Bashkëpronarët e “Laguna Blu” i kanë dërguar një peticion kryeministrit Rama dhe disa drejtuesve kryesorë të shtetit, për veprimet e paligjshme të Aleksandër Frangaj.
Ata shprehen se Frangaj po vepron si ISIS në Palmira.
Peticioni:
“Asambleja e Bashke-Pronareve
Kompleksi Turistik “Laguna Blu”
Qerret, Kavaje
KERKESE-PETICION
(per nderprerjen e menjehershme te punimeve tek Laguna Blu dhe kthimin ne gjendjen e meparshme)
DREJUAR:
Kryetar i Keshillit Kombetar te Territorit
Kryeprokuror i Pergjithshem
Prefekt i Tiranes
Kryetar I Bashkise Kavaje
Minister I Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregetise dhe Sipermarrjes
Znj. Eglantina GJERMENI
Ministre e Zhvillimit Urban
Minister i Brendshem
Drejtor i Pergjithshem i Aluiznit
Znj. Dallendyshe BICI
Drejtoreshe e I. K. M. T.
I nderuar Z. Kryeminister,
Ju drejtohemi me kete kerkese pasi aktualisht ne Kompleksin tone po kryhet nje masaker urbanistike dhe kulturore e denje vetem per pamjet qe shohim nga Palmira ne Siri (bashkengjitur fotot).
Kompleksi Turistik “Laguna Blu” eshte ndertuar nga Shoqeria “Epidam” Sh.p.k. ne parcelen me nr. 17, Golem, Kavaje ne baze te Lejes se Ndertimit nr. 27, date 07.10.1995 te K. RR. T. Kavaje, Marreveshjes se Zhvillimit nr. 1361 Rep., nr. 315 Kol., date 20.04.1996, Marreveshjes se Qerase nr. 1362, nr. 316 Kol. Te lidhura me Ministrine e Ndertimit dhe Turizmit, Kontrata per dhenie siperfaqe Pyjore per Qellim Turizmi date 05.08.1997, nr. 186 Rep., nr.772 Kol., me Drejtorine e Sherbimit Pyjor, Vendim nr.10 date 25.10.2002 i K.RR.T. te Qarkut Tirane.
Ne Planin e Miratuar (bashkengjitur kesaj Kerkese) parashikohej edhe nje zone rekreative dhe sportive, e perbere nga 2 fusha tenisi, nje fushe minifutbolli dhe nje fushe basketbolli te pozicionuara ne kufirin jugor te Parecles nr.17, ky dokument ishte aneks i cdo kontrate shitjeje ne kete kompleks.
Ditet e fundit me keqardhje kemi vene re se tek kjo zone sportive kane filluar punime per prishjen e fushave sportive dhe ndertimin e disa godinave. Pasi u interesuam, mesuam se kjo zone dhe pikerisht fushat sportive qenkan legalizuar dhe pronari i ri qenka pajisuar me Leje Ndertimi nga Komuna e Golemit.
Se pari, nese kjo zone sportive eshte legalizuar duhet te kete qene nje akt tejet korruptiv pasi Ligji nr. 9482, date 3.04.2006, Per Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Ndertimeve Pa Leje parashikon qarte dhe shprehimisht ne Nenin 2 se objektet qe legalizohen duhet te jene godina te perfunduara nga ana konstruktive dhe me mbulese. Ne rastin tone kane qene vetem fusha sportive pa mbulese te rrethuara me rrejte teli duke mos patur asnje ndertim mbi to.
Se dyti, duke qene se kjo zone ben pjese brenda siperfaqes se Kompleksit Turistik duhet te ishte miratuar nga K.Rr.T. R. Sh (vetem nese eshte miratuar symbyllurazi pa ditur se cfare eshte) me nje vendim te posacem pasi po prishen ambiente sportive te miratuara me pare. Gjithashtu ne baze te Ligjit nr.67 2014 per disa ndryshime ne Ligjin nr.10 186 dt. 5.11.2009 per Rregullimin e Truallit Shteteror ne Zonat me Perparesi Turizmin, Neni 3 dhe Nenin 9/1 permendet shprehimisht se pjese e bashkepronasise ne zonat e stmiuluara eshte e gjithe parcela qe ka qene ne marreveshjen e qerase se personit te stimuluar.
Se treti, ne baze te LIGJIT NR. 10 186, DATË 5.11.2009, “PËR RREGULLIMIN E PRONËSISË MBI TRUALLIN SHTETËROR NË ZONAT ME PËRPARËSI TURIZMIN” duke patur parasysh edhe ndryshimet e fundit, edhe ne rast se fushat e sportit do te ishin konsideruar “truall i lire” duhet ose te bliheshin nga personat e interesuar, qe do te thote banoret e fshatit, ose nga subjekti i stimuluar dhe në përfundim të procesit të përcaktuar në nenin 9, trualli që mbetet i lirë brenda kufijve të zonës së stimuluar, të përcaktuar nga plani i rilevimit, kalon në bashkëpronësi të detyrueshme dhe të patjetërsueshme në favor të subjekteve të interesuara dhe personit të stimuluar qe do tye thote se ajo nuk mund te kalohet ne favor te nje apo disa prej banoreve te fshatit turistik, por do te kaloje ne bashkepronesi te te gjithe banoreve si subjekte te interesuar ne bashkepunim me personin e stimuluar..
Se fundmi, duke perkrahur maksimalisht luften ndaj informalitetit, korrupsionit dhe vendosjen e Ligjit, mendojme se ky eshte nje rast me shume se flagrant i shkeljes se ligjeve ne fuqi, vendimeve te Qeverise per moraturium ne bregdet, si dhe i te gjitha te drejtave bashkepronesise me nje background teresisht korruptiv per te cilin Prokuroria duhet te filloje menjehere hetimet kryesisht ne sqarimin e plote dhe nxjerrjen e pergjegjesve.
Perfundimisht, ju kerkojme te nderpritet cenimi i prones se perbashket, te shfuqizohet sa me pare leja e ndertimit nese ka nje te tille, te shfuqizohet cdo legalizim shitje apo cfaredo akti tjeter abuziv qe ka mundesuar kalimin e truallit “Fusha Sporti” ne favor te nje apo disa prej banoreve te fshatit, duke cenuar te drejten e bahskepronesise se te gjithe banoreve te tjeter dhe per me teper duke cenuar te drejten e brezit te ri qe te rritet shendetshem me sport dhe veprimtari ne komunitet”.
Ky peticion le te sherbej si gure prove ne se ka drejtesi dhe ligjshmeri ne kete vend apo ketu vendos e bene cfare te doj MAFIA.
Ruajna o Zot!
Sipas Ligjit ai qe nderton ose prish pa leje arestohet
dhe denohet ne perputhje me demin.
Te shohim a do ta zbatojne ligjin autoret e tij rilindasit.
Po hyjani me shkopa bejzbolli pleres se malokut bythlepiresit te Saliut,mos lejoni te shkeleni me kembe nga mje qelbesire,mbroni pronen,dinjitetin dhe buken e femijeve tuaj.
Kot lodhen banoret monstra si ata dalin gjithmone fitimtar me njerezit dhe shtetin Shpresa mbetet vetem tek ZOTI .Ai marrte hak.
Turp i madh!
Edi Rama dil e fol, mos mbaj anen e Plehrave si frangaj e company.
Me vjen keq se ne ato pisha rriten edhe femijet e Sandrit bashke me tanet. Me shume para ne disa xhepa nuk e blejne oksigjenin e humbur dhe as i ngrejne pishat e prera. Lakmia po shkaterron gjithe planetin, jo nje kompleks te thjeshte prane Adriatikut, qe i vetmi luks qe kishte ishte nje perqindje pak me e larte oksigjeni dhe nje copez natyre kaq e veshtire per t’u gjetur ne ditet tona…