DETAJET/ Si u shkatërrua banda italo-shqiptare, qelizat e bandës dhe kodet e nazistëve

28 Tetor 2015, 13:02Kronika TEMA

Operacioni antidrogë i policisë italiane i koduar “Enigma” është zhvilluar njëkohësisht edhe në Shqipëri. Policia e Shtetit dha detaje për operacionin që u finalizua mëngjesin e sotëm.

Sipas deklaratës, hetimet kanë filluar në vitin 2010 nga Gjykata e Venecias, e cila ka lëshuar 21 urdhër-arreste për personat përgjegjës të këtij grupi kriminal. Nga koordinimi i plotë midis dy policive, janë arrestuar në flagrancë 16 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 persona të tjerë.

Sipas Policisë, droga me origjinë të paditur, në bordin e autoveturave dhe të kamionëve arrinte në Veneto dhe në Trentino Alto Adige ku grupi kriminal dispononte bazat logjistike për përpunimin dhe konfeksionimin.

Më pas sasitë e lëndës narkotike shpërndaheshin në Veneto, Trentino Alto Adige, Lombardi dhe Toskana.

Deklarata e policisë

Sot më datë 28 tetor 2015, në orët e para të mëngjesit është finalizuar me sukses operacioni ndërkombëtar “Enigma”.

Ky operacion është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve te Rënda, Prokurorinë Italiane të Venecias, Guardia di Financa dhe Zyrën Ndërlidhëse Interforcë në Tiranë si dhe me mbështetjen e Drejtorive të Policisë Vendore Tiranë dhe Durrës.

Hetimet kanë mundësuar identifikimin e një grupi kriminal transnacional të përbërë nga subjekte me origjinë shqiptare të cilët vepronin në territorin Italian duke tregtuar sasi droge e duke investuar më pas përfitimet në sektorin turistik dhe hotelerisë.

Hetimet kanë filluar në vitin 2010 nga Gjykata e Venecias e cila në përfundim të hetimeve ka lëshuar 21 urdhër arresti për personat përgjegjës të këtij grupi kriminal.

Vendimi është ekzekutuar në të njëjtën kohë si në territorin shqiptar ashtu dhe në territorin italian në bashkëpunim të ngushtë midis Autoriteteve Gjyqësore dhe Policisë së të dy vendeve, me koordinimin e policisë të Drejtorisë Qendrore të Antidrogës, të Shërbimit Qëndror për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë dhe të Ministrisë së Brendshme si edhe të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza – Reparti i 2të.

Janë në vazhdim kontrolle në Itali dhe në Shqipëri si dhe janë impenjuar forca të shumta policore nga të dy policitë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë.

Deri tani janë arrestuar 16 persona në flagrancë dhe janë shpallur në kërkim 5 persona të tjerë.

Lidhur me mënyrën e të vepruarit të grupit kriminal,

Droga me origjinë të paditur, në bordin e autoveturave dhe të kamionëve arrinte në Veneto dhe në Trentino Alto Adige ku grupi kriminal dispononte bazat logjistike për përpunimin dhe konfeksionimin.

Më pas sasitë e lëndës narkotike shpërndaheshin në Veneto, Trentino Alto Adige, Lombardi dhe Toskana.

Organizata kriminale e cila ishte në gjendje të fuste në tregun italian deri në një ton heroinë në vit, kishte krerët e saj në Shqipëri dhe ndërtohej si më poshtë:

një qelizë shpërndarje dhe dorëzimi të lëndës narkotike me bazë në Trento;

një qelizë e dytë logjistike në Trento e ngarkuar për mbledhjen e parave në dorë dhe të transferimit të tyre në Shqipëri nëpërmjet korrierëve në bordin e autoveturave të pajisura me një fund të dyfishtë ose nëpërmjet rrugëve ajrore;

një grup i ngarkuar për pritjen, përpunimin dhe shpërndarjen e ngarkesave të heroinës që ndodhej në Roverkiara (VR);

një strukturë kriminale që ndodhej në Padova, e cila kishte si detyrë lidhjen ndërmjet trafikantëve të zonës dhe krerëve të organizatës, gjithashtu merrej dhe me shpërndarjen e lëndës narkotike dhe me mbledhjen e parave.

Struktura ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që atëherë kur një qelizë e vetme do të neutralizohej nga forcat e policisë, organizata do të vazhdonte të furnizonte tregun me lëndë narkotike dhe mbi të gjitha do të ishte shumë e vështirë të arrihej tek degëzimet vepruese.

Paratë që buronin nga shitja e drogës dërgoheshin në Shqipëri nëpërmjet korrierëve për t’u përdorur për blerjen e lëndës narkotike dhe për realizimin e investimeve në pasuri të patundshme.

Hetimet teknike kanë treguar një cilësi të veçantë të grupit kriminal, i cili përdorte për komunikimin në distancë, një kod alfanumerik, periodikisht i rinovuar. Që këtu rrjedh emri “Enigma” për operacionin që i referohet kodeve që përdoreshin nga forcat e armatosura gjermane gjatë luftës së dytë botrore.

Policia e Shtetit falenderon për bashkëpunimit e cmuar policinë italiane dhe autoritetet gjyqësore italiane dhe në veçanti Prokurorinë e Republikës së Venecias, Drejtorinë Qëndrore për Shërbimet Antidrogë, Shërbimin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit të Policisë Italiane dhe Zyrën Interforca.

Banda e Droges

Pjesetare te bandes

 

3 komente në “DETAJET/ Si u shkatërrua banda italo-shqiptare, qelizat e bandës dhe kodet e nazistëve”

  1. kurrizo says:

    haa haa!! “droga me origjin te panjohur!”””
    nuk “dihet” origjina e drogs sepse po te “dihet” atehere do dalin ne tav mafjozet tradicjonal italjane qe jan kupola .. dhe qe kan pjestaret e tyre ne shtetin qe i “heton” ata.
    dhe shqiptaret kan fitu shum,duhet te ndrrohen me italjan tash
    dhe kshtuqe ndodh cudija e rradhes,kapen vec shqiptare kurse italjanet majoz shekullore jo!
    o sa shume kurve
    je demokraci
    edhe ben karrderin
    edhe je bythqi

    dhe sa shum fryhen kta policat qe kan zbulu kte grup
    por a e dini se car ndodh kur heq nji kov uj nga deti a?
    nuk pyet deti se ju derdh nji kov me uj
    uji perreth vjen dhe e mbush boshllekun.

  2. Ermal says:

    Prokuroria e Republikes se Venecias?? Interesant!

  3. tomi says:

    Shume interesante qe hetohen qe ne 2010 dhe duhet origjina…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje