozitetit paraprak të medias”, ka thënë Tahiri.

5 komente në “Tahiri: Kamerat e sigurisë në pallate e biznese, të domosdoshme”

  1. Deni says:

    Minister i deshtuar .

  2. pirdh-pirdh says:

    Po patllaket per banoret e pallateve dhe bizneset kur do ndahen ?

  3. ILIRIA says:

    Ore minister leshi je ti po ti qe paguhesh me leket e taksapaguesve te ndershem vendos njehere kamera ne ambjentet publike si ne rruge te qyteteve ne shkolla ne universitete ne spitale njehere per te ruajtur qetesine publike pastaj kerkoji bisnesit qe te vendose kamera apo mos keni ndonje tender per te rjepur bisneset per te blere kamerat e sigurise se bisnesi i vendos vete kur do dhe kur mbron bisnesin e tij.

  4. MAD says:

    Toç kuklle, ne pallatin tim ka vetem pensioniste qe pensioni s’iu del as per ilaçe. Me cfare lekesh t’i blejne ata kamerat e sigurise, regjistruesin, kabllot, sherbimin e montimit dhe instalimit, sherbimin e mirembajtjes???!!! Apo duhet te hyjne ne borxhe?!! Karagjozet e m…., ngelet duke shpik idiotesi pas idiotesie, jeni bere gazi botes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje